Connect with us

Lajme

Lloga: Nëse në ligjin për amnisti përfshihet edhe “27 Prilli”, ASH do të bllokojë projekt-ligjin në Parlament

Published

on

Nëse përfshihen edhe autorët e parregullsive zgjedhore dhe të dënuarit për dhunën e ushtruar më “27 Prill”, Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të bllokojë ligjin për amnisti në Parlament me një milion amendamente, ka deklaruar për “Slloboden Peçat” ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell PRESSonline.al

Nëse arrihet marrëveshja dhe ligji i ri për amnisti përfshinë edhe autorët e parregullsive zgjedhore dhe të dënuarit për çështjen e “27 Prillit”, Aleanca për Shqiptarët do ta bllokojë ligjin në Parlament me një milion amendamente, ka deklaruar për “Slloboden peçat” ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell PRESSonline.al

Në anën tjetër, LSDM dhe BDI janë të gatshme t’ua zvogëlojnë për 30 për qind dënimet të dënuarve për “krime zgjedhore dhe bashkim kriminal”, nëse marrin garanci nga VMRO-DPMNE se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese.

Për këtë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti do të duhet të përballen me partnerin e tretë qeveritar Arben Taravari. Ligji i ri për amnistinë, i cili vlen për krimet e lehta me qëllim uljen e mbipopullimit në burgje, pritet të kalonte sot në seancën e qeverisë, por nuk ka kaluar.

“Nëse arrihet një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për këtë ligj, deputetët do të ndërhyjnë me amendamente. Opsioni i dytë është që ligji të miratohet tani sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe më vonë, nëse arrihet një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës, ligji i ri do të pësojë ndryshime. Zyrtarisht, si qeveria ashtu edhe opozita mohojnë se po përgatitet një marrëveshje e tillë”, shkruan SP, përcjell PRESSonline.al

“Një gjë e tillë nuk është fare në tavolinën e negociatave, por edhe nëse LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE arrijnë marrëveshje dhe tentojnë ta kalojnë atë, Aleanca për Shqiptarët do ta kundërshtojë ashpër dhe do ta bllokojë në Parlament me një milion amendamentet”, ka deklaruar ministri Lloga.

Sipas informacioneve të “SP”, VMRO-DPMNE ka kërkuar që krimi i parregullsive zgjedhore të mbulohet me ligjin e ri për amnisti, por ministri i Drejtësisë e ka refuzuar.

Në anën tjetër, pas votimit të shprehur për ndryshimet në Kodin Penal, ka pakënaqësi të madhe tek deputetët e LSDM-së që tash e votojnë Ligjin për amnisti, sepse do të kritikohen nga opinioni se kanë shtyrë dy amnisti në një periudhë e shkurtër kohore.

Ndryshe, ligji i ri për amnisti duhet të jetë i dyti nga pakoja që qeveria ia “ofron” opozitares VMRO-DPMNE për të votuar për amendamentet kushtetuese. Lloga kundërshtoi edhe futjen e ndryshimeve në Kodin Penal dhe për këtë propozuese e ndryshimeve ligjore ishte zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Madiç.(PRESSonline.al)

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme