Connect with us

Lajme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në Forumin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në Forumin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor, i organizuar nga CNVP-PONT në Tetovë, me përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Në fjalën e tij, kryetari Limani theksoi nevojën për bashkëpunim rajonal në ruajtjen e biodiversitetit dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në pah rëndësinë e krijimit të mekanizmave të përhershëm, përdorimit të teknologjisë moderne dhe ndërtimit të platformave të përbashkëta online, si dhe harmonizimit të politikave të mbrojtjes së natyrës me ato të Bashkimit Evropian.

Sa i përket qytetit të Gostivarit, kryetari Limani theksoi se tashmë janë krijuar shtigje malore në bashkëpunim me shoqatat bjeshkatare, jo vetëm për të promovuar turizmin malor, por edhe për të ruajtur natyrën dhe për të edukuar të rinjtë përmes programeve të ndryshme mjedisore. Gjithashtu, po krijohen kushte dhe lehtësime për hapjen e bujtinave në zonat malore.

Continue Reading

Lajme

ASH: Përderisa e sulmon VMRO, e dimë që kryetari Arben Taravari është në rrugë të drejtë!

Published

on

By

VMRO-DPMNE, që sot mban pushtetin dhe vazhdon të thellojë diskriminimin ndaj shqiptarëve – nga administrata deri te sporti, ku dëgjuam thirrje raciste të tipit “Shqiptari i mirë – shqiptari i vdekur”, pa asnjë reagim serioz institucional – ka shpërndarë një komunikatë plot shpifje dhe fyerje ndaj kryetarit tonë, Arben Taravari.

“Арбен Таравари уште еднаш го покажа своето вистинско лице…”, shkruan VMRO-DPMNE, duke provuar ta paraqesë Taravarin si të “kapur” dhe të detyruar të flasë. Por e vërteta është krejt e kundërta: pikërisht sepse Taravari nuk është i kapur dhe nuk pranon të bëhet dekor, ai është sot problemi më i madh për agjendën e VMRO-së.

Ndryshe nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët sot i shërbejnë hapur Mickoskit dhe heshtin përballë diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, Taravari vazhdon të qëndrojë krah qytetarëve dhe të thotë të vërtetën pa frikë.

Përpjekja për ta etiketuar si “të kapur” është qesharake: Taravari nuk ka ndryshuar dhe nuk e ka shitur kurrë dinjitetin për karrige apo privilegje. Ai mbetet një nga të paktët liderë shqiptarë që nuk e ul kokën dhe nuk i shërben asnjë pushteti që i mban shqiptarët qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, qytetarët shohin qartë: kush hesht kur ofendohen shqiptarët dhe kush guxon të flasë.
Kjo është diferenca që nuk mbulohet dot me komunikata dhe shkrime në rrjete sociale.

E inkurajojmë VMRO-në të sulmojë sa më shumë kryetarin Arben Taravari, por njëkohësisht të jetë më e matur, për të mos i mbyllur të gjitha dyert e bashkëpunimit.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Taravari pret në takim Bruno Cekën: Diskutim për sfidat e shqiptarëve dhe fuqizimin e faktorit shqiptar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar sot një takim me z. Bruno Ceka, lobist dhe aktivist të njohur për çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të takimit ishin sfidat dhe të arriturat e Kongresit Panshqiptar, rëndësia e forcimit të faktorit shqiptar në SHBA si dhe çështjet që prekin interesat e shqiptarëve anembanë botës.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rolit të mërgatës shqiptare në forcimin e bashkëpunimit me administratën amerikane, me synimin që zëri dhe të drejtat e shqiptarëve të jenë më të fuqishme dhe më të mbrojtura.

“Bashkëpunimi, uniteti dhe angazhimi janë çelësi për të çuar përpara çështjen shqiptare kudo”, theksoi Taravari pas takimit.

Continue Reading

Lajme

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/ Reagon Krasniqi: Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare në Maqedoni

Published

on

By

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e cila u mbajt të shtunën, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare.

Lidhur me këtë, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka quajtur të rënda dhe të papranueshme thirrjet raciste.
Tutje Krasniqi tha se thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar, janë të rënda e të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij.
Krasniqi tha se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike.

“Gjuha e urrejtjes ndaj tyre nuk është vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike e evropiane që duhet t’i bashkojnë popujt tanë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës. Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më”, ka shkruar Krasniqi.

Continue Reading

TOP Lajme