Connect with us

Lajme

Mediat e Grubit gënjejnë, shtëpinë e Taravarit në Gostivar, ku jeton mbi 30 vite, të trashëguar nga babai i tij i ndjerë, e paraqesin si dhuratë

Published

on

Si çdo funksionarë tjetër, edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ka dorëzuar fletë ankëtimin mbi pasurinë e tij, gjë e cila është detyrim ligjor për çdo person të zgjedhur apo të emëruar.

Ndryshe nga flet-anekta e vjetër, në këtë të fundit, z. Taravari ka deklaruar një shtëpi shtesë në emrin e tij, të cilën e potencën që e ka dhuratë nga prindërit, gjegjësisht babai i tij tashmë i ndjerë me vendndodhje në Gostivar.

Megjithatë, disa media të afërta dhe nën kontrollë të BDI-së dhe Artan Grubit, shkruajnë se Taravarit i qenka bërë dhuratë një shtëpi e re prej 700 mijë euro, vlerë të cilën po ashtu e ka potencuar në fletë-anketë vetë z. Taravari e jo që e kanë zbuluar këta media.

Për korrektësi të opinionit, në vazhdim ua sjellim gjithë pasurinë së Taravari ka deklaruar në KSHPK:

– një shtëpi banimi në Gostivar prej 503 metrash katrorë në vlerë prej 43.050.000 (dyzet e tre milionë e pesëdhjetë mijë denarë) ose 705.737 euro, të cilën e ka marrë dhuratë nga prindërit në vitin 2023;

– një banesë në Karposh me sipërfaqe prej 94 metrash katrorë, në vlerë prej 5.771.600 denarë ose 94.616 euro, i cili është blerë në vitin 2014;

– një është një shtëpi në Karposh, me sipërfaqe prej 261 metrash katrorë, në vlerë prej 9.254.250 denarë ose 151.709 euro. Kjo shtëpi, sipas të dhënave në fletën e anketimit, është blerë në vitin 2021;

– një tokë ndërtimore në Tetovë me sipërfaqe prej 469 metrash katrorë, në vlerë prej 8.841.600 denarë, e cila është në pronësi të prindërve të Taravarit, dhe bazë për përvetësim është trashëgimia;

– një veturë Volvo në vlerë prej 3.070.000 denarë, e blerë në vitin 2016.

Taravari jep edhe detaje të depozitave bankare, të tij dhe të familjarëve të tij. Ka deklaruar edhe një kredi prej pak më shumë se 4,5 milionë denarë të marrë në vitin 2021.

Si pronë tjetër, Taravari ka deklaruar se posedon bizhuteri ari, në pronësi të bashkëshortes së tij, e cila i ka marrë dhuratë në vitin 1998, në vlerë prej një milion e treqind e pesëdhjetë mijë denarë, si dhe piktura artistike të vitit 2018 në vlerë prej 245 mijë denarë.

Këto deklarime mbi pasurinë e tij, ku Taravari specifikon me saktësi se si është arritur prona apo pasuria, janë të rrallë zyrtarë që e praktikojnë.

Media, para se të publikojë diçka, duhet tu drejtohet burimeve të informacionit, nëse nuk e dinë se si bëhet kjo, veç media nuk mund të quhet. Nëse e ka ditur, por i është kërkuar të shpif, atëherë nëse tekstin nuk e përmirëson/jnë, do të përballe me drejtësinë.

Continue Reading

Lajme

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB bën thirrje për përmbajtje mes tensioneve Izrael-Iran

Published

on

By

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e fundit ushtarak midis Izraelit dhe Iranit, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe kthim në diplomaci, raporton Anadolu.

“Përshkallëzimi ushtarak midis Izraelit dhe Iranit është thellësisht shqetësues”, tha Türk ndërsa paraqiti raportin e tij vjetor në Këshillin e 59-të të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të angazhohen në “negociata urgjente diplomatike për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe për të gjetur një rrugë përpara”.

Türk theksoi gjithashtu nevojën që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve në konflikt.

“Unë bëj thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar nga të dyja palët, në veçanti mbrojtjen e civilëve në zonat me popullsi të dendur”, tha ai.

Komentet e tij vijnë mes përshkallëzimit të fundit, pas sulmeve izraelite të premten në objektet bërthamore dhe raketore iraniane, duke bërë që Irani të hakmerret me raketa balistike që shkaktuan viktima në Izrael dhe dëme materiale.

Continue Reading

Lajme

Ministri i Jashtëm bullgar: Sofja dhe Shkupi nuk kanë çështje të hapura

Published

on

By

Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, foli sot mbi temën e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve. Ai deklaroi se “po përshkallëzohen fjalimet” nga RMV.

“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në fjalimeve të fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur”, theksoi Ministri i Jashtëm, raportojnë mediat bullgare.

Ai tha se “gjithçka që kërkohet prej tyre po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian”.

“Shqetësimet e Bullgarisë janë marrë në konsideratë. Përmbajtja diplomatike nga ana jonë nuk duhet të ngatërrohet me mosveprimin”, shtoi Georgiev, duke shprehur mendimin se Bullgaria nuk duhet të sillet si një “shtet histerik”.

Dje, para ambasadës së RMV-së në Sofje u mbajt një protestë, e organizuar nga krahu rinor i partisë joparlamentare bullgare OBRM-BND. Protesta ishte për dënimin me burgim me kusht prej një viti për kryetarin e klubit të shuar bullgar “Ivan Mihajlov”, Ljupço Gjorgievski.

Protestuesit vendimin e Gjykatës Themelore në Manastir e quajtën “ekskluzivisht politik” dhe kërkuan një “përgjigje adekuate” nga shteti bullgar kundër fqinjit të tij dhe kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme

Gashi për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, pritet të takohet edhe me presidentin Ilham Aliev

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetares së Kuvendit Kombëtar (Milli Mexhlis), Sahiba Gafarova, nga 17 deri më 19 qershor 2025 do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit.

Me Gashin do të udhëtojnë edhe deputetët Petar Markov, Imërlije Saliu-Fetai, dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

“Kryetari Gashi, përveç takimit me kolegen e tij, kryetaren Gafarova, do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Do të takohet edhe me ministrin e Energjetikës, Parviz Shahbazov, si dhe me ministrin e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov. Kryetari Gashi do të marrë pjesë edhe në sesionin pranveror të Asamblesë së 65-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku, ndër të tjera, do të mbajë edhe fjalim”, thonë nga Kuvendit.

Continue Reading

TOP Lajme