Connect with us

Lajme

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Published

on

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes” i cili iu nda gjatë një manifestimi ditën e djeshme në Tiranë nga Federata e Paqes Universake për kontributin e tij. Ky titull është titulli i dytë me radhë që i ndahet Xhezairit pas atij që i ndau presidenca e Kosovës për “Kontribut dhe Merita për Pavarsinë e Kosovës”, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Published

on

By

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme me NATO-n, e cila do të mbrojë vendet arabe që përballen me sulme, raporton gazeta libaneze Al-Akhbar, duke cituar një zyrtar të paemërtuar në Kajro.

Raporti thekson se propozimi u bë fillimisht rreth nëntë vjet më parë, por nuk avancoi. Ndërsa raporti nuk e thotë hapur, ai sugjeron se sulmi i fundit i Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamas-it në Katar i ka dhënë shtysë të re kësaj iniciative, shkruajnë mediat izraelite.
Sipas këtij raporti, Egjipti po propozon të përfshijë rreth 20,000 personel ushtarak të vet në forcë dhe po punon për të zhvilluar mekanizmin se si një forcë e tillë do të aktivizohet, “duke e lejuar atë të përdoret kur është e nevojshme dhe duke e formuar në një mënyrë të përshtatshme me popullsitë e vendeve arabe dhe forcat e tyre të armatosura, duke marrë parasysh ekuilibrat rajonalë dhe politikë në formim, qoftë në aspektin e përfshirjes së personelit ushtarak nga vende si Maroku dhe Algjeria, apo ndarjen e pozicioneve të komandës”, sipas zyrtarit.

“Kajro dëshiron të mbajë pozicionin e parë të komandës, ndërsa t’ia japë të dytin Arabisë Saudite ose njërit nga shtetet e Gjirit”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajme

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Published

on

By

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha aktivitetet politike brenda koalicionit.

Në një komunikim përmes mesazheve private, të cilat i kemi siguruar, Ristemi deklaron:
“E njoha shumicën prej jush. Nga tani nuk merrem më me asnjë aktivitet politik të VLEN.”

Burime të afërta me zhvillimet brenda VLEN bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e dorëheqjes lidhet me pakënaqësitë për mënyrën se si është përpiluar lista e kandidatëve për këshillin komunal. Sipas këtyre burimeve, lista është “diktuar nga Shkupi”, konkretisht nga një ministër i VLEN-it me origjinë nga Gostivari.

Ky zhvillim vjen si goditje për strukturat lokale të VLEN, duke nxjerrë në pah mungesën e unitetit dhe tensionet e brendshme në këtë koalicion.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Published

on

By

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor, përfaqësues të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzuan kandidaturat e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar komune dhe anëtarë të këshillit të Komunës së Gostivarit.

Kandidati për kryetar komune është Valbon Limani (kryetari aktual i komunës) i cili i përket krahut të Aleancës për Shqiptarët, të cilin e udhëheq Arben Taravari. Bartës i listës për anëtarë të këshillit komunal është Valdet Xhaferi, kryetar aktual i degës së BDI-së.

“Kjo kandidaturë bazohet në dëshirën për të bërë më të mirën për Gostivarin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar dhe për t’iu përkushtuar qytetit tonë. Do të ketë shumë projekte, do të punohet në transformimin e komunës. Shpresojmë që para fushatave zgjedhore të ketë një periudhë në të cilën do ta realizojnë atë se çfarë nuk është bërë deri më tani në Gostivar”, tha Limani.

Valdet Xhaferi për listën që kryeson tha se bëhet fjalë për persona jashtëzakonisht cilësorë dhe se janë plotësisht një përbërje kozmopolite. Ai nuk donte të parashikonte se sa vende do të fitojnë.

Përveç Limanit në garën për kryetar të Komunës së Gostivarit në garë janë edhe Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN. Listën e tyre me 23 emra e kryeson Bashkim Hasani, një ish-anëtar i shquar i BDI-së. Si kandidat i pavarur në garë hyri edhe Visar Ademi, i cili aktualisht nuk ka mbështetje nga një listë për këshilltarë.

Lista me kandidatë deri dje kanë dorëzuar LSDM, me bartës të listës Bojan Zafirovski, dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE, bartë i së cilës është Martin Andonovski.

Continue Reading

TOP Lajme