Connect with us

Lajme

Konventë e një niveli tjetër!

Published

on

Shikuar nga mediet, KONVENTA dukej se ishte mirë e organizuar me një protokoll brilant.
Të parët e koalicionit VLEN kishin paraqitje brenda konditave politike me përmbajtje të ekujlibruar dhe domethënëse. Paraqitja ishte me fjalime të shkruara siç është paraktike në kësisoj tubimesh.
Shkëlqim në paraqitje padyshim se kishte edhe moderatori i konventës një djalosh i ri dhe me plotë refleksion.

Dhe padyshim se performim me plot dinjitet e qytetari pati kandidati i mundshëm për President z. Arben TARAVARI. Fjalimi i tij kishte mesazhe të respektit të ndërsjellë, paraqitja e tij ishte me ton dhe lëvizje të matura sipas natyrës së urtësisë të Arben Travarit.

Dhe enkas duhet theksuar se cili ishte momenti që shpërfaqi qytetarinë dhe kulturën politike në këtë Konventë. Ishte sipas protokollit paraqitja e asaj që mbështetë familjarisht dhe shpirtësisht në këtë garë politike bashkëshortin e saj Arbenin. Pretenduesja për zonjën e parë NORA TARAVARI vërtet kishte një fjalim mbreslënëse, me mesazhe falenderimi, mirëkuptimi dhe me vullnetin për mbështetje në shumë dimensione të shoqin e saj Arben Taravari dhe koalicionin VLEN. Për familjen TARAVARI të gjithë ata në sallë, jashtë sallës dhe kudo që mbështetin janë forca dhe respekti i ndërsjellë i tyre. Paraqitja e Nora Taravarit shpërfaqi moment qytetarie të stilit amerikan, e pa praktikuar deri më tani në mjediset tona dhe vendet për rreth. Emocionet e zonjës NORA u shkrinë në përmbajtjen brilante të fjalimit mesazhet e të cilës aritën në kurreshtjen e publikut e të cilët i pranuan me interesim të madh.
Arben TARAVARI si duket edhe me VLEN vazhdon të etabloj slloganin fitues, por tani ,POPULLI I PARI, sepse synon zyrën më të lartë publike në shtet.

Mund të thuhet se diçka mund të kishte shkuar jo mjaft mirë, p.sh. mund të jetë digresioni se nuk ishte palestra e vogël por VLEN e TARAVARI janë zmadhuar fuqishëm me mbështetës që synojnë fitoren.

Shkruan Qenan Aliu

Continue Reading

Lajme

Kos për Maqedoninë dhe vendet kandidate: BE e shqetësuar për sundimin e ligjit

Published

on

By

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se Bashkimi Evropian (BE) mbetet i shqetësuar për sundimin e ligjit në vendet kandidate, megjithëse ka pasur përparim të prekshëm në këtë fushë.

“Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, presioni mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, u tha Kos gazetarëve në një konferencë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, pas një diskutimi nga ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate mbi sundimin e ligjit në BE.

Danimarka mban aktualisht presidencën e Këshillit dhe Ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjer, deklaroi se sundimi i ligjit në BE është aktualisht vlera e saj më e rëndësishme.

Bjer deklaroi se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.

Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve “Beta”.(Telegrafi)

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani: Komuna në punë – Punime në tretoaret e dy rrugicave në Gostivar

Published

on

By

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për rregullimin e tretoareve në dy rrugicat e lagjes “Mara Ugrinova”, si pjesë e projekteve infrastrukturore që po realizohen në qytet.

“Para se të fillojmë me asfaltimin e tërësishëm, vijojnë punimet në rregullimin e tretoareve në dy rrugicat në ‘Mara Ugrinova’”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Ky projekt është pjesë e agjendës së punimeve që po realizohen aktualisht në komunë, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Published

on

By

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni.

“ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe.

Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian për ndikimet e “botës serbe” përputhet plotësisht me konstatimet e ish-kryeministrave dhe ish-presidentit të shtetit, duke theksuar se “në raport thuhet qartë se suksesi më i madh i këtyre strukturave është instalimi i tyre brenda VMRO-së”.

Sipas Snopçes, ndër shqiptarë dhe maqedonas nuk ka pasur konflikt mes dy luftërave botërore, por “konfliktin e kanë krijuar shërbimet serbe, të cilat edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim – një ndikim për të cilin nuk mund të amnestohet qeveria aktuale”.

Deputeti i kujtoi Mickoskit marrëveshjen e qeverisë me fondin pensional të Dodikut, si dhe provokimet e ministres së punës dhe politikës sociale të Serbisë. “Fatkeqësisht, edhe pas provokimeve të fundit në Manastir, qeveria vazhdon të heshtë”, tha Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme