Connect with us

Lajme

Fokus: Arben Fetai – i kthyer nga Belgjika me ambicie për qeverisje të mirë në Maqedoni, surpriza më e madhe e Taravarit

Published

on

“Nga të gjithë njerëzit e VLEN-it në Ilindenska, ministri përgjegjës për transparencë dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili është më pak i njohur për publikun e gjerë, por që tërhoqi shumë vëmendje me biografinë e tij, si dhe me disa nga reagimet, konsiderohet si surpriza më e madhe”.

Fetai ka lindur në Kumanovë, por është shkolluar jashtë vendit. Ai ka shtetësi të dyfishtë – maqedonase dhe belge. Ndaj një pjesë e opozitës reagoi se ai paraqet rrezik për interesat shtetërore dhe kombëtare. Në të kundërt, Taravari e promovoi Fetain si kuadër me biografi të shkëlqyer, i cili do të linte përkohësisht punën dhe familjen në Belgjikë për të punuar në qeverinë maqedonase. Ai, nga ana e tij, premton të forcojë transparencën e institucioneve dhe të përmirësojë praktikat e mira të qeverisjes.

Në Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, partneri i dytë për nga madhësia dhe numri është koalicioni VLEN, i përbërë nga disa parti politike shqiptare, të cilat parazgjedhjeve u bashkuan kundër BDI-së dhe kontribuan në kalimin e Ali Ahmetit në opozitë.

Nga radhët e VLEN-it, postet ministrore u morën nga kuadri i njohur mirë. Për shembull, në mesin e tyre është edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekologjisë Izet Mexhiti, i cili për shumë vite ishte kryetar i Komunës së Çairit dhe nënkryetar i BDI-së, para se të vendoste të formonte partinë e re – Lëvizjen Demokratike. Përveç tij, në Qeveri ka hyrë edhe një lider politik. Është Arben Taravari,cili deri para disa ditësh ishte kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ministër vjetër-i ri i Shëndetësisë (në këtë post për një periudhë të shkurtër në vitin 2017), u nda me bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar Ziadin Sela para zgjedhjeve dhe tani të dy po luftojnë për një betejë ligjore për vulat e Aleancës për Shqiptarët .

Sa i përket liderëve të partive tjera nga koalicioni, kryeparlamentari u bë njeriu i parë i Alternativës Afrim Gashi dhe mori Ministrinë e Çështjeve Evropiane (Orhan Murtezani), ndërsa kryetar i Komunës së Tetovës mbeti lideri i BESA-s, Bilall Kasami ndërsa partia e tij mori dy poste ministrore. Njëra prej tyre është edhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e cila do të drejtohet nga Fatmir Limani, i njohur si i afërm i Ahmetit, i cili pati konfrontim me BDI-në dhe kaloi në BESA.Ministria e dytë është Ministria e Ekonomisë, e cila do të udhëhiqet nga Besar Durmishi, deri tani ishte kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.

Nga të gjithë njerëzit e VLEN-it në Ilindenska, ministri përgjegjës për transparencë dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili është më pak i njohur për publikun e gjerë, por që tërhoqi shumë vëmendje me biografinë e tij, si dhe me disa nga reagimet, konsiderohet si surpriza më e madhe.

KUSH ËSHTË FETAI? Fetai ka lindur në Kumanovë në vitin 1980, por është shkolluar jashtë vendit. Konkretisht, ai është diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Lirë të Brukselit dhe ndërsa ka specializuar marrëdhënie të jashtme në Institutin për studime evropiane në Belgjikë.

