Në qytetin e Gostivarit prej ditësh ka filluar shenjëzimi horizontal i rrugëve. Shenjëzimi bëhet me metodën termo plastike.
“Në vijim e sipër është vijëzimi i sinjalistikës horizontale rrugore me metodën “thermo-plastic”, njoftoi Arben Taravari, kryetar komune.
Përveç vijave të bardha në mes të rrugëve, janë duke u shenjëzuar edhe vendkalimet e këmbësorëve, në mënyrë që kalimi i rrugëve për këmbësorët të bëhet sa më i sigurt. Gostivari Sot