Ndonëse rrugët janë ndarë, njëri ministër, tjetri opozitar, Arben Fetai s’e ka harruar dot kryetarin e zemrës – Arben Taravarin. Edhe mbrëmë, si një fans i devotshëm, Arbeni i Likovës po e ndiqte LIVE tubimin e Arbenit të Gostivarit. Paparaci i Flakës e kapi momentin. Screenshot-i është provë!
Në një kohë kur publiku mezi i dallon, këta dy Arbenë vazhdojnë të na shtojnë dyshimet:
– A e ndjek Fetai Taravarin nga dashuria politike?
– Apo është ndonjë plan sekret, që Taravari ta mbajë ndikimin në VLEN përmes adashit të tij?
Krejt këtë histori, dikush e quan telenovelë politike me adashë, e dikush shfaqje me thika pas shpine. Ne në Flaka, si një portal modest e jo aq i informuar sa duhet, nuk dimë të themi gjë me siguri – veçse s’ka tym pa zjarr dhe s’