Connect with us

Lajme

Hamza Nuhiu përfaqëson FRASH në trajnim evropian për demokracinë

Published

on

Nga data 14 deri më 22 qershor 2025, Hamza Nuhiu, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – dega Çair (FRASH), mori pjesë në një trajnim ndërkombëtar me temën “Demokracia, menaxhimi i polariteteve të demokracisë”, i zhvilluar në Bansko të Bullgarisë, informon PressOnline.al

Në këtë projekt të organizuar nga Bashkimi Evropian, VVI Foundation dhe Erasmus+, Nuhiu ishte një nga 28 pjesëmarrësit, mes të cilëve ishin liderë të forumeve rinore të partive politike dhe drejtues të OJQ-ve nga 8 shtete të ndryshme evropiane.

Gjatë programit u organizuan sesione të fokusuara në menaxhimin e demokracisë, analiza të zbatimit të saj në vendet pjesëmarrëse, si dhe aktivitete bashkëpunuese dhe sfiduese në natyrë.

Përvoja më e veçantë, sipas Nuhiut, ishte ndjekja e ligjëratave të profesorit të njohur amerikan, Dr.William Benet, ideator i konceptit “Demokracia Plurale”, i cili ndau me pjesëmarrësit një qasje të thellë mbi pluralizmin demokratik dhe sfidat e kohës moderne.

Nuhiu falënderoi të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për përkrahjen dhe mundësinë përfaqësuese.

“Rinia, çelësi i Tetorit”, ishte mesazhi përmbyllës ngakreu i FRASH, Çair.

Continue Reading

Lajme

Petar Bogojeski nuk u largua, u promovua – Gazetari Jonuzi: Ka marrëveshje me Mickoskin dhe VMRO-në për zgjedhjet lokale!

Published

on

By

Gazetari Destan Jonuzi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj lajmeve për shkarkimin e Petar Bogojeskit. Ai hedh poshtë pretendimet për shkarkim dhe zbulon prapaskena të reja politike që përfshijnë marrëveshje me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si dhe bashkëpunim për zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë i Jonuzit:

“Petari nuk u shkarkua. Mos e gënjeni opinionin. Ai është pajtuar me Mickoskin për funksion tjetër në kuadër të Qeverisë.

Madje ajo që është më interesante – ka bërë marrëveshje koalicion me VMRO-në për zgjedhjet lokale. Tash kushdo që do e ketë mbështetjen e VMRO-së në zgjedhjet lokale e ka edhe të Petarit.

‘Gllavata gore…’, ka përfunduar Jonuzi.

Continue Reading

Lajme

23-0 në fondin pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut

Published

on

By

Fondi Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, përmes agjensionit për Administratë ka shpallur konkurset për të 23 vende pune në këtë institucion ku të gjitha vendet e punës janë shpallur për pjesën e Maqedonisë lindore ku nuk ka shqiptarë duke thelluar kështu ndasitë me 23 punësime maqedonas dhe asnjë shqiptarë, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Shpërblehet antishqiptari Petar Bogojeski: Nga Erasmus shkon në një pozicion tjetër qeveritar, ai përpërit marrëveshjen e koalicionit me Mickoskin

Published

on

By

Kryetari i partisë Koncepti Maqedonas, Petar Bogojeski, partner i koalicionit të VMRO-DPMNE-së në pushtet, njoftoi se dje është takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe në atë takim janë dakorduar për rishpërndarjen e pozicioneve dhe institucioneve që do të menaxhohen nga Koncepti Maqedonas brenda degës ekzekutive, si dhe është konfirmuar se Bogojeski do të drejtojë një institucion tjetër. Ai është aktualisht Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, dhe u emërua në prill të vitit 2025.

“Në përputhje me Vendimin e Kryesisë së partisë politike Koncepti Maqedonas i datës 23.06.2025, sot u zhvillua një takim zyrtar midis Kryetarit Dr. Petar Bogojeski dhe Kryetarit të VMRO-DPMNE Dr. Hristijan Mickoski, në të cilin u konkludua si më poshtë: Së pari, u konfirmua bashkëpunimi i mirë në kuadër të Koalicionit “Maqedonia Juaj”. Së dyti, u dha një vlerësim pozitiv për funksionimin e Qeverisë së Koalicionit deri më tani, me një tregues të fokusit shtesë në fusha të caktuara të prioriteteve politike. Së treti, u ra dakord për një paraqitje të përbashkët në Zgjedhjet e ardhshme Lokale në vitin 2025, me një bindje të përbashkët për një fitore të madhe”, njoftoi Bogojeski.

Koncepti Maqedonas ka paraqitur sugjerimet e tij për prioritetet programore të Qeverisë për vitin e ardhshëm, për të cilat Bogojeski thotë se publiku do të informohet në kohën e duhur.

Në vitin 2018, kur Bogojeski, si një “reformator dhe fraksionist”, u shkarkua nga pozicioni i tij si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, pas së cilës ai formoi Konceptin Maqedonas.

Kryeministri Mickoski tha në aktivitetin e sotëm me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Administratës Publike se kjo ditë është “një thirrje për të kapërcyer më në fund sëmundjet që kanë gërryer administratën publike për një kohë shumë të gjatë dhe për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm: partishmëria, nepotizmi, joefikasiteti, klientelizmi”.

“Ka ardhur koha për ndryshim. Ndryshim i vërtetë. Për një kohë në të cilën dija dhe përpjekja do të jenë më të rëndësishme se një kartë anëtarësimi në parti. Për një kohë në të cilën profesionalizmi do të jetë standardi, jo përjashtimi”, tha Mickoski, ndër të tjera.

Continue Reading

TOP Lajme