Lëvizja BESA përmes një njoftimi kumtoi se profesoresha Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.
“Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024. Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre”, thonë nga Lëvizja BESA.
Ky reagim i partisë së Kasamit vjen pas statusit të profesoreshës Kadriu e cila drejtoi akuza ndaj Qeverisë për tragjedinë në Koçani, ndërsa shumica e mediave e paraqitën qëndrimet e saj në cilësinë e zyrtares së Lëvizjes BESA./Zyrtare.net/