Connect with us

Lajme

Kur BDI kritikon sistemin e drejtësisë që vetë e ngriti për 22 vite!

Published

on

 

Shkruan: Naser Selmani
Thonë se mbretëresha e drejtësisë Justicia është e verbër kund ndan drejtësinë, por drejtuesit e BDI-së verbohen kur organet e hetuesisë dyshojnë te ish funksionarët e saj për keqpërdorimeteventuale gjatë qeverisjes gati një çerekshekulli. Histerik ishte reagimi i BDI-së për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për ish ministrin Kreshnik Bekteshi për shkak të dyshimeve se mund të ketë përgjegjësi si drejtues më i lartë i institucionit për tragjedinë e Koçanit.
Ky reagim me piskama i BDI-së do të mirëkuptohej nga opinioni shqiptar në Maqedoninë e
Veriut sikur në të kaluarën kjo parti të kishte shkruar kumtesa të zjarrta kundër drejtësisë
selektive, kur arrestoheshin shqiptarë të zakonshëm në procese të montuara politike në kohën e bashkëqeverisjes me Gruevskin. Atëbotë BDI-ja heshtte, bile në disa raste i përkrahte aksionet ndëshkuese të regjimit kundër shqiptarëve, duke thënë se drejtësia është e pavarur dhe politika nuk duhet të ndërhyjë në punën e saj.
Shqiptarëve u kujtohet mirë deklarata skandaloze e Bujar Osmanit në rastin e Monstrës, kur ende në fazë të hetimeve ai spekulonte se dikush prej të akuzuarve e ka pranuar fajin.
Pastaj kjo parti nuk duhet të ishte edhe aq e zhurmshme, sepse paraburgimin për ish ministrin Bekteshi e kërkoi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila drejtohet nga prokurori Islam Abazi, njëri nga njerëzit më të besuar të familjes Ahmeti dhe klanit të Kërçovës brenda BDI-së. Kur ka vendosur për rastin e Bekteshit, Prokuroria e Abazit ka pasur dyshim të bazuar se ai mund ta braktisë vendin duke ditur praktikën e ish funksionarëve të tjerë të BDI-së, të cilët nuk kanë guxim të përballen me drejtësinë dhe ia mbathin.
Në këtë rast, Kreshnikun e kanë marrë në qafë bashkëpartiakët e tij, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të cilët u arratisën kur morën vesh se janë të dyshuar për keqpërdorime të ndryshme të detyrës.
Përveç rrezikut që Bekteshi të arratisej, Prokuroria e Abazit, duke caktuar masën e paraburgimit, parandalon rrezikun që i dyshuari të ndikojë mbi dëshmitarët, kur dihet se licenca e punës për objektin në Koçani është e falsifikuar. Dihet se në rastet kur objekti nuk i plotëson kushtet për marrjen e licencës legale, edhe për licencë fiktive jepet ryshfet.
Nëse Kreshniku nuk ka nënshkruar licencën dhe nuk është i përfshirë në mitmarrje, nuk duhet të shqetësohet, sepse nuk ka gjyq që mund ta dënojë.
Megjithatë, edhe një gjë është simptomatike – Kreshnik Bekteshin e mbrojnë avokatët, të cilët në të kaluarën e kanë mbrojtur një Dragan Pavlloviq Llatas (avokatja Anita Begova) dhe kanë kërkuar aktivisht amnisti për të dënuarit e 27 prillit 2017 (avokati Elenko Millanov).
Ky fakt mund të na bëjë të dyshojmë se lidhjet e BDI-së me ish regjimin e Gruevskit ende janë të forta.
Vetë fakti që Bekteshin mbrojnë avokatë të afërt me qeverisjen e Gruevsit, e rrëzon plotësisht tezën kryesore të BDI-së se bëhet fjalë për revanshizëm politik me komponentë të theksuar etnike. Nga gjithsej 34 të arrestuar për rastin e Koçanit, vetëm tre janë shqiptarë.
Sidoqoftë, VLEN-i nuk ka luksin të bëjë kalkulime politike kur shqiptarët kërkojnë drejtësi.
Duhet të tregojë vendosmëri të palëkundur dhe të qëndrojë fuqishëm pranë shumicës së
shqiptarëve, të cilët janë të etur për drejtësi – qoftë për rastet tragjike, si zjarri në spitalin
modular në Tetovë, rastin “Durmo Turs” në Laskarcë, rastin “Besa Trans” dhe shumë të tjera.
Ende e kemi të freskët rastin e spitalit modular në Tetovë, kur 14 shqiptarë u dogjën të gjallë për shkak të fajit të pushtetit. Ishte pikërisht BDI-ja, e cila duke i keqpërdorur institucionet e sistemit, e ngulfati protestën e shqiptarëve që kërkonin vetëm DREJTËSI.
Sikur të kishte drejtësi atëherë, ndoshta tragjeditë e tjera do të ishin parandaluar.
Prandaj VLEN-i nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se të jetë në radhët e para të çdo nisme qytetare që kërkon sundimin e ligjit, drejtësi të paanshme dhe luftë kundër korrupsionit, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike.
Nga pjesëmarrja në qeverisje për 22 vite, BDI e ka dëshmuar se nuk shqetësohet për askënd tjetër përveçse për sektën e tyre politike. Ata nuk druajnë nga drejtësia selektive, sepse ata ishin kreatorët e kësaj drejtësie. Ata shqetësohen vetëm për veprat e tyre që i kanë lënë pas.
E sa për veprat e tyre, për to dëshmon edhe SHBA-ja, e cila të zgjedhurin e Ali Ahmetit, Artan Grubi, e vendosi në listën e zezë për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në korrupsion të lartë.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Published

