Connect with us

Lajme

IPIS: Opozita shqiptare në epërsi të theksuar në zonën 6, kurse në zonën e dytë zgjedhore thuajse baraz!

Published

on

Instituti për Kërkime Politike Shkup (IPIS), sonte në Televizionin Shtetërorë ka publikuar rezultatet e sondazhit të fundit për zonën zgjedhore 2 dhe zonën zgjedhorë 6-të.

Sipas sondazhit, në zonën zgjedhore 2, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9% të votave kurse koalicioni opozitar VLEN, bashkë me Aleancën për Shqiptarët sipas sondazhit në zonën zgjedhore dy, do të merrte 6,8% të votave, (4,8% Lëvizja Europjane për ndryshim si dhe 2 % ASH).

Kurse në zonën zgjedhore 6-të sipas Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Bashkimi Demokratik për Integrim është forca e parë politike, para VLEN, VMRO-së dhe LSDM-së.

Sipas sondazhit, BDI-ja në zonën zgjedhore 6-të do të merrte 17,5%,kurse Opozita e bashkuar shqiptare 22,6% respektivisht (15.4%, LEN dhe 7,2% ASH) ,VMRO-ja me 8.5%, LSDM-ja me 4%, pas të cilave renditen edhe LEVICA po edhe partia e Maksim Dimitrievskit.
Duhet theksuar se sondazhi i ka të llogaritura votat e ndara të LEN dhe Aleances për shqiptarët, po rduke e ditur faktin se fraksioni i pakënaqur i Selës është gati i papërfillshëm në zonën e gjashtë zgjedhore , ku bën pjesë qyteti i Gostivarit si dhe në zonën e dytë ku nga 18 anëtarë të Kuvendit të ASH-së, 16 janë në anën e Taravarit./Fol.mk

Continue Reading

Lajme

Kryetari Limani dhe Ministri Taravari Inspektojnë punimet e rikonstruimit të dy rrugëve në Gostivar

Published

on

By

 

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, si përfaqësues i kabinetit qeveritar, dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale, kanë vizituar dy rrugë të cilat kanë nisur të rikonstruohen si pjesë e 13 projekteve të para të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

Këto dy rrugë janë rruga ‘Servet Bajrami’, e cila çon për në Banjicë të Poshtme, dhe rruga ‘Nikolla Tesla’, nga gjimnazi deri në fund të rrugës. Sipas kryetarit Limani, këto projekte kapin një vlerë prej rreth 30 milionë denarë dhe synojnë rikonstruimin e plotë të këtyre dy rrugëve, duke siguruar kushte më të mira infrastrukturore për qytetarët e Gostivarit.

“Me këto projekte, ne po investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë, duke ofruar infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të sigurt për ata. Rikonstruimi i këtyre rrugëve është një hap tjetër përpara në realizimin e qëllimeve tona për një qytet më të zhvilluar dhe më të aksesueshëm”, tha kryetari Limani gjatë inspektimit të punimeve.

Continue Reading

Lajme

Taravari viziton Spitalin e Gostivarit: Promovohen repartet e rinovuara dhe pajisjet kirurgjikale

Published

on

By

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka realizuar një vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku ka promovuar disa reparte të rinovuara dhe ka inspektuar investimet në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor.

Taravari ka theksuar rëndësinë e rinovimit të sallave kirurgjikale dhe pajisjeve moderne. Ai ka vlerësuar arritjet e drejtorit të spitalit, i cili ka arritur të krijojë një hapësirë me tre salla kirurgjikale nga dy që ishin më parë, duke mundësuar kështu që pacientët të presin më pak dhe të trajtohen më shpejt. Ministri gjithashtu ka vizituar një tavolinë kirurgjike të pajisur me të gjitha elementët e nevojshëm për realizimin e operacioneve të ndryshme.

“Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit vazhdon të mbetet lider në promovimin e punëve që janë bërë. Me mjete vetanake dhe sponsorizime, po punohet intensivisht për të përmirësuar kushte dhe për të ofruar shërbime mjekësore cilësore për qytetarët”, tha Taravari.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se një pjesë e repartit internistik është plotësisht e rinovuar dhe ka marrë informacione nga drejtori i spitalit për progresin në renovimin e repartit oftalmologjik. Taravari shprehu shpresën se punimet në këtë repart do të përfundojnë së shpejti, duke ofruar shërbime më të mira për pacientët.

Kjo vizitë e ministrit u realizua në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e kushteve më të mira për trajtimin e pacientëve në gjithë vendin.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Po punojmë me dinamikë në shkrirjen e VLEN-it në një subjekt politik

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka folur rreth shkrirjes eventuale të VLEN-it në një parti. Murtezani tha se Koalicioni VLEN nuk është kukull në qeveri, normalisht e kemi parasysh peshën politike të VMRO-së, por deri sa ne mbetemi konsistent në marrëveshjen politike dhe ajo realizohet pavarësisht dinamikës, nuk kemi të bëjmë me ndonjë problem.
“Integrimi i VLEN-it në një parti ka filluar më herët, me krijimin e një qendre të përbashkët të komunikimit, me grupin e përbashkët parlamentar, kryesin e përbashkët. Por nuk është lehtë që katër parti me katër strukture të ndryshme dhe me një background të ndryshim nuk është e lehtë të bëhet. Prandaj kësaj pune ju kemi qasur me një dinamikë më të kujdesshëm dhe një plan të detajuar”, tha Murtezani.
Ministri Murtezani tha se VLEN-i është krijuar si antipod i BDI-së dhe ata janë duke e luftuar korrupsionin dhe janë duke e institucionalizuar çështjen shqiptare.

Continue Reading

TOP Lajme