Connect with us

Lajme

INRM: Gjobë deri në 3.000 euro për EVN nëse nuk siguron qasje vizuale në njehsor

Published

on

Kemi dorëzuar kërkesë zyrtare në Inspektoratin Shtetëror për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, si dhe në Ministrinë e Energjetikës, që të konfirmojnë se cili prej tyre është përgjegjës për marrjen e masave dhe sanksionimin në rast se konsumatorët e energjisë elektrike nuk kanë qasje vizuele në njehsorët e tyre, informojnë nga Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (INRM).

Menjëherë pas marrjes së përgjigjes së tyre, theksojnë ata, opinioni do të informohet se cili organ inspektues është drejtpërdrejt përgjegjës për trajtimin e ankesave për refuzimin e aksesit në njehsorë. Sipas INRM, mohimi i aksesit në pajisjen matëse nuk është çështje teknike, por shkelje e drejtpërdrejtë e një detyrimi ligjor dhe arsye për sanksion.

“Ndonëse njehsorët janë në pronësi të EVN-së, ato janë gjithashtu pjesë e një shërbimi publik dhe qasja në to është element i domosdoshëm i transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorëve. Konsumatorët e energjisë elektrike kanë të drejtë ligjore për qasje vizuale në njehsorët e tyre, dhe çdo pengim i kësaj qasjeje nga operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në këtë rast EVN, përbën shkelje të Ligjit për Energjinë. Me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi më 29 maj 2025, operatori është i detyruar të sigurojë akses vizual në pajisjen matëse, pra konsumatori mund të shohë dhe kontrollojë personalisht dhe në çdo kohë të dhënat që pajisja regjistron. Vendosja e njehsorëve në kuti të mbyllura, në lartësi të paarritshme për qytetarin, në dhoma të mbyllura dhe të padukshme për qytetarin ose të vendosur në kabinete ku matësi nuk shihet, përbën akt ligjërisht të ndaluar”, thonë nga INRM.

Ligji, shtojnë ata, parasheh gjobë nga 1.000 deri në 3.000 euro për operatorin EVN nëse nuk e përmbush këtë detyrim ligjor.

“Kjo do të thotë se çdo qytetar që nuk mund të shohë matësin e tij dhe as të kontrollojë të dhënat e futura të konsumit, ka të drejtë të bëjë ankesë dhe të kërkojë inspektimin dhe sanksionimin e operatorit. Kjo vlen edhe për rastet kur njehsorët vendosen pas rrjetës metalike, xhami që nuk lejon leximin, apo nëse ndodhen në vende të papërshtatshme dhe të pasigurta që pengojnë aksesin”, njofton INRM, duke shtuar se qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të drejtën e tyre për të inspektuar dhe kontrolluar konsumin e tyre dhe të inkurajohen të raportojnë çdo shkelje.

Continue Reading

Lajme

VLEN në krizë: Faqa e Alternativës ndryshon emër, VLEN blenë faqe të reja për të ritur ndjekësit

Published

on

By

Koalicioni VLEN duket që edhe më tej vazhdon të mos gjej qetësi mes grupit. Jo më herët se para dy ditëve një faqes në Facebook i është ndryshuar emri nga “Shqiptarët e Kumanovës” më pas “Shqiptarët e Iliridës” dhe së fundmi është kthyer në VLEN. Një situatë jo e këndëshme me sot ka ndodhur edhe me Alternativën ku faqa zyrtare e kësaj parti ndryshoi emrin në “Hajnat e Alternativës”, shkruan Top24

Edhe pse më shumë se një vit koalicionim VLEN nuk ka aritur të tërheqë ndjekës respektivisht qytetarë të cilët do ti besojnë për të ndjekur këtë grupim politik.

Continue Reading

Lajme

Plas te Alternativa/ Mesut Bajrami: Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi të tregojnë kush po vjedh nga tenderët në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë

Published

on

By

Mesut Bajrami, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë nga zyrtarët e partisë së tij.

Në statusin e tij publik, Bajrami i drejtohet drejtpërdrejt kryetarit të Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, duke kërkuar që ata të dalin dhe të sqarojnë publikisht se kush po përfiton nga tenderët në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

“Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, dilni dhe tregoni kush po vjedh edhe nga tenderët e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë!” – shkruan Bajrami.

Ky reagim vjen në një kohë kur në opinionin publik janë shtuar zërat për një përplasje mes Afrim Gashit dhe Zeqirja Ibrahimit.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Alternativa ndërkohë që pritet që kjo deklaratë të ngjallë diskutime brenda vetë partisë. / TS/

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore

Published

on

By

Nga Blerant Ramadani- Sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët

Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush këtë parim. Ai nuk është reformë substanciale, por një fasadë ligjore që rrezikon të legalizojë përjashtimin përmes një retorike të re.

Në vend që të bazohet në detyrime të qarta, mekanizma kontrolli dhe sanksione konkrete, propozimi mbështetet mbi dëshira të mira dhe pritshmëri naive se institucionet do të vetërregullohen – ndërkohë që realiteti na dëshmon të kundërtën!

Një ligj pa mjete matëse dhe pa mekanizma detyrues nuk është instrument për barazi – është një alibi për ta shtyrë drejtësinë edhe më tej në kohë. E drejta për përfaqësim nuk mund të jetë një “mundësi”, por duhet të jetë një detyrim kushtetues i zbatuar dhe i monitoruar.

Si përfaqësues politik, nuk jemi kundër përfaqësimit – përkundrazi, jemi kategorikisht kundër çdo përpjekjeje për ta relativizuar atë. Kërkojmë një ligj që matet, zbatohet dhe kontrollohet, jo një tekst që krijon iluzionin e barazisë pa sjellë asnjë ndryshim real në terren.

Shqiptarët nuk kërkojnë favore – kërkojnë drejtësi. Dhe pa drejtësi në përfaqësim, nuk mund të ketë as barazi, as besim të ndërsjellë në këtë shtet.

Continue Reading

TOP Lajme