Ai konsiderohet si bashkëpunëtor i ngushtë i Taravarit, drejtonte kabinetin e tij dhe ishte këshilltar i tij për politikën e jashtme. Kur së fundi e shpalli Fetain ministër të Transparencës dhe Qeverisjes së Mirë, Taravari tha se do ta lërë familjen në Belgjikë për të shërbyer në vend. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi edhe biografinë e tij. Ai jeton në Bruksel. Do të kthehet special për të qenë këtu në Maqedoni për të paktën 1 deri në 2 vjet. Mendoj se ai ka biografinë më të mirë nga të gjithë ata që jetojnë në Maqedoni. Do ta lërë punën dhe familjen për një periudhë të caktuar për të qenë këtu dhe për të punuar veçanërisht në temën e transparencës – tha ai. Në biografinë e tij bashkangjitur Kuvendit, thuhet se Fetai ka përvojë shumëvjeçare në institucione dhe fondacione ndërkombëtare në Belgjikë dhe Kosovë, ndërsa që nga viti 2022 punon si drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Publike “Arben Xhaferi” në Shkup. Që nga viti 2021, ai është koordinator global për përfaqësim të Partneritetit strategjik të financuar nga Ministria holandeze e Punëve të Jashtme dhe zbatuar nga Aidsfonds, në Bruksel. Nga viti 2010 deri në vitin 2021, ai gjithashtu punon si Këshilltar i Lartë për politikat e BE-së për projektet për përfaqësimin e fondeve globale. Gjithashtu ka punuar si këshilltar i jashtëm për projektet e BE-së për krijimin e kapaciteteve të zyrës për Integrime Evropiane në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës në periudhën 2005-2008. Meqë ra fjala, ai ka shtetësi të dyfishtë – maqedonase dhe belge.

„ATDHE REZERVË“

Pikërisht ka qenë puna jashtë vendit, në radhë të parë në Kosovë, si dhe fakti që ai vetë ka deklaruar se ka dy shtetësi, ka qenë shkak për reagimin e ashpër të partisë politike të Majtë, nga ku kanë theksuar se angazhimet e punës së Fetait,nuk kanë qenë kurrë të lidhura me Maqedoninë.”

Përbërja parlamentare e DPMNE-së zgjodhi për zëvendëskryeministër anëtar kuadër që nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe as që jeton në Maqedoni. Karriera politike profesionale e Fetait ka qenë gjithmonë e lidhur me interesat e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa politika nacionaliste ka bërë gjithmonë bashkë me promotorin më të madh të idesë së madhe shqiptare, i cili vitin e kaluar valëviti një flamur të tillë në Tetovë, Albin Kurtin. Zgjidhjet e kuadrit nuk mund të shihen në asnjë mënyrë tjetër, përveçse si asete të kuadrit që duhet të zbatojnë të ashtuquajturat Platforma e Kosovës. Është gjithnjë e më e dukshme që zyrtarët e ardhur në pushtet përpiqen të normalizojnë retorikën neobaliste të sipërpërmendur dhe të zbatojnë një politikë irredentiste”, thanë nga E majta, duke shtuar se zyrtarët me nënshtetësi të një vendi tjetër mund të jenë kërcënim për interesat shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë. Pas sulmeve të tilla nga e majta dhe lideri i partisë, Dimitar Apasiev, ka reaguar Fetai, duke theksuar se kur Apasiev e akuzon si “spiun të Kurtit”, në fakt është e vërtetë se është në rrugën e duhur. Ai tregoi se VLEN dhe qeveria e Kosovës do të jenë partnerë dhe aleatë, ndërsa spiunët, tha ai, i përkasin filmave të kohës së komunizmit. ,,Kurti në rajonin tonë, simbolizon rrëzimin e qeverisjeve të korruptuara me votë dhe legjitimitet popullor. Kontributin tim në Vetëvendosje, Apasievi e ka mësuar nga CV-ja ime e dorëzuar në Kuvend si kandidat i propozuar për Zëvendës Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë. Nuk ka asgjë për të fshehur aty, përkundrazi është përvojë që më ka formësuar politikisht dhe pjesë e së kaluarës sime, me të cilën mburrem… Jam i sigurt se Kosova nuk ka pasur asnjëherë Kryeministër dhe Qeveri më të mirë dhe kësaj pune do t’ia shohë hajrin i gjithë rajoni. Kur fqinjët përparojnë me demokraci, kjo ndikon mirë edhe te ne. Ashtu si përmirësimet që do t’i sjellim ne në Maqedoninë e Veriut, ato do të reflektojnë pozitivisht edhe te fqinjët tanë, reagoi Fetai.

