Connect with us

Lajme

Limani: Krenar që isha dhe jam gjithnjë krah Njeriut të Ndryshimeve të mëdha, Arben Taravarit

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit dhe anëtar i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani përmes një postimi ka kujtuar ditën e para një viti kur kryetari i ASH-së, Arben Taravari vendosi të bëhet pjesë e koalicionit VLEN. Limani thekson se është krenar që ka qenë dhe ështé gjithnjë krah Njeriut të Ndryshimeve të mëdha.

Sot shënohet 1 vjetori i statusit që ndryshoi gjithçka. Jam krenar që isha dhe jam gjithnjë krah Njeriut të Ndryshimeve të mëdha, Arben Taravarit.

Postimi i plotë i Limanit:

“Sot shënohet 1 vjetori i statusit që ndryshoi gjithçka. Jam krenar që isha dhe jam gjithnjë krah Njeriut të Ndryshimeve të mëdha, Arben Taravarit.”, ka përfunduar Limani.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia e Veriut rrezikon humbjen e 134 milionë eurove, ka zbatuar vetëm 40% të reformave

Published

on

By

Komisioni Evropian ka publikuar tabelën e rezultateve të Programit të Zhvillimit dhe Reformës në Ballkanin Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut tregon progres modest, ndërsa Shqipëria dhe Serbia shënojnë ngecje të plotë.

Sipas raportit zyrtar të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes, Maqedonia ka arritur të përmbushë vetëm 2 nga 5 hapat e planifikuar deri në dhjetor 2024, që përfaqëson 40% të detyrimeve të saj. Për këtë, vendi mori rreth 8.5 milionë euro nga BE.

Megjithatë, situata për vitin 2025 paraqitet edhe më problematike.

“Asnjë nga 19 reformat e planifikuara për vitin 2025 nuk është zbatuar,” thuhet në raportin e KE-së, duke paralajmëruar se Maqedonia rrezikon të humbasë 134 milionë euro, ndërsa në rrezik është vënë edhe një total prej 205 milionë eurosh mbështetje evropiane.

Në muajt e ardhshëm, vendi duhet të zbatojë deri në 48 reforma – të reja dhe të prapambetura. Këto përfshijnë riorganizimin e sistemit hekurudhor, rritjen e numrit të inspektorëve të punës, përforcimin e Agjencisë së Konfiskimit të Pasurive, reformimin e sektorit të energjisë, modernizimin e ndërtesave qeveritare, sigurinë kibernetike, përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe masat kundër korrupsionit.

“Maqedonia gjithashtu duhet të digjitalizojë shkollat, të zvogëlojë punësimin informal, të përmirësojë prokurimin publik dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe të prezantojë kontrollin e shpenzimeve përmes auditimeve të brendshme,” theksohet në dokument.

Raporti kërkon gjithashtu miratimin e një Kodi të ri Penal, pajisjen e Prokurorisë me staf ekspert për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimin e procedurave transparente për emërimin e menaxherëve të ndërmarrjeve publike.

Pavarësisht rezultateve të dobëta, Maqedonia nuk është më e fundit në rajon.

“Shqipëria dhe Serbia nuk kanë zbatuar asnjë nga hapat e planifikuar – me performancë zero për qind dhe pa asnjë shpërndarje të fondeve evropiane,” vlerëson KE.

I vetmi vend që ka shënuar një ritëm relativisht të kënaqshëm është Mali i Zi, me një normë përfundimi prej 50%.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, u miratua më 8 nëntor 2023 nga Komisioni Evropian. Ai bazohet në katër shtylla: integrimi në tregun unik të BE-së, forcimi i bashkëpunimit rajonal, përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për mbështetjen e tyre.

Burimi: Portalb

Continue Reading

Lajme

Komunat në krizë financiare, Snopçe: Kjo është pasojë e mungesës së decentralizimit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për mosrealizimin e premtimit kyç për decentralizimin e pushtetit, një ndër zotimet më të theksuara të koalicionit shqiptarë qeveritar VLEN gjatë fushatës zgjedhore para më shumë se 15 muajsh.

Sipas Snopçes, qeveria ka dështuar të ofrojë strategji konkrete për forcimin e pushtetit lokal, duke lënë komunat pa burime të qëndrueshme financiare dhe pa mbështetje institucionale.

“Fatkeqësisht, decentralizimi mbeti vetëm një fjalë goje. Qeveria nuk ka vullnet politik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për zbutjen e problemeve që përballen komunat,” deklaroi Snopçe.

Ai theksoi se institucionet ndërkombëtare tashmë kanë konstatuar mungesën e vullnetit të qeverisë për një decentralizim të mirëfilltë, çka rrezikon të thellojë edhe më shumë pabarazitë mes rajoneve dhe të dëmtojë funksionimin e demokracisë lokale.

Deputeti Snopçe ngriti shqetësimin edhe për faktin se burimi kryesor financiar i komunave urbane janë lejet e ndërtimit, një praktikë që po çon drejt mbingarkesës urbane dhe shkatërrimit të hapësirave publike.

“Nëse vazhdohet kështu, në të ardhmen nuk do të kemi kushte normale për jetë, as infrastrukturë cilësore për qytetarët,” paralajmëroi ai.

Në fund, Snopçe i bëri thirrje qeverisë që të mos e lërë më tej në harresë këtë çështje jetike për funksionimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Decentralizimi nuk është luks, është nevojë urgjente,” përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme ditore

ASH: Marrëveshja me Dodikun rrezikon orientimin euroatlantik të shtetit – VLEN hesht

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së nënshkruar mes Fondit Pensional dhe të Sigurimit Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Srpska, të udhëhequr nga Milorad Dodik.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se ky hap është i papranueshëm, duke pasur parasysh se Dodik është i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje flagrante të rendit kushtetues dhe mosrespektim të vendimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet e tij, duke i dhënë oksigjen politik një figure të lidhur ngushtë me projektin e ‘Botës Serbe’, krah Putinit dhe kundër NATO-s e BE-së,” thuhet në reagim.

Aleanca për Shqiptarët e quan të papranueshme edhe heshtjen e partnerit shqiptar në qeveri.

“Heshtja e VLEN-it në këtë rast është skandaloze. Është dëshmi se ky koalicion shqiptar në qeveri nuk ka guxim të thotë asnjë fjalë kundër politikave që e tërheqin Maqedoninë e Veriut drejt Beogradit dhe Moskës. Ky nuk është partneritet, por vazalitet i plotë,” thekson ASh.

Sipas partisë opozitare, VLEN ka mashtruar qytetarët me premtime për ndryshim, por tani po mbyll sytë para afrimit të rrezikshëm me Republikën Srpska.

“VLEN u shfaq si faktor i ndryshimit, por sot po hesht përballë një marrëveshjeje që vë në pikëpyetje orientimin euroatlantik të shtetit dhe cenon sigurinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” thuhet në reagim.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët kërkon shpjegime të menjëhershme nga qeveria.

“I bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë këtë politikë të rrezikshme dhe të shpjegojë para opinionit publik pse nënshkroi marrëveshje me institucionet e një entiteti që sfidon hapur rendin ndërkombëtar dhe vlerat euroatlantike,” përfundon reagimi.

Continue Reading

TOP Lajme