Connect with us

Lajme

Incident në Çair, forca të shumta policore, dyshohet se ka të plagosur

Published

on

Sonte në mbrëmje ka ndodhur një incident në Çair, mëson 4NEWS.mk.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person është sulmuar me thikë.

Në vendngjarje ka shumë njësi speciale të policisë, si dhe automjete të ndihmës së shpejtë, prej të cilave dy sapo janë nisur drejt Qendrës Klinike.
Sipas të dhënave të fundit, dy persona me lëndime të rënda janë hospitalizuar.

Continue Reading

Lajme

Arrestime në Zdunjë – Valdet Xhaferi: Regjim policor mbi shqiptarët e Gostivarit

Published

on

By

Banorët e fshatrave Zdunjë, Raven, Mirditë, Vërtok dhe Reçan janë vënë nën izolim nga një regjim policor i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, denoncon kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

“Prej disa ditësh me radhë, në kulmin e sezonit veror dhe në fluksin e mërgimtarëve, banorëve të kësaj ane të Gostivarit u është kufizuar liria e lëvizjes,” thekson Xhaferi. Sipas tij, ndalimi i kalimit në udhëkryqin e Zdunjës – që ndodhet në hyrje të qytetit – i ka detyruar banorët të përdorin rrugë alternative, duke përshkuar kilometra më tepër për të arritur në shtëpitë e tyre.

“Aq më keq, sot janë arrestuar disa banorë të fshatit Zdunjë vetëm pse kanë dashur të kthehen në shtëpi përmes rrugës kryesore,” shprehet i revoltuar Xhaferi.

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar e quan të papranueshme përparësinë që, sipas tij, po u jepet udhëtarëve drejt Ohrit, në kurriz të qytetarëve vendas:

“Pse duhet të jenë më të vlefshëm udhëtarët që shkojnë në Ohër, sesa banorët e fshatrave të Gostivarit?!”

Ai përfundon deklaratën me një paralajmërim politik:

“Shtetit policor, dhunës dhe regjimit po u vjen fundi së shpejti, në tetor!” /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Skandaloze: Ilija Dimovski: “Do të festojmë kur Maqedonia të jetë vërtet Maqedoni”

Published

on

By

Ish-deputeti dhe ish-zyrtari i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, ka reaguar me një mesazh simbolik me rastin e Ditës së Ilindenit, duke shprehur pakënaqësi ndaj gjendjes aktuale në vend dhe duke theksuar se “liria ende nuk është punë e kryer”, shkrun Flaka

“Në atë ditë kur Maqedonia do të jetë Maqedoni, atëherë do të festojmë. Sot, mundemi vetëm të përkujtojmë. Përkujtojmë sepse liria nuk është punë e përfunduar,” ka shkruar Dimovski në rrjetet sociale.

Ai shtoi se aspirata për një Maqedoni të bashkuar në një Evropë të bashkuar duhet të mbetet ideale e përjetshme:

“Rroftë Maqedonia e bashkuar në një Evropë të bashkuar! Qoftë i përjetshëm ideali për lirinë e Maqedonisë! I përjetshëm qoftë Ilindeni!”

Deklarata e Dimovskit përkon me debatet e ndezura mbi identitetin shtetëror dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Flaka

Continue Reading

Lajme

Pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë, reagon komuniteti shqiptar në Australi

Published

on

By

Komuniteti Shqiptar në Australi ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli midis përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë dëgjuar thirrje raciste dhe kërcënime të hapura me përmbajtje anti-shqiptare.

Në një deklaratë zyrtare, komuniteti shprehet thellësisht i shqetësuar për përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, veçanërisht në një ngjarje publike sportive ku ishin të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, përfshirë Kryeministrin Hristijan Mickoski, Zëvendës Kryeministrin Stojançe Stoilkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Toshkovski, si dhe figura të tjera të qeverisë.

“Edhe më shqetësuese është heshtja e këtyre udhëheqësve përballë një situate të tillë alarmante. Mosreagimi i tyre i bën bashkëfajtorë në përhapjen e një klime frike dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Shqiptar-Australian i bën thirrje autoriteteve në Shkup që të dënojnë publikisht dhe menjëherë këto akte raciste dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e popullsisë shqiptare në vend, e cila përbën rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, deklarata u bën thirrje të gjitha përfaqësive diplomatike në Shkup që të reagojnë me vendosmëri ndaj kësaj ksenofobie të papranueshme dhe të kërkojnë një përgjigje zyrtare nga institucionet maqedonase.

“Këto incidente janë vetëm vazhdimësi e një trajtimi sistematikisht diskriminues ndaj shqiptarëve në këtë shtet, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më indiferent”, përfundon deklarata e komunitetit shqiptar në Australi.

Continue Reading

TOP Lajme