Connect with us

Lajme

Koalicioni Arsovska-BDI në qytetin e Shkupit nga 20 sektor asnjë udhëheqës shqiptar

Published

on

Në një analizë të detajuar të paraqitur nga Sekretari i Komunës së Çairit, z. Faruk Nevzati, theksohet se në kuadër të qytetit të Shkupit veprojnë 20 sektorë administrativë, asnjë prej të cilëve nuk drejtohet nga shqiptarë, pavarësisht se shqiptarët përbëjnë 22.85% të popullsisë së qytetit sipas regjistrimit të vitit 2021. Nga 92 pozita udhëheqëse, vetëm 8 prej tyre janë të mbajtura nga shqiptarë, duke përbërë 8.7% të totalit. Nevzadi thekson se ky mosrespektim i përfaqësimit të drejtë është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe bën thirrje për veprime nga këshilltarët shqiptarë në mbështetje të përfshirjes së drejtë.

Postimi i plotë i z.Nevzati:
𝐍𝐄 𝐊𝐔𝐀𝐃𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐕𝐄𝐏𝐑𝐎𝐉𝐍𝐄 𝟐𝟎 𝐒𝐄𝐊𝐓𝐎𝐑𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐀𝐒𝐍𝐉𝐄𝐑𝐈 𝐍𝐆𝐀 𝐓𝐀 𝐍𝐔𝐊 𝐔𝐃𝐇𝐄𝐇𝐈𝐐𝐄𝐓 𝐍𝐆𝐀 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄‼️
⛔️Edhe pse sipas rregjistrimit të fundit të popullatës të vitit 2021 shqiptarët përbëjnë 𝟐𝟐.𝟖𝟓% të popullatë rezidente të Qytetit të Shkupit, kryetarët e Qytetit të Shkupit,, të gjithë me radhë që nga viti 2005 e këndej, vazhdojnë ta diskriminojnë administratorët shqiptar të cilët kursesi nuk po arijnë të marrin pozita udhëheqëse në sektorët e këtij institucioni.
➡️Në bazë të nenit 3 të Vendimit për Organizimin e Brendshëm të Qytetit të Shkupit, Administrata e Qytetit është e organizuar në 20 Sektorë. Asnjë nga këta sektorë nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë, Sipas këtij organizimi, në atë sektorë ku nuk është plotësuar vendi i punës me udhëheqës sektori, ai sektorë udhëhiqet nga ndihmës udhëheqës sektori ku gjithashtu asnjëri prej tyre nuk është shqiptar
➡️Sipas të dhënave zyrtare të mara nga UEB faqja e Qytetit të Shkupit, nga 𝟗𝟐 pozicione udhëheqëse në kuadër të administratës së Qytetit të Shkupit (Udhëheqës sektori, ndihmës udhëheqës sektori dhe udhëhqës departamenti) vetëm 𝟖 udhëhiqen nga kuadro shqiptarë ose 𝟖.𝟕%.
👉Në nenin 59 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale është qartë e përcaktuar se “Gjatë punësimit, në administartën komunale dhe në veprimtaritë publike që i ka themeluar komuna do të mbahet llogari për përfshirje të drejtë dhe përkatëse të qytetarëve të cilët u përkasin të gjitha bashkësive të përfshira në komunë 𝐧ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥𝐞𝐭 si dhe respektimi i kritereve për kompetencë dhe profesionalizëm”, kjo normë ligjore edhe pas 22 viteve të sjelljes së këtij Ligji, vazhdonë të shkilet nga udhëheqësija e Qytetit të Shkupit.
➡️Këshilltarët shqiptarë në Qytetin e Shkupit, gjatë votimit të planeve vjetore për punësim dhe avansim, duhet ti kenë parasyshë këto fakte‼️

Continue Reading

Lajme

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Published

on

By

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën për këshillin komunal të komunës së Vrapçishtit.

Në garën për kreun e komunës do të rikandidojë për mandatin e tretë Isen Shabani, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Evzal Arsllani nga BDI do të jetë bartës i listës për këshillin komunal.

Pas dorëzimit të kandidaturave, Shabani premtoi një fushatë transparente dhe shprehu dëshirën që zgjedhjet të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

Ai theksoi se vendimi i fundit qeveritar për ndarjen e banorëve në rezidentë dhe jo-rezidentë ka ndikuar në uljen e numrit të këshilltarëve komunalë në Vrapçisht – nga 19 në 15.

Duke u shprehur i bindur në fitoren e mandatit të tretë më 19 tetor, Shabani tha se kjo do të jetë një vlerësim i punës së bërë gjatë dy mandateve të kaluara.

Ndërkohë, bartësi i listës për këshillin komunal, Evzal Arsllani, nga fshati Dibërdoll dhe nga radhët e BDI-së, tha se “aty ku ka unitet, fitorja është e sigurt”. Ai theksoi se lista përfaqëson individë me reputacion dhe integritet të lartë dhe përfshin kandidatë nga disa subjekte politike pjesë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim.

Shabani dhe Arsllani u bënë thirrje qytetarëve të komunës së Vrapçishtit për mbështetje masive dhe për një fitore të thellë në zgjedhjet lokale.

Continue Reading

Lajme

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Published

on

By

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës është propozuar të jetë bartës liste i AKI-së për zgjedhjet e 19 Tetorit.

Ndryshe Artan Halili është një nga themeluesit e LR-PDSH-së.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, përmes një postimi në rrjetet sociale pasi sot dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij pranë KKZ për zgjedhjet lokale, në rrjtet sociale ka theksuar përkushtimin e tij për të qenë në shërbim të qytetarëve pa dallim, ashtu siç i ka shërbyer deri më tani si profesionist i mjekësisë.

“Do të jetë privilegj për mua që për katër vjet të jem në shërbim të Gostivarit, të cilin duhet ta ruajmë me zemrën e gjyshërve tanë dhe ta duam me zemrën e fëmijëve tanë”, shprehet Limani.

Ai thekson se si mjek i diplomuar ka dhënë betimin e Hipokratit për t’i shërbyer çdo qytetari pa asnjë dallim, dhe këtë parim e sjell me vete edhe në garën për drejtimin e komunës.

“Nëse më votoni dhe më jepni besimin tuaj, deklaroj me përgjegjësi të plotë se do të punoj me përkushtim maksimal për të gjithë, pa bërë dallime apo lëshime”.

Në deklaratën e tij, Limani thekson rëndësinë e projekteve konkrete dhe të realizueshme, duke vënë theksin tek arsimi, infrastruktura, ambienti dhe shërbimet publike si fusha ku do të përqendrohet puna e tij:

“Nuk premtoj magji, por premtoj para Zotit dhe para jush se do të punoj që çdo shkollë dhe kopsht të jetë më i sigurt dhe më modern, që të kemi më shumë rrugë, më shumë parqe e vende argëtimi, më shumë qendra shërbimi, më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër”.

Ai ka falënderuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, për besimin dhe përkrahjen, duke kujtuar se kandidatura e tij vjen në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i cili sipas tij ka bashkuar më shumë se kurrë qytetarët e Gostivarit.

Duke e përmbyllur fjalën e tij, z. Limani ka bërë thirrje për një fushatë të qetë, dinjitoze dhe të përqendruar tek qytetari:

“Le të jetë kjo fushatë një shembull dashurie për njëri-tjetrin, pa dallime partiake, fetare apo etnike. Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!”

Continue Reading

TOP Lajme