NIVELI ETIK

Pasi “360 Gradë” raportoi se edhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska ka nënshtetësi bullgare, por nuk e ka përmendur në biografinë e saj zyrtare, Fetai ka deklaruar se dyshtetësia nuk është e ndaluar me ligj dhe deklarimi i dyshtetësisë është i domosdoshëm kur thotë ai, bëhet fjalë për një nivel etik. – Kur bëhet fjalë për zyrtarët e lartë shtetërorë, duhet të jetë një normë, pra një praktikë e mirë që instalohet në qeverisje, sepse nuk ka asgjë të diskutueshme apo të dënueshme, sidomos kur bëhet fjalë për vendet mike. Vende si Belgjika, vende të tjera të BE-së dhe NATO-s, nuk shoh asgjë që justifikon fshehjen e një informacioni të tillë. Në rastin tim, përkundrazi, besoj se ky është një standard etik dhe një standard transparence që duhet të vlejë për të gjithë – thotë Fetai. Gjithashtu, këto ditë ai ka reaguar edhe në lidhje me anketën e Odës Ekonomike, e cila, sipas tij, me shifra konkrete dëshmon përmasat epidemike të korrupsionit në Qeverinë që la LSDM-në dhe BDI-në. Meqë ra fjala, ai shpalli një luftë të pamëshirshme kundër fenomeneve të tilla.

-Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesit e këtij pushteti të kriminalizuar, në të gjitha eshallonet pa përjashtim, u kanë kërkuar ryshfet nga 10-100.000 euro dhe favore të ndryshme, mbi gjysmës së kompanive të anketuara. Ryshfeti është kërkuar gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit, madje disa herë brenda vitit prej të njëjtave kompani, tha Fetai. Kur e mori këtë detyrë nga paraardhësja e tij Slavica Grkovska, Fetai, ndër të tjera, tregoi se ai si zëvendëskryeministër dhe qeveria do të kenë 4 akse prioritare të veprimit në fushën e sundimit të ligjit: Evropianizmi i sistemit të drejtësisë
, Lufta pa kompromis kundër korrupsionit
, Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale
, Transparenca e plotë institucionale. Prioriteti kryesor i qeverisë sonë do të jetë lufta e pamëshirshme kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga ana e të korruptuarve. Qeveria jonë do të miratojë një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me kriminalitet – tha ai dhe koha do të tregojë nëse njoftimet e tij optimiste do të bëhen realitet.

Vlatko Stojanovski-Fokus

Continue Reading

Lajme

Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç

Published

on

By

Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak të mungesës së të ashtuquajturit Badenter – një mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesave të komuniteteve joshumicë përmes votës së veçantë të deputetëve të tyre. Ndarjet e fundit politike dhe pozicionimi i partive shqiptare në opozitë kanë thelluar edhe më shumë këtë krizë, duke rritur pasigurinë për të ardhmen e agjendës reformuese dhe të proceseve integruese të vendit, shkruan PressOnline.al

Çfarë është Badenteri dhe pse ka rëndësi?

Mekanizmi i Badenterit kërkon që për ligjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat e komuniteteve joshumicë – si gjuha, arsimi, dokumentet personale, simbolet etnike apo organizimi lokal – përveç shumicës së thjeshtë, të sigurohet edhe shumica e votave nga deputetët e komuniteteve pakicë që janë të pranishëm në seancë (Badenteri i vogël) ose nga numri i përgjithshëm i tyre në Kuvend (Badenteri i madh).