on

By

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin e përbashkët për të ardhmen më të mirë për qytetin tonë. Me këto fjalë më të mira, kandidati i AKI-t për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka promovuar listën e kandidatëve për këshilltarë të Tetovës për zgjedhjet e 19 tetorit.

“Kemi ndërtuar kuadër profesionishtësh, njerëz të dëshmuar, të rinj që sjellin me vete visionin e Tetovës të së ardhmes”, tha Rexhepi.
Ai premtoi se bashkërisht do t’ia kthejnë dinjitetin Tetovës.

Bartës liste do të jetë – doktori Asaf Abduramani.
Për këshilltarë
– Arlind Murtezani
– Belinda Amiti
– Abdullah Halili
– Murtezan Lika
– Florina Memeti
– Berat Murati
– Valdrin Islami
– Zehra Musai
– Kujtesa Bajrami
– Florin Limani
– Gzime Hajredini
– Ujkan Rahmani
– Besjan Ibrahimi
– Katrlina Veliaj
– Liridon Disha
– Vjollcë Fetai
– Art Zylbehari
– Bejza Abdiji
– Altuna Mehmeti
– Fis Idrizi
– Albina Abazi
– Drin Islami
– Lavdrin Huseini
– Ymer Halili
– Birsen Jonuzi
– Petrit Bajrami
– Rinora Shaqiri
– Saqip Loku
– Erzana Bexheti dhe
– Olti Esati

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot ka prezantuar listën e kandidatëve për këshilltarë komunal. Ramadani ka theksuar se kjo listë është besëlidhje e ndershme me qytetarët, një përfaqësim i brezave, i profesionalizmit dhe i dinjitetit tonë.

Më 19 Tetor, Saraji nuk voton vetëm për një listë, por për një të ardhme të barabartë.

Postimi i plotë i Blerant Ramadanit nga AKI:

Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup, djep i historisë, i traditës dhe i vizionit për të ardhmen.

Sot, prezantojmë listën fituese të Aleancës Kombëtare për Integrim, me bartës kryetarin aktual Iljas Veseli, njeri i besës dhe i përvojës, i cili ka ditur të qëndrojë gjithmonë në krah të popullit.

Kjo listë është besëlidhje e ndershme me qytetarët, një përfaqësim i brezave, i profesionalizmit dhe i dinjitetit tonë.

Më 19 Tetor, Saraji nuk voton vetëm për një listë, por për një të ardhme të barabartë.

Ky është momenti ynë. Ky është vizioni ynë. Kjo është fitorja jonë!

#Bashkë #SarajiQëDuam #AKI #ListaFitore #19Tetor

Më poshtë lista e plotë e kandidatëve për këshilltarë komunal të AKI në komunën e Sarajit:

Continue Reading

Lajme

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Published

on

By

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit.

“Një takim punë me kryesinë e ngushtë të shtabit ASH- Likovë dhe kandidatët për këshilltarë Komunal!
19 Tetori po vjen bashkë me fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme