Smart News

Lëvizja Besa “qorton” zv. Ministren Kaltrina Zekollin nëpërmjet profileve fallco

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, është vënë sot në shënjestër të një sulmi publik nga profile të dyshimta në rrjetet sociale, të lidhura me Lëvizjen BESA – parti pjesë e koalicionit VLEN.

Në reagimin e publikuar, sulmohen funksionarët e VLEN-it që vizitojnë projekte të financuara nga qeveria në nivel lokal, duke i akuzuar se “po i bëjnë PR hajnave lokal të BDI-së”. Më tej thuhet: “Nëse doni njerëz rreth vetes, VLEN ka me shumicë, mjafton të tregoni kohën. Është i patolerueshëm ky veprim dhe nxit mosdurim te qytetarët dhe pakënaqësi te aktivistët e VLEN-it”. Në fund, përmendet drejtpërdrejt Zekolli Shaqiri me fjalët: “Zëvendësministre Kaltrina Zekolli Shagiri, urojmë që sot të jetë rasti i fundit”.

Ky reagim përçues dhe përçarës ka ngjallur shqetësim te përkrahësit e koalicionit, duke u konsideruar si një sulm i pabazë dhe i papranueshëm ndaj një përfaqësuese institucionale që përfaqëson Lëvizjen Demokratike, dhe VLEN-in dhe është aktive në realizimin e projekteve infrastrukturore me rëndësi për qytetarët.

Exit mobile version