Aktualisht, në Kuvendin e RMV-së ka 39 deputetë nga radhët e komuniteteve joshumicë, ndërsa për një shumicë komode qeverisë i duhen të paktën 20 prej tyre. Mirëpo, përplasjet politike në kampin shqiptar dhe lëvizjet e fundit brenda Kuvendit kanë bërë që shumica të jetë larg këtij numri.

Rrëshqitja e shumicës dhe llogaritë e reja politike

Vendimi i Arben Taravarit për t’u larguar nga mazhoranca dhe për të kaluar në opozitë bashkë me tre deputetë të Aleancës për Shqiptarët ka sjellë pasoja të menjëhershme. Grupi parlamentar i koalicionit VLEN, i përbërë nga katër parti shqiptare, ka mbetur me vetëm 11 deputetë, duke dobësuar kështu fuqinë e shumicës për të kaluar ligje që kërkojnë Badenterin, shkruan PressOnline.al

Edhe pse disa deputetë të komuniteteve joshumicë janë ende pjesë e partnerëve të VMRO-DPMNE-së, llogaritjet jozyrtare tregojnë se mazhorancës i mungojnë së paku edhe pesë deputetë për të siguruar një Badenter të madh. Megjithatë, kryeministri Hristijan Mickoski shprehet optimist, duke deklaruar se “janë më pak se sa përflitet” dhe se ka një “ndjenjë” që do të sigurohet shumica e nevojshme.

Opozita shqiptare: Skepticizëm, por jo përjashtim

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, e përfaqësuar nga BDI dhe krahu i Taravarit, mbetet skeptike. Deputetët Blerim Bexheti dhe Halil Snopçe kanë dhënë sinjale se nuk do të japin mbështetje të lehtë për reformat qeveritare. Ata e shohin mazhorancën si të paqëndrueshme dhe akuzojnë për qasje hakmarrëse ndaj deputetëve që u larguan nga shumica.

Për më tepër, BDI ka paralajmëruar se nuk do të bashkëpunojë me një qeveri që – sipas tyre – mohon përdorimin e gjuhës shqipe dhe i bllokon proceset euro-integruese. Taravari ndërkohë është shprehur i zhgënjyer nga mungesa e përmbushjes së premtimeve dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

Rreziku për agjendën evropiane

Situata bëhet edhe më kritike po të kemi parasysh se deri në fund të muajit qershor duhet të miratohen një sërë ligjesh që janë pjesë e Planit për Rritje të dakorduar me Komisionin Evropian. Të paktën tre prej këtyre ligjeve – që lidhen me reformën në drejtësi – kërkojnë Badenterin. Nëse nuk kalojnë, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet e RMV-së me BE-në dhe në disbursimin e fondeve për zhvillim.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, shpreson që opozita të tregojë përgjegjësi dhe të mos pengojë proceset që janë në interes të qytetarëve dhe integrimit evropian. Por llogaritjet politike dhe mungesa e një vullneti të përbashkët mes palëve lë pak vend për optimizëm.

Situata aktuale në Kuvend është pasqyrë e një krize më të thellë politike dhe institucionale. Mungesa e Badenterit nuk është thjesht një çështje teknike procedurale, por simptomë e mungesës së konsensusit politik për reformat që do ta çonin vendin përpara. Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, shumë nga ligjet reformuese mund të mbeten të bllokuara në sirtarët e Kuvendit – një luks që Maqedonia e Veriut nuk mund ta përballojë në këtë fazë delikate drejt integrimit evropian.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç. Në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë.

A është kjo mënyra sesi Stoilkoviç e kupton bashkëjetesën ndëretnike – përmes degradimit dhe diskriminimit sistematik të organizatave që promovojnë kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë shqiptare në këtë vend?

