Connect with us

Lajme

Forumi Rinor i AKI-it hapi shtabin zgjedhor në Gostivar: Rinia në qendër të fitores

Published

on

Me pjesëmarrjen e qindra të rinjve dhe aktivistëve, Forumi Rinor i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Gostivar për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ngjarja u zhvillua nën moton domethënëse “Bashkë për Rininë, Gostivarin, Valbonin dhe Valdetin”, duke vendosur rininë në qendër të këtij procesi zgjedhor.

Në fjalën e tij, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe njëherësh kandidati i koalicionit AKI për një mandat të ri, Valbon Limani, theksoi se këto zgjedhje nuk janë vetëm për një mandat lokal, por për të ardhmen e shqiptarëve dhe për një mesazh të qartë të qëndrueshmërisë kombëtare. Ai nënvizoi rolin e rinisë, duke theksuar se gjysma e listës së këshilltarëve përbëhet nga të rinj që do të jenë zëri i qytetarëve në Këshillin Komunal.

Ndërkaq, bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi, i cilësoi këto zgjedhje si një moment historik për shqiptarët, duke theksuar se rinia është tashmja dhe jo vetëm e ardhmja. Ai premtoi ide inovative dhe një përfaqësim më të afërt me qytetarët.

Ngjarja u fuqizua edhe më shumë nga pjesëmarrja e liderit të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, i cili u shpreh i bindur se Gostivari do të fitohet që në raundin e parë, duke vlerësuar figurat e reja që do ta udhëheqin qytetin. Po ashtu, deputeti i AKI-së, Talat Xhaferi, e lidhi këtë proces me zhvillimet në nivel qendror, duke e cilësuar fitoren lokale si një paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me këtë mobilizim, Forumi Rinor i AKI-së konfirmoi rolin e vet si një shtyllë kyçe e angazhimit qytetar dhe politik, duke dëshmuar se rinia e Gostivarit është gati të marrë përgjegjësinë për ndryshimin dhe zhvillimin demokratik të komunës.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri dhe bartësi i listës sonte kanë takuar banorët e fshatit Dobrosht ku kanë bashkëbiseduar për nevojat dhe hallet e tyre nga ku edhe morën bekimin për fitoren e madhe të 19 Tetorit, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Published

on

By

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), në një takim madhështor të organizuar nga Forumi i Gruas në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky aktivitet shënoi një nga momentet më të rëndësishme të fushatës elektorale, duke vënë në qendër rolin vendimtar të grave në jetën politike dhe shoqërore të qytetit.

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të dytë nga AKI, dr. Valbon Limani, theksoi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave në pozita drejtuese.

> “Një nga vendimet më të rëndësishme gjatë mandatit tim ka qenë emërimi i një gruaje në krye të një ndërmarrjeje publike – për herë të parë në historinë e Gostivarit – dhe ajo po e menaxhon me sukses të plotë. Në mandatin e ardhshëm, do të angazhohem që edhe më shumë gra të jenë pjesë e strukturave drejtuese,” – u shpreh Limani, duke nënvizuar vendosmërinë e AKI-së për të arritur një fitore bindëse më 19 tetor me përkrahjen e fortë të grave.

Ai gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve, duke i cilësuar këto zgjedhje si një moment historik për qytetin dhe për të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Valdet Xhaferi, bartës i listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit nga AKI, u bëri thirrje qytetarëve për përkrahje masive ndaj kandidaturës së Valbon Limanit.

> “Vota për Valbonin është votë për barazi, ndershmëri, mirëqenie dhe përparim shoqëror. 19 tetori nuk është vetëm një datë zgjedhjesh – është një thirrje për bashkim dhe emancipim,” – theksoi Xhaferi.

Në takim mori pjesë edhe znj. Arta Bilalli Zendeli, Sekretare për Mundësi të Barabarta pranë BDI-së, e cila nënvizoi nevojën që kërkesat dhe prioritetet e grave të pasqyrohen në politikat lokale.

> “Pushteti lokal prek çdo aspekt të jetës së grave – nga arsimi, shëndetësia, çerdhet, deri te shërbimet publike. Ju ftoj të bëheni arkitektet e një Gostivari të ri, duke dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e çdo nëne, gruaje dhe motre,” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, Elfete Ismaili, Kryetare e Asamblesë së Gruas pranë ASH-së, vlerësoi lart mobilizimin e grave si një faktor vendimtar për fitoren e AKI-së në Gostivar, ndërsa sipas saj, në këtë qytet fitorja do të jetë me rezultat 3:1.

> “Energjia që po sjellin gratë në këtë fushatë është e jashtëzakonshme. Jemi të përkushtuara, të organizuara dhe të gatshme për të trokitur në çdo derë për të çuar përpara këtë frymë bashkimi dhe fitoreje,” – deklaroi Ismaili.

Kryetari i ASH-së dhe njëherësh një nga liderët kryesorë të koalicionit AKI, z. Arben Taravari, e cilësoi këtë garë elektorale si një plebishit për të ardhmen politike të shqiptarëve dhe për drejtësinë sociale.

> “Votat nuk duhet të shpërdorohen për dy kandidatë të dalë nga strukturat e VMRO-së në Gostivar. Ato duhet të orientohen aty ku janë vlerat e mirëfillta dhe përfaqësimi real i shqiptarëve – te Aleanca Kombëtare për Integrim, për Valbonin dhe Valdetin,” – tha Taravari.

Takimi u organizua nga forumet e grave të partive përbërëse të koalicionit AKI në Gostivar. Vlen të theksohet se nga 23 kandidatët për këshilltarë në Këshillin Komunal, gjysma janë gra – një dëshmi e qartë e përkushtimit të AKI-së për barazi gjinore dhe përfshirje aktive të grave në proceset vendimmarrëse.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete

Published

on

By

Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani në fshatin Gradec.

Në fjalimin e tij, Shabani theksoi se bashkimi për një qëllim të përbashkët është çelësi i suksesit: “Bashkimi ynë për një qëllim – për fitoren dhe për zhvillimin e komunës sonë. Bashkë do të sjellim rezultate konkrete!”

Ai theksoi se fitorja do të nisë pikërisht nga Gradeci, duke shfaqur optimizëm dhe angazhim për zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë komunën e Vrapçishtit.

Continue Reading

TOP Lajme