Connect with us

Lajme

Marshi i 16-të për tragjedinë e Koçanit, familjarët ankohen se procedura për drejtësi po zvarritet

Published

on

“Prindër që shitën kujtimin e fëmijës së tyre dhe luftën për drejtësi për një shumë të vogël, ku do të shkojë shpirti juaj? Në ferr, e dini”, këtë e tha një nga nënat, fëmija i së cilës vdiq në zjarrin në diskotekë në Koçan në Marshin e 16-të të Engjëjve, e zemëruar që kjo tragjedi, në vend që t’i bashkonte, u solli politizim dhe përbuzje nga individë të caktuar.

“Një tragjedi që, në vend që të na bashkonte të gjithëve, në mënyrë që të mos përsëritet kurrë në të ardhmen, na solli edhe më shumë goditje nga struktura shoqërore në të cilën jetojmë, politizim, apati, përbuzje nga individë të caktuar. Dhe pse? Sepse paratë, pushteti dhe posti i mirë janë më të rëndësishme se e ardhmja e brezave të ardhshëm. Do t’ju pyes një gjë, prindër që shitën kujtimin e fëmijës së tyre dhe luftën për drejtësi për një shumë të vogël dhe një punë më të mirë, ku do të shkojë shpirti juaj? Në ferr, e dini, dhe fëmijët tuaj nuk janë aty dhe nuk do t’i shihni kurrë”, tha nëna e njërit prej viktimave.

Në fjalën e saj, ajo përmendi përvjetorin e tërmetit katastrofik në Shkup dhe e lidhi atë me tragjedinë në Koçan, e cila është më e madhja në historinë e re të Maqedonisë.

“Zjarri në të cilin, për shkak të neglizhencës së institucioneve, 62 fëmijë u dogjën në hi dhe mbi 200 u plagosën me pasoja të përhershme psikologjike dhe fizike dhe 300 fëmijë të tjerë që ishin aty, për fat të mirë pa lëndime, por do të mbeten me trauma të përjetshme nga ajo mbrëmje fatale, 16.03.2025, atë natë do t’i ndjekë për gjithë jetën. Ajo natë do ta ndjekë Koçanin përgjithmonë”, tha nëna.

Një tjetër pyeti se sa ka përparuar procedura e Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila po ndjek penalisht oficerët e policisë, dhe i akuzoi ata se thjesht po zvarriten.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Java e fundit për të ndalur diskriminimin ndaj komunave shqiptare

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, ka ngritur sërish çështjen e ndryshimit të vendimit të qeverisë për numrin e këshilltarëve nëpër komuna, duke kërkuar zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndarjen e qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Snopce thekson se java e ardhshme është afati i fundit për të korrigjuar këtë vendim dhe bën thirrje që një nga ministrat e VLEN-it të propozojë në mbledhjen e qeverisë implementimin e vendimit kushtetues.

“Java që vjen është java e fundit ku mundet të ndryshohet vendimi i qeverisë për numrin e këshilltarëve duke e zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese se nuk ka më ndarje të qytetarëve në rezident dhe jorezident.
Edhe njëherë ftoj njërin prej ministrave të VLENIT që në mbledhjen e kësaj jave të propozon Mickovskit zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese.

Përndryshe do të jenë fajtor për heshtjen e tyre ndaj diskriminimit të komunave shqiptare.

Ashiqare, VMRO dëshiron të jep mesazh se për shtetin tonë, mërgimtarët tanë janë qytetar të rendit të dytë.

VlEN nuk duhet të FLEN. Duhet të ketë guxim dhe të mos hesht. Vetëm të kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese. Asgjë më shumë.

Mërgimtarët nuk meritojnë një qasje të tillë diskriminuese. Është momenti jo për veprim, por vetëm një propozim. Njëri prej ministrave e ngren gishtin dhe kërkon të zbatohet vendimi i gjykatës.
Nëse ministrat kanë punë më të rëndësishme dhe nuk mund të shkojnë në mbledhje të qeverisë, atëherë fjalë mund të kërkojë njëri nga zëvendës ministrat.

