Njoftimi i autoriteteve për rritjen e pensioneve me 1,000 denarë në vjeshtë dhe po aq në pranverë nuk i përmbushi pritshmëritë e pensionistëve. Ata thonë pensionet nuk iu dalin as për gjërat më themelore, ndërsa çmimet po rriten dhe standardi i jetesës po fundoset.
Anketë
“1000 denarë? Asgjë. 1000 denarë asgjë. “
“Nuk jemi të kënaqur, çmimet e artikujve rriten vazhdimisht. Ata vetëm thonë se do ti ulin çmimet, por çmimet vetëm po rriten ”
“1000 denarë? Nuk jemi të kënaqur. Mbi 500 euro, të kalojmë disi. Ato duhet të zvogëlohen. Nuk mund të mbijetosh kështu. ”
“Rritja është e vogël. U desh të punohet më shumë për ngrirje të çmimeve. Tani isha në treg, gjithçka është më e shtrenjtë dhe nuk mora asgjë. Dua të them se gjërat dikur ishin më shumë nën kontroll, tani ka më pak kontrolle mbi çmimet dhe standardi po përkeqësohet. ”
Nga LSDM akuzojnë se pensionistët janë mashtruar rëndë nga VMRO-DPMNE, sepse nuk ka rritje të pensioneve prej 2,500 denarë, por paralajmërim për rritje të pensioneve prej vetëm 1,000 denarë
“DPMNE tha se pensionistëve me metodologjinë u është dhënë 5% të mjerueshme dhe kjo është më pak se 5%. Pensionistët mashtrohen rëndë – rritja e premtuar prej 2,500 denarë u shndërrua në simbolike 1,000 denarë. A duhet të trajtohet ekzistenca e bashkëqytetarëve tanë më të moshuar me një qëndrim kaq të poshtëruar? Sigurisht që jo. Përgjigja për pensionistët duhet të jepet nga VMRO-DPMNE – pse ata premtuan një gjë iu dha diçka poshtëruese, pra asgjë? “, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.
VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja duhet të ndalojë manipulimin, duke shtuar se kur bëhet fjalë për pensionistët, ata ishin të parët që i neglizhuan me pensione më të ulëta.
“LSD ka mashtruar çdo kategori qytetarësh në vend. Tani, përmes konferencave të tilla për shtyp, përsëri po përpiqet të manipulojë faktet. Kur bëhet fjalë për pensionistët, LSD neglizhoi ata me pensionet më të ulëta. VMRO-DPMNE rriti pensionet e pensionistëve me 5,000 denarë në mënyrë lineare dhe kjo vlen për të gjithë pensionistët, në një vit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Vitin e kaluar, përmes një rritjeje lineare të pensioneve, mbi 300,000 pensionistë morën një rritje prej 5,000 denarësh./Alsat.mk