Connect with us

Lajme

HUTA Tetovë reagon ndaj prezantimit të donacionit serb për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”: Historia shqiptare nuk mund të anashkalohet

Published

on

Organizata HUTA Tetovë ka reaguar ndaj mënyrës së prezantimit të donacionit prej 800.000 eurosh nga kompania serbe Unipromet Çaçak, me pronar Ratko Popoviq, për rinovimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke shprehur shqetësim për konotacionin monoetnik që, sipas tyre, i është dhënë projektit në komunikimin publik.

Sipas reagimit të HUTA-s, prezantimi i donacionit është fokusuar vetëm në trashëgiminë maqedonase të objektit, duke anashkaluar plotësisht historinë e pasur shqiptare që lidhet me këtë shkollë. Ata kujtojnë se ndërtesa në fjalë nuk ka qenë vetëm një vatër arsimore për nxënës maqedonas, por edhe për shqiptarët, sidomos gjatë periudhës 1941-1945 kur aty ka funksionuar shkolla fillore e parë shqipe “Tajar Tetova”.

Reagimi i plotë:

“HUTA Tetovë, organizatë e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare në rajonin tonë, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me mënyrën në të cilën është prezantuar dona­cioni prej 800.000 € nga Kompania Unipromet Çaçak, me pronar nga Serbia, Ratko Popoviq, për rinovimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke iu dhënë një konotacion ekskluzivisht monoetnik.
Sipas dëshmisë mediatike, këtij projekti i jepet konotacion monotetnik për shkak siç potencohet që nga kjo godinë kanë dal shumë figura të shquara maqedone.

Ne duam të potencojmë institucionet qendrore dhe lokale që ky objekt nuk i ka shërbyer vetëm popullit Maqedonas por edhe ati Shqiptarë, pasi që në këtë shkollë gjatë gjithë kohrave kanë mësuar edhe nxënës shqiptarë, por veçmas gjatë periudhës 1941-1945 në këtë godinë ka qenë e vendosur shkolla fillore e parë shqiptare “Tajar Tetova”.

Ne i bëjmë thirrje Komunës së Tetovës dhe donatorëve privatë:
1. Të ndërmerren hapa konkretë për të përfshirë historinë shqiptare të këtyre godinave.
2. Të pastrohet komunikimi publik nga elementë që mund të interpretohen si përkrahje e ndarjes identitare në institucion.
3. Transparencë në përmbajtjen e marrëveshjes, kushtet që mund të përfshijë, si dhe ndikimin e mundshëm të saj në komunitet.

HUTA Tetovë mbetet e gatshme për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim me partnerë lokalë dhe nacionale, me qëllim që çdo investim në edukimin dhe trashëgiminë tonë të përforcojë unitetin dhe identitetin kulturor shumëgjuhësh që na karakterizon si zonë.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe shpresojmë në reflektim institucional dhe përmbushje të vlerave të përbashkëta”, përfundojnë nga Huta.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Kam ngritur disa herë çështjen e shkollave fetare – Shaqiri solli një ligj për këto shkolla

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka folur për ligjin për medresenë “Isa Beu” në Shkup duke theksuar se ASH dota përkrah pasi për këtë ka qenë e angazhuar. Snopçe theksoi se edhe në kohën e ministrit Jeton Shaqirir u soll një ligj i tillë por u anulua nga gjykata kushtetuese.

Shpreha përkrahjen time për ligjin për të drejtat dhe detyrimet e shkollave fetare, me të cilin shpresojmë fuqishëm që njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet statusi i nxënësve të medresesë “Isa Beu”.
Potencova se në mandatin e kaluar fuqishëm u angazhova për këtë çështje. Atëherë kishte edhe një propozim ligj i cili u refuzua. Problemi kryesor ishte Kisha Ortodokse që nuk pajtohej me rregulimin ligjor të kësaj çështje.

Ish kryeministri Kovaçevski kërkoi që të jem antar i Komisionit në kuadër të ministrisë së arsimit që do angazhohet pēr këtë çështje. Me ministrin e atëhershëm Jeton Shaqiri kishte një dakordsi dhe si pasojë kishim një vendim nga ana e qeverisë teknike. Fatkeqësisht ai vendim u rëzua nga ana e gjykatës kushtetuese.

Unë shpresoj fuqishëm që kësaj radhe dot kemi zgjidhje reale. Unë e përkrahi fuqishëm ligjin në fjalë duke shpresuar se qeveria është koordinu edhe me Kishēn Ortodokse dhe se nuk bën blof në lidhje me kushtetueshmërinë e ligjit, kjo pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që përsëri të luajmë me fatin e këtyre nxënësve.

Continue Reading

Lajme

ASH: Kërkesa konkrete për drejtësi dhe transparencë në sistemin arsimor

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët kërkon financim të barabartë për të gjitha universitetet publike; përfshirje të komunitetit akademik shqiptar në çdo reformë dhe krijimin e një Komisioni të Pavarur për mbikëqyrjen e përdorimit të IA-së në shkolla. .

Belinda Amiti: “Arsimi nuk është terren për eksperimente politike apo teknologjike. Është themeli i së ardhmes sonë dhe duhet të trajtohet me drejtësi, dinjitet dhe vizion.”

Continue Reading

Lajme

Belinda Amiti – ASH: Kundërshtim i fuqishëm ndaj përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale në shkolla

Published

on

By

Përdorimi i IA-së po futet në arsim pa strategji kombëtare, pa pilotim dhe pa kuadër etik e shkencor.

Belinda Amiti: “Nuk mund të bëjmë eksperiment me trurin e fëmijëve tanë. Teknologjia duhet të ndihmojë arsimin, jo ta zëvendësojë atë. Kërkojmë kontroll, jo improvizim.”

Continue Reading

TOP Lajme