Connect with us

Lajme

Lista pozitive e ilaçeve, Taravari: Bëhet fjalë për 87 barna në forma dhe paketime të ndryshme

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari bëri të ditur së në listën pozitive janë shtuar edhe 9-të ilaçe të reja që tha, bëhet fjalë për 87 barna në forma, paketim dhe fuqi të ndryshme, përcjell TV21. Taravari tha se janë barna kryesisht për sëmundje të zemrës, për sëmundjen e shtypjes së lartë, ankthi agregaz, barna për trajtimin e yndyrave të tepruara në organizëm, antidepresant dhe ilaçe për sëmundjen e demencës.

“Sot arsyeja për këtë pres konferencë është promovimi i 9 ilaçeve të reja të cilat më janë në listën pozitive të ilaçeve në Republikën e Maqedonisë. Me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë, ekspertët e kësaj fushe nga institucionet kompetente punuan në disa ndryshime ligjore duke miratuar një rregullore të re që përfshinë praktikat evropiane në këtë fushë dhe duke zbatuar metodologjinë e miratuar për vendosjen e një medikamenti në listën pozitive. Dua të theksojë se bëhet fjalë për 87 barna në forma, fuqi dhe paketime të ndryshme të cilat kanë regjistrin aktiv në shtetin tonë. Kjo shtesë në listen pozitive përfshinë ilaçe për sëmundje të zemrës, për sëmundjen e shtypjes së lartë, ankthi agregaz, barna për trajtimin e yndyrave të tepruara në organizëm, antidepresant dhe ilaçe për sëmundjen e demencës”, tha ministri Taravari

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/383706858106936/?ref=embed_video

Continue Reading

Lajme

Kos për Maqedoninë dhe vendet kandidate: BE e shqetësuar për sundimin e ligjit

Published

on

By

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se Bashkimi Evropian (BE) mbetet i shqetësuar për sundimin e ligjit në vendet kandidate, megjithëse ka pasur përparim të prekshëm në këtë fushë.

“Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, presioni mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, u tha Kos gazetarëve në një konferencë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, pas një diskutimi nga ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate mbi sundimin e ligjit në BE.

Danimarka mban aktualisht presidencën e Këshillit dhe Ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjer, deklaroi se sundimi i ligjit në BE është aktualisht vlera e saj më e rëndësishme.

Bjer deklaroi se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.

Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve “Beta”.(Telegrafi)

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani: Komuna në punë – Punime në tretoaret e dy rrugicave në Gostivar

Published

on

By

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për rregullimin e tretoareve në dy rrugicat e lagjes “Mara Ugrinova”, si pjesë e projekteve infrastrukturore që po realizohen në qytet.

“Para se të fillojmë me asfaltimin e tërësishëm, vijojnë punimet në rregullimin e tretoareve në dy rrugicat në ‘Mara Ugrinova’”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Ky projekt është pjesë e agjendës së punimeve që po realizohen aktualisht në komunë, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Published

on

By

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni.

“ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe.

Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian për ndikimet e “botës serbe” përputhet plotësisht me konstatimet e ish-kryeministrave dhe ish-presidentit të shtetit, duke theksuar se “në raport thuhet qartë se suksesi më i madh i këtyre strukturave është instalimi i tyre brenda VMRO-së”.

Sipas Snopçes, ndër shqiptarë dhe maqedonas nuk ka pasur konflikt mes dy luftërave botërore, por “konfliktin e kanë krijuar shërbimet serbe, të cilat edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim – një ndikim për të cilin nuk mund të amnestohet qeveria aktuale”.

Deputeti i kujtoi Mickoskit marrëveshjen e qeverisë me fondin pensional të Dodikut, si dhe provokimet e ministres së punës dhe politikës sociale të Serbisë. “Fatkeqësisht, edhe pas provokimeve të fundit në Manastir, qeveria vazhdon të heshtë”, tha Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme