Smart News

Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit edhe bartës liste në njësinë numër një, Izet Mexhiti, në Tubimin Madhështor me bashkëkombas në Berlin të Gjermanisë, mërgimtarëve u drejtua me fjalët ngazëllyese duke u dhënë sihariqin e fitores më 8 Maj si dhe vlerën e votës së mërgatës që din të dënoj regjimet dhe ata që urrejnë Kurtin dhe Kosovën.

“Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin”.

Mexhiti po ashtu ka shtuar se tani është momenti historik për ndryshime në skenën politike shqiptare pas disa dekadash, me opozitën e bashkuar dhe Vetëvendosjen.

Ai gjithashtu ka thënë se BDI-ja ka devijuar rrugën dhe se i pengon Kosova dhe prania e saj në Maqedoni të Veriut.

“Shqiptarët e Shkupit, një pjesë të familjes e kanë në Shkup e pjesa tjetër në Han të Elezit dhe Kaçanik, andaj ne jemi të pandashëm me Kosovën, kështu që më vjen neveri nga BDI-ja se si po nxjerrin vrerë dhe frikësohen nga prania e Kosovës”, ka deklaruar Mexhiti.

Exit mobile version