Ivan Stoilkoviç, sponsori i fshehtë i tentimit për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

Një tjetër çështje shqetësuese është publikimi nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili më 3 qershor – plot 14 ditë para publikimit zyrtar të listës fituese – shpalli një shoqatë nga vendlindja e tij si përfituese të grantit qeveritar. I bëjmë thirrje publike z. Fetai që të sqarojë këtë veprim të dyshimtë, sepse transparenca selektive nuk është progres – është manipulim dhe përdorim politik i pozitës për interesa të ngushta.

E pyesim Arben Fetain dhe shefin e tij, Adnan Azizi, a është Ivan Stoilkoviç sponsor i tentativës për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

A e kupton koalicioni VLEN se është bërë pjesë e komprometimit të interesave shqiptare, përmes bashkëpunimit me figura si Stoilkoviç dhe Angelov – të cilët pa asnjë pengesë imponojnë agjenda që dëmtojnë shqiptarët, shkarkojnë drejtorë shqiptarë sipas qejfit dhe shtyjnë përpara ligje të dënueshme si ai për “Branitellat”, që fyen historinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve?

Skandalet si ky me grantet nuk janë të izoluara. Ato janë vetëm reflektim i një strukture qeverisëse që ka deleguar trajtimin e shqiptarëve te Stoilkoviç dhe Angelov – që nuk fshihen më pas retorikave, por veprojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve që nuk pranojnë të nëpërkëmben. Këtë e dëshmuam më së miri me largimin tonë nga koalicioni VLEN dhe nga një qeveri monoetnike që diskriminon shqiptarët, ndërkohë që përkëdhel me poste dhe privilegje vazalët që shesin interesin e popullit për interesa personale.

Heshtja e VLEN-it dhe shërbimi i tyre ndaj kësaj skeme antishqiptare është një akt i rëndë tradhtie ndaj atyre që besuan në ndryshim, thuhet ne kumtesën e Aleancës për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Kumanova në Emërgjencë: Një mjek, dhjetëra pacientë dhe një sistem që po shembet!

Published

on

By

Në Korridorin e Emërgjencës pranë Spitalit të Kumanovës mbrëmë u përballëm me një pamje alarmante: përplot pacientë në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm një mjek kujdestar përpiqej t’u shërbente me qetësi dhe profesionalizëm.

Pacientët vinin njëri pas tjetrit. Një fëmijë kishte rënë nga trotineti, një tjetër kishte goditur kokën. Dy vajza të reja erdhën të lënduara rëndë nga një aksident trafiku. Më vonë u paraqit edhe një aktor i dëmtuar gjatë një performance në skenë. Disa nga këto raste ishin dërguar në Shkup, por u kthyen prapa për shkak të mungesës së raportit nga radiologjia. Spitalit gjithashtu po i mungonte edhe anesteziologu.

Situata u përkeqësua më tej kur u mësua se vetëm dy autoambulanca ishin në dispozicion, të cilat tashmë ishin nisur drejt Shkupit. Mjeku kujdestar – dr. Fati, punonte i vetëm, i mbingarkuar, por i palëkundur, duke i sqaruar familjarët e shqetësuar se sa të kthehen ambulancat, pacientët do të transferohen menjëherë.

Ky është realiteti i hidhur i sistemit shëndetësor që po rrënohet: mungesë stafi dhe mungesë mbështetjeje institucionale.

Mjekët tanë janë heronj të heshtur, që përballen çdo ditë me pamundësinë. Shumë prej tyre janë larguar drejt Perëndimit.

Disa reparte janë në rrezik të mbyllen për mungesë resursesh, ndërsa politika, në vend se të përmirësojë gjendjen, mendon vetëm si të përfitojë nga vetë sistemi që po shembet.

Koha është tani që si shoqëri të kuptojmë rëndësinë e profesionistëve të ndershëm. T’u japim mbështetje dhe respekt. Meriton të revoltohemi ndaj politikanëve dështakë, jo ndaj atyre që japin gjithçka për të na mbajtur gjallë. (INA)

Continue Reading

TOP Lajme