Connect with us

Politika

Hasani: Arsovska, Bexheti dhe Levica nuk lejuan organizimin e tubimit në Sheshin Maqedonia, çdo përgjigje ditën e hënë do të ishte e vonshme

Published

on

Bashkim Hasani nga VLEN ka informuar se siç e kërkon procedura kanë kërkuar kërkesë deri tek qyteti i Shkupit që tubimin Qëndror ta organizojnë në Sheshin Maqedonia në Shkup, siç theksoi Hasani për të parë të gjithë se çka është tubim madhështor.

“Deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga qyteti gjë që nënkupton që përgjigja është negative, e këtë vendim e kanë marrë kryetarja Danella Arsovska, Blerim Bexheti bashkë me Levicën të cilët janë në koalicion. Në panik për të pamundësuar koalicionin VLEN të organizojë tubim, duke ditur atmosferën dhe përkrahjen e madhe të qytetarëve çdo përgjigje që do të vinte ditën e hënë do të ishte e vonshme dhe tendencioze për shkak kohës së shkurtë për organizim”, tha Hasani.

Hasani informoi se fushata pëmbyllëse për president do të bëhet në Sheshin e Skënderbeut.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Programi “Saraji 2025–2029” po shkruhet bashkë me qytetarët

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve.

Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com
– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Tahir Bexheti, zgjidhet kryetar i shtabit të degës së Bogovinës

Published

on

By

Arben Taravari, kryetar i ASh-së ka njoftuar se kjo strukturë partiake ka zgjedhur kryetarin e shtabit të degës së Bogovinës, njofton Top24

“Z.Tahir Bexheti u zgjodh sot kryetar i shtabit të degës së Bogovinës.

Urime dhe Suksese Tahir!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Njomza Shaqiri reagon pas vendimit të KShZ-së: Në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23

Published

on

By

Zëdhënsja e ASh-së, Njomza Shaqiri ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ulur numrin e këshilltarëve komunalë, njofton Top24

Ajo thotë se me këtë vendim, në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23.

“Më shumë parti se këshilltarë komunal

Duke e ulur numrin e këshilltarëve komunal në Gostivar, nga 31 në 23, do të ulet ndjeshëm përfaqësimi i zërit qytetar shqiptar dhe forca e vendimmarrjes në nivel komunal.
Shqiptarët më shumë se kurrë duhet të veprojnë
BASHKË!
Për komunat tona, për ardhmërinë tonë!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme