Connect with us

Lajme

Masat e ministrit Mexhiti me rezultate të menjëhershme, në një ditë mbi 500 pacientë me sëmundje kronike iu përshkruan terapi nga mjekët amë

Published

on

Vetëm në një ditë, mbi 500 pacientë me sëmundje kronike vizituan mjekun e familjes për t’iu përshkruar terapi kronike. Masa e reformës në KSHP po funksionon mirë, vetëm dje janë përshkruar mbi 1000 receta për terapi kronike.

☑️ Sot u takova me mjekët e familjes në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, diskutuam për reformën e re në KSHP. Udhëzimet qartë të shkruara në shtigjet klinike e bëjnë më të lehtë punën e mjekëve të familjes dhe ata kanë më shumë kohë për t’iu kushtuar pacientëve të tyre.

☑️ Me masën e re reformuese në KSHP, po ulim presionin në shëndetësinë sekondare dhe terciare.

☑️ Kjo masë reformuese forcon rolin dhe rëndësinë e mjekëve të familjes në sistemin shëndetësor.https://www.facebook.com/100090403163962/posts/pfbid0V2USnNzdv4NuH19rz1coSP5LBGD6bTzrYPgp3BJ3eqCmb1RA6GY1bKyY1TdpVcC7l/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme