Connect with us

Politika

Limani: Ne do ta mbrojmë votën e qytetarit, në raudin e parë u vërtetua “treni bullgar”, nuk lejojmë parregullësi

Published

on

Valbon Limani nga koalicioni VLEN u shpreh se si koalicion kanë deponuar ankesa në KSHZ për parregullsi pavarësisht partive të tjera politike si në rrethin e parë ashtu edhe në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare.

“Kemi deponuar ankesën edhe në raudin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku u vërtetua se në një vendvotim në Likovë kishte parregullsi, më saktësisht kishte “tren bullgar”, të cilën e e konfirmoi edhe Gjykata Administrative. Gjithashtu edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më saktësisht në zgjedhjet parlamentare, ka pasur parregullsi në shumë vendvotime dhe ne jemi të vetëdijshëm se pa marrë parasysh se ku dhe si ndodhin parregullsitë, ne do të jemi gjithmonë stoik në mbrojtjen e të drejtës së votës”, tha Limani.

Ai shtoi se procesi zgjedhor gjithmonë duhet të jetë në nivel të lartë demokratik, pa marrë parasysh rezultatit zgjedhor.

“Unë nuk mendoj se ka asnjë tendencë rreth humbjes apo fitimit të mandatave të deputetëve, mirëpo në atë moment kur rezultatet zgjedhore tregojnë se me parregullsitë që kanë ndodhur, ndikojnë edhe në rezultatet përfundimtare, atëherë normalisht që do të reagojmë”, tha Limani duke shtuar si koalicion do të jenë aty për ta mbrojtur votën e qytetarit.

Continue Reading

Lajme

ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç. Në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë.

A është kjo mënyra sesi Stoilkoviç e kupton bashkëjetesën ndëretnike – përmes degradimit dhe diskriminimit sistematik të organizatave që promovojnë kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë shqiptare në këtë vend?

Ivan Stoilkoviç, sponsori i fshehtë i tentimit për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

Një tjetër çështje shqetësuese është publikimi nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili më 3 qershor – plot 14 ditë para publikimit zyrtar të listës fituese – shpalli një shoqatë nga vendlindja e tij si përfituese të grantit qeveritar. I bëjmë thirrje publike z. Fetai që të sqarojë këtë veprim të dyshimtë, sepse transparenca selektive nuk është progres – është manipulim dhe përdorim politik i pozitës për interesa të ngushta.

E pyesim Arben Fetain dhe shefin e tij, Adnan Azizi, a është Ivan Stoilkoviç sponsor i tentativës për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

A e kupton koalicioni VLEN se është bërë pjesë e komprometimit të interesave shqiptare, përmes bashkëpunimit me figura si Stoilkoviç dhe Angelov – të cilët pa asnjë pengesë imponojnë agjenda që dëmtojnë shqiptarët, shkarkojnë drejtorë shqiptarë sipas qejfit dhe shtyjnë përpara ligje të dënueshme si ai për “Branitellat”, që fyen historinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve?

Skandalet si ky me grantet nuk janë të izoluara. Ato janë vetëm reflektim i një strukture qeverisëse që ka deleguar trajtimin e shqiptarëve te Stoilkoviç dhe Angelov – që nuk fshihen më pas retorikave, por veprojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve që nuk pranojnë të nëpërkëmben. Këtë e dëshmuam më së miri me largimin tonë nga koalicioni VLEN dhe nga një qeveri monoetnike që diskriminon shqiptarët, ndërkohë që përkëdhel me poste dhe privilegje vazalët që shesin interesin e popullit për interesa personale.

Heshtja e VLEN-it dhe shërbimi i tyre ndaj kësaj skeme antishqiptare është një akt i rëndë tradhtie ndaj atyre që besuan në ndryshim, thuhet ne kumtesën e Aleancës për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Huzeir Mustafi godet Arben Fetain: Sa komuna do të merrni ju vazalë të vazalëve?

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj një ish-kryetarit të Kuvendit të ASH-së, dhe zv/kryeministrin Arben Fetait, për të cilin thotë se po manipulon situatën për shkak të presioneve nga Adnan Azizi.

Postimi i plotë:

“Keqardhje për ish “mikun” tonë në dëshpërim, i detyruar nga Adnani të reagojë vend e pa vend, shpeshherë edhe kundër vullnetit të tij , vetëm që të mos qortohet nëpër restorantet e Tetovës pse nuk e ka sharë më shumë kryetarin e vet.

Punësimet?
Nuk do të realizohen kurrë!
Edhe kur thoni “për disa muaj”, gënjeni. Vetëm procedura minimale kërkon:
– 10 ditë për shpalljen e konkursit
– 10 ditë për provimin
– 10 ditë për përzgjedhjen
Ndërkohë, zgjedhjet shpallen më 27 korrik. Pra, vetëm kontratat mbi vepër mund t’i quani “punësime” – asgjë e re, e njëjta metodë e vjetër!

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat:
Kalimi në Qeveri nuk është arritje!
Arritje është që ky ligj të dorëzohet në Kuvend, të votohet dhe pastaj të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Çdo gjë tjetër është zvarritje dhe teatër politik.

Dhe për në fund:
Sa komuna do të merrni ju, si vazalë të vazalëve?
A do të garoni ju në Likovë?
A do të kandidojë Hazir Aliu në Gostivar, apo Bashkim Bakiu në Saraj?
Apo edhe ato pozita me qira që i kishit, po ua marrin të tjerët?

Keqardhje për gjendjen ku keni përfunduar”, ka përfunduar Mustafi.

Continue Reading

Lajme

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare (FOTO)

Published

on

By

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në ministrinë për sistem politk e drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq i cili në konkursin e fundit për shoqatat joqeveritare ka ndarë buxhet për 5 shoqata serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 3 projekte për shoqtat shqiptare dhe tre projekte për shoqatat rome ndërsa të tjerat janë shoqata maqedonase dhe vetëm 1 vllehe, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme