Connect with us

Lajme

Ish ushtari i UÇK-së i reagon ashpër Zijadin Selës: Luftën do ta kesh hapur, më keqpërdore mua dhe familjen time!

Published

on

Ka shkaktuar shumë bujë në opinion vendimi i grupit të Zijadin Selës për tu bërë bashkë me Ali Ahmetin. Reagime ka patur edhe nga anëtarë të Aleancës të cilët i kanë besuar Ziadin Selës.

I tillë është edhe reagimi i ish ushtarit të UÇK-së, Lirim Bajrami, i cili është shprehur se Sela oër herë të dytë ka keqpërdorur mundin e tij dhe familjes së tij
“Detyrimisht të reagoj !
Ziadin, burrnia nuk matet me pëshen trupore sepse sasia më e madhe përbehet me më shumë fekale.
Luftën do ta kesh te hapur sikurse ai shoku yt, sepse keqpërdore për herë te dytë mundin dhe sinqeritetin tim dhe të familjes sime.”, ka shkruar Lirim Bajrami, ish ushtar i UÇK-ës.

Continue Reading

Lajme

Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus – Aleanca për Shqiptarët: Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët mirëpret dhe përshëndet qëndrimin e qartë dhe të prerë të Parlamentit Evropian, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ngritur alarmin për ndikimet e rrezikshme gjeopolitike që po destabilizojnë Maqedoninë e Veriut dhe rajonin më gjerë. Në Rezolutën e fundit të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET), për herë të parë identifikohet qartë ndikimi i strukturave të huaja, veçanërisht nga Serbia dhe Hungaria, në shërbim të interesave të Rusisë dhe Kinës.

Projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” është përmendur si një ndër kërcënimet më serioze për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe për sigurinë rajonale. Edhe më shqetësuese është fakti se, sipas dokumentit evropian, përfaqësues të qeverisë aktuale në Shkup po e mbështesin dhe promovojnë këtë projekt, duke rrezikuar kursin euroatlantik të vendit.

Pikërisht për këtë, ne në Aleancën për Shqiptarët e kemi ngritur zërin prej muajsh. Që në fillim të qershorit, Kryetari, z. Arben Taravari, paralajmëroi publikisht për ndikimin e thelluar serb në politikën, sigurinë dhe ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Këto nuk janë thjesht vlerësime politike – tashmë janë konstatime të qarta nga institucionet më të larta të Bashkimit Evropian.

Parlamenti Evropian kërkon hapjen e arkivave të ish-shërbimeve sekrete jugosllave (UDBA dhe KOS), si një hap drejt përballjes me të kaluarën dhe forcimit të demokracisë. Gjithashtu, janë identifikuar edhe tabloidet dhe mediat serbe si burime të dezinformimit të sponsorizuar nga Kremlini, të cilat manipulojnë opinionin publik në Maqedoninë e Veriut – me ndikim te 50% e qytetarëve të vendit.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që të gjitha partitë shqiptare dhe faktorët pro-evropianë të vendit të marrin përgjegjësinë historike dhe të distancohen pa ekuivok nga çdo aleancë me forcat që promovojnë ndikimin serbo-rus në rajon. Çdo përkrahje ndaj politikave të VMRO-DPMNE-së, të cilat janë vënë në shërbim të kësaj agjende, përbën tradhti ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit dhe ndaj interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Brukseli tashmë e ka kuptuar rrezikun. A e kupton edhe grupimi VLEN? A janë të gatshëm të bëjnë zgjedhjen e duhur për vendin, për të ardhmen dhe për sigurinë tonë kolektive?

Aleanca për Shqiptarët riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO, për transparencë, demokraci dhe një shtet funksional në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Shqiptarët po përjashtohen, ndërsa “Vlen” jeton në univers paralel! Në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, ku rasti më i fundit është Agjencia e Sigurisë Kombëtare, ku nga 41 të punësuar, vetëm një është shqiptar.

Ky diskriminim i hapur nuk është më thjesht shqetësim politik, është një goditje ndaj barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit. Të gjitha të dhënat e bëra publike këto ditë për punësimet dhe avancimet në institucione janë të vërteta dhe të konfirmuara zyrtarisht nga vetë institucionet e shtetit. Prandaj, as shpifjet, as defokusimi nuk mund ta mbulojnë të vërtetën që tashmë është e qartë për të gjithë: shqiptarët po përjashtohen!

Përkundër këtij realiteti të dhimbshëm, subjektet që ia mbajnë ison VMRO-DPMNE, heshtin ose jetojnë në një univers paralel, duke refuzuar të përballen me realitetin. Kjo qasje naive dhe aventuriere, përveçse nuk prodhon asgjë për shqiptarët, tregon qartë se janë të kapur dhe të pajtuar me logjikën përjashtuese të mentorve të tyre politikë.

BDI rikujton se integrimi i shqiptarëve në çdo nivel institucional nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese, e cila nuk mund të negociohet as të injorohet.

Shqiptarët nuk do të heshtin dhe as nuk do të dorëzohen.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Gjykata Kushtetuese na ndau në shqiptarë dhe maqedonas, nuk është në rregull kjo! S’duhet ta lejojmë

Published

on

By

Deputeti i ASh Taravari, Halil Snopçe nga foltorja e Kuvendit ka dalë me kritika për Gjykatën Kushtetuese.

Thotë se faktet janë se ajo ka bërë ndarjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërkaq ka bërë thirrje që të mos lejohet kjo.

Sipas tij, moskonstatimi i fakteve, mund të jetë fatale për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Fundja, ne jemi politikanë dhe politika është një ekzistencë që i nxjerr në shesh të vërtetat. Pra, qëllimi është t’i nxjerrim në shesh të vërtetat. Normalisht, ka njerëz që nuk i shohin, sikurse ata që votuan parëz… Pra, ka një fjalë që e përdor Kafka në “Kështjellën” e tij të papërfunduar që thotë se njeriu që i ka sytë e fashitur, nuk mund të sheh përtej fashës sado që mundohemi t’i bindim të shohin. Normalisht, ne nuk mund t’i bindim, por ne mund t’i konstatojmë faktet. Nëse nuk konstatojmë se një shtëpie i janë prishur tullat, atëherë do të shembet shtëpia. Ashtu mund të ndodh edhe me Gjykatën Kushtetuese. Nëse ne nuk i konstatojmë faktet, do të vijë një ditë që në mënyrë fatalistet do t’i konstatojmë faktet. Ku e kemi punën hej? Fatalitet për shtetin mund të jetë! Mos të harrojmë se Gjykata Kushtetuese është ajo që na ka ndarë në dy tabore: shqiptarë dhe maqedonas. Nuk është në rregull kjo! Nuk duhet ta lejojmë këtë gjë!”, deklaron Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme