Connect with us

Lajme

Kush është Shpresa Berisha e ngarkuar me detyra speciale nga Vuçiq? (Video)

Published

on

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka alarmuar se Shpresa Berisha është ngarkuar me detyra speciale nga presidenti serb.

Elezi thotë s eajo është graduar me gradln më të lartë, gjeneral – ajo është motra e ministrit në qeverinë serbe, Demo Berisha.

Ja njoftimi i tij:

“Gjeneral Shpresa Berisha, qenka ngarkuar me detyra speciale nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Shpresa Berisha para disa muajsh u gradua me gradën gjeneral në ushtrinë e Sërbisë,

Performanca e saj në mardhënjet me ndërkombëtarët i mundësoj asaj gradën Gjeneral, kishte deklaruar presidenti serb në ceremonin gradimit të Shpresa Berisha, poashtu Vuçiç kishte thënë se gjeneral Shpresa Berisha është nga Peja dhe përfaqeson denjësisht “Kosovo e Metohinë”. Shpresa Berisha është motra e ministrit në qeverinë sërbe Demo Berisha./Bota Sot

Për këtë ka folur edhe Fatmir Sheholli

Continue Reading

Lajme

Represioni i VLEN-it prek edhe Marin Memen, përpiqet të ndalojë mediat shqiptare

Published

on

By

Gazetari Nevrij Ademi ka reaguar pas raportimit të gazetarit të njohur nga Shqipëria, Marin Mema, i cili në një emision të jashtëzakonshëm kushtuar monopolit të Tetovës ka ngritur alarmin se diçka po fshihet nga opinioni publik, pasi atij dhe ekipit të tij nuk iu lejua të xhironin në hapësirat ku zhvillohet puna, as nga afër e as nga larg.

Sipas Memës, pronarët e objektit kanë kërkuar që të mos bëhej asnjë xhirim në zonë, por pavarësisht kësaj, ata janë vendosur në një hapësirë tjetër afër, ku autoritetet nuk kanë mundur t’i pengojnë.

Në reagimin e tij, Ademi thekson: Hoxha i Llërcës vazhdon ta përdorë uniformën si mjet frikësimi ndaj fjalës së lirë — kësaj here duke tentuar të ndalojë edhe gazetarët që vijnë nga jashtë.

Ajo që çdo ditë ndodh me gazetarët vendas, tani po përpiqen ta bëjnë edhe me reporterët dhe ekipet mediatike që nuk janë nga këto anë. Frika nga e vërteta i ka kapluar deri në atë pikë sa nuk bëjnë më dallim mes të vërtetës dhe frikës për të humbur karrigen e pushtetit.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe një përpjekje e ulët për të heshtur çdo zë që guxon të flasë.

Por sa më shumë të na ndalojnë, aq më shumë do të flasim. Sa më shumë të na frikësojnë, aq më shumë do të rezistojmë. Sepse të vërtetën nuk e ndalon dot as policia, as pushteti, as propaganda!”, nënvizon Ademi.

Reagimi i Ademit vjen si kundërpërgjigje ndaj praktikave për të kufizuar punën e gazetarëve në terren dhe për të fshehur të vërtetën nga qytetarët.

Continue Reading

Lajme

INRM: Gjobë deri në 3.000 euro për EVN nëse nuk siguron qasje vizuale në njehsor

Published

on

By

Kemi dorëzuar kërkesë zyrtare në Inspektoratin Shtetëror për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, si dhe në Ministrinë e Energjetikës, që të konfirmojnë se cili prej tyre është përgjegjës për marrjen e masave dhe sanksionimin në rast se konsumatorët e energjisë elektrike nuk kanë qasje vizuele në njehsorët e tyre, informojnë nga Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (INRM).

Menjëherë pas marrjes së përgjigjes së tyre, theksojnë ata, opinioni do të informohet se cili organ inspektues është drejtpërdrejt përgjegjës për trajtimin e ankesave për refuzimin e aksesit në njehsorë. Sipas INRM, mohimi i aksesit në pajisjen matëse nuk është çështje teknike, por shkelje e drejtpërdrejtë e një detyrimi ligjor dhe arsye për sanksion.

“Ndonëse njehsorët janë në pronësi të EVN-së, ato janë gjithashtu pjesë e një shërbimi publik dhe qasja në to është element i domosdoshëm i transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorëve. Konsumatorët e energjisë elektrike kanë të drejtë ligjore për qasje vizuale në njehsorët e tyre, dhe çdo pengim i kësaj qasjeje nga operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në këtë rast EVN, përbën shkelje të Ligjit për Energjinë. Me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi më 29 maj 2025, operatori është i detyruar të sigurojë akses vizual në pajisjen matëse, pra konsumatori mund të shohë dhe kontrollojë personalisht dhe në çdo kohë të dhënat që pajisja regjistron. Vendosja e njehsorëve në kuti të mbyllura, në lartësi të paarritshme për qytetarin, në dhoma të mbyllura dhe të padukshme për qytetarin ose të vendosur në kabinete ku matësi nuk shihet, përbën akt ligjërisht të ndaluar”, thonë nga INRM.

Ligji, shtojnë ata, parasheh gjobë nga 1.000 deri në 3.000 euro për operatorin EVN nëse nuk e përmbush këtë detyrim ligjor.

“Kjo do të thotë se çdo qytetar që nuk mund të shohë matësin e tij dhe as të kontrollojë të dhënat e futura të konsumit, ka të drejtë të bëjë ankesë dhe të kërkojë inspektimin dhe sanksionimin e operatorit. Kjo vlen edhe për rastet kur njehsorët vendosen pas rrjetës metalike, xhami që nuk lejon leximin, apo nëse ndodhen në vende të papërshtatshme dhe të pasigurta që pengojnë aksesin”, njofton INRM, duke shtuar se qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të drejtën e tyre për të inspektuar dhe kontrolluar konsumin e tyre dhe të inkurajohen të raportojnë çdo shkelje.

Continue Reading

Lajme

Reforma e madhe e Azir Aliut: S’ka më vend për veturat e mjekëve në Klinikën “Nënë Tereza”!

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi sot se 300 automjete të drejtuara dhe të parkuara nga mjekët dhe punonjësit e tjerë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, në vend që të parkohen në parkingun e Klinikës, do të duhet të parkohen diku tjetër, 5 minuta larg spitaleve, duke filluar që nga 1 korriku, për të liruar vend pacientëve.

Për këtë qëllim, siç njoftoi Ministri, Ministria e Shëndetësisë ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me “Limak” dhe vendet e parkimit janë liruar atje.

Pra, stafi mjekësor do të duhet të parkojë në vend që të parkojë në Klinikë, në parkingun e Hotelit “Limak”.

Do të shënohen sipërfaqet e dyshemesë që do të përdoren nga punonjësit. Në Klinikë ka 2.500 punonjës, dhe 300 prej tyre do të duhet të kalojnë në parkingun e “Limak”.

Continue Reading

TOP Lajme