Connect with us

Lajme

Ibrahimi: Në zgjedhjet lokale luan rëndësi të madhe emri i kandidatit

Published

on

 

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit. Ibrahimi është shprehur se është akoma herët të flitet për emra, pasi akoma nuk e dinë se cila parti në cilin komunë do të garojë. Siç tha ai vetëm kur të qartësohen të gjithë situatat atëherë do të bëhen të ditur emrat.

“Në zgjedhjet lokale më shumë varet nga emri i kandidatit, përkundër partisë politike. Ne po përpiqemi se çdo kush t’i ofrojë emrat më të pranuar dhe më të kërkuar nga qytetarët në komunat të cilat ata duhet të garojnë”, u shpreh Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Published

on

By

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit.

“Një takim punë me kryesinë e ngushtë të shtabit ASH- Likovë dhe kandidatët për këshilltarë Komunal!
19 Tetori po vjen bashkë me fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

Lajme

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

Published

on

By

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.

Sot (15.09.2025) në orën 15:30, SPB Veles morri njoftim se një person femër është gjetur me lëndime nga një objekt i mprehtë në rrugën Koço Racin në Veles.

Policia shkoi në vendngjarje dhe përcaktuan se personi ishte R.K. (31) nga Velesi, e cila u transferua nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë në Spitalin e Velesit, ku u shpall e vdekur.

Menjëherë më pas, në shtëpinë e babait të saj në të njëjtën rrugë, u gjet i vdekur edhe babai i saj, K.K. (68), i cili gjithashtu kishte lëndime nga një objekt i mprehtë.

Në shtëpi u gjet edhe I.S. (39) nga Shkupi, ish-partner i R.K.-së, me lëndime nga një objekt i mprehtë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai i ka sulmuar të dy, pas së cilës është lënduar edhe vetë. Pasi u transferua në spitalin e Velesit, edhe ai u shpall i vdekur.

Një hetim po kryhet nga prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles dhe po merren masa për sqarimin e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Published

on

By

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Raven.

Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë që parasheh ndërtimin e gjithsej 16 këndeve lojërash në të gjitha vendbanimet e komunës.

Kryetari i komunës, Valbon Limani theksoi se se investimet të tilla janë dëshmi e përkushtimit të pushtetit lokal ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe zhvillimit të një ambienti të shëndetshëm për ta.

“Në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven vendosëm një kënd të ri lojërash, pjesë e projektit tonë me gjithsej 16 kënde lojërash që do të vendosen në të gjitha vendbanimet e komunës. Ta gëzojnë fëmijët tanë”, shprehet Limani.

Ndryshe, projekti i këndeve të lojërave synon jo vetëm krijimin e hapësirave argëtuese dhe edukative për fëmijët, por edhe nxitjen e aktiviteteve në natyrë, zhvillimin social dhe fizik të tyre, si dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

Continue Reading

TOP Lajme