Edhe njëherë, java që vjen është java e fundit. Pastaj dot jetë vonë. Përndryshe do të mbetet një njollë për vet VLENIN për mosveprim dhe heshtje karshi VMRO-së.

Continue Reading

Lajme

Policia e Tetovës konfirmon: Përleshje në Tetovë – Një i plagosur me thikë, 8 të arrestuar

Published

on

By

Më 26.07.2025, në orën 23:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat O.S. (20) dhe B.S. (24) nga f. Pallaticë e Tetovës, A.U. (21), J.U. (24) nga f. Debresh i Gostivarit, A.S. (25) nga f. Vërtok i Gostivarit, dhe K.O. (23), D.I. (25) dhe D.E. (21) nga f. Sellcë, sepse kanë prishë rendin dhe paqen publike me përleshje fizike mes vete, në të cilën D.E. nga f. Sellcë u lëndua me send të mprehtë. Ata janë mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse. Hetimin në vendin e ngjarjes e kreu një ekip nga SPB Tetovë, dhe mjeti i mprehtë u gjet dhe u mor për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN nuk mund ta mbrojë çështjen shqiptare me duar të zhytura në korrupsion

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe dënim të prerë ndaj skemave të fundit korruptive ku janë përfshirë drejtuesit e grupimit politik VLEN, veçanërisht në dritën e paralajmërimeve për ndërtime të reja në hapësirën historike të Kalasë së Shkupit – një veprim që rrezikon të tjetërsojë identitetin kulturor dhe arkitektonik të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për historinë shqiptare.

VLEN, me në krye Izet Mexhitin, nuk mund të flasë në emër të shqiptarëve ndërkohë që është thellësisht e zhytur në afera ndërtimore kriminale dhe marrëveshje të errëta me industrinë e bixhozit, ku përfitimet e paligjshme kapin shifrën mbi 225 milionë euro vetëm nga ndërtimet e egra në Çair dhe pazaret me oligarkët e kazinove. Ky nuk është përfaqësim i shqiptarëve – është përdhosje e interesit publik për interesa personale dhe klanore.

Shembulli më skandaloz është Monopoli i Tetovës, simbol i historisë kolektive shqiptare, i kthyer në një kantier të betonit, përmes një pazari të pistë ku prona u ble për vetëm 7 mijë euro dhe më pas u shit për 5 milionë euro. Ky është krim ekonomik dhe kulturor që meriton hetim dhe ndëshkim, jo heshtje dhe justifikim.

Ndërkohë, një tjetër skandal shpërthen me donacionin prej 800 mijë eurosh nga kompania UNIPROMET për Bilall Kasamin. Bëhet fjalë për një kompani të themeluar në dhjetor 2023, me pronar serb, Ratko Popoviq, me të hyra vjetore prej 2 milionë eurosh dhe fitim neto vetëm 50 mijë euro në vitin 2024. Pyetja është e thjeshtë: Si është e mundur që një kompani me fitim minimal të dhurojë 800 mijë euro në vitin 2025 për një politikan shqiptar? Kush e financon realisht këtë operacion dhe çfarë kërkohet në këmbim?

Ka dyshime serioze se pas këtij “donacioni” fshihen marrëveshje të errëta dhe interesa të huaja, që jo vetëm minojnë integritetin e zgjedhjeve, por edhe komprometojnë çështjen shqiptare në thelb të saj.

VLEN nuk po mbron interesin e shqiptarëve – VLEN po shpëton veten nga përndjekjet ligjore dhe financiare. Kur politikanët shiten, kombi paguan. Kur monumentet shemben për kulla dhe kur biznese me lidhje të dyshimta financojnë fushata politike, atëherë nuk kemi më politikë, kemi tregti me interesin kombëtar.

Aleanca për Shqiptarët fton Prokurorinë Publike, institucionet financiare dhe hetimore, si dhe opinionin vendas dhe ndërkombëtar, të ndjekin me urgjencë këto skandale që rrezikojnë themelin e demokracisë dhe përfaqësimit të ndershëm.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për VLEN-in si mbrojtës. Ata kanë nevojë për drejtësi, për dinjitet dhe për përfaqësim të pastër. Ne do të jemi aty – pa u përkulur, pa u shitur.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme