Lajme
Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit, ka shkaktuar reagime dhe polemika. Për këtë ka reaguar edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës nacionaliste serbe nga ana e muzikantëve, në koncertin e mbajtur të dielën më 15 nëntor. Aji ka theksuar se ajo në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian.Duke folur para gazetarëve, pak para fillimit të forumit, Kos theksoi se qëllimi nuk është harrimi i dallimeve, por ndërtimi i një Evrope ku ato nuk do të përbëjnë pengesë për të ardhmen e përbashkët.
Ajo shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në atë pjesë të Evropës në të kaluarën. Gjatë koncertit të së dielës në mbrëmje u prezantuan këngë nga secili vend i rajonit. Megjithatë, si përfaqësuese muzikore e Kosovës, në repertor u përzgjodh kënga „Oj Kosovo, Kosovo“.
Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga zyrtarët në Prishtinë. Kënga është krijuar në vitin 1989, me rastin e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në një periudhë që përkoi me ngritjen politike dhe konsolidimin e pushtetit të ish-presidentit serb dhe jugosllav, Slobodan Millosheviq.
Ndryshe, Forumi për Zgjerim është forumi i dytë vjetor i Komisionit Evropian kushtuar procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Nikoqire e tij është komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Ky aktivitet mbledh zyrtarë të lartë të BE-së, liderë politikë të vendeve kandidate, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ky është viti i dytë radhazi që asnjë përfaqësues i institucioneve të Kosovës nuk është ftuar të marrë pjesë në forum.
09:11
I doli emri në përgjimet e “SkyEcc”, gjyqtari urdhër prokurorisë: Hetoni Vuçiç për lidhje me krimin!
09:04
Parashikimi i motit
08:54
22 milionë euro, kaq kushton Alta Banka! Ankandi shpallet më 30 nëntor
Dje
Anglia ia ndalë rekordin spektakolar Spanjës, me një fitore të madhe në Madrid
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Iskra Haxhi Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Lajme
Iskra Haxhi Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Lajme
I doli emri në përgjimet e “SkyEcc”, gjyqtari urdhër prokurorisë: Hetoni Vuçiç për lidhje me krimin!

Lajme
Parashikimi i motit

Lajme ditore
22 milionë euro, kaq kushton Alta Banka! Ankandi shpallet më 30 nëntor

Lajme ditore
Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

Lajme
Katër arinj pushtojnë bletarinë në Pelister, shkatërrojnë dhjetëra koloni bletësh

Lajme
Protestë masive në Çeki, mbi 350 mijë qytetarë kundërshtojnë planin e qeverisë për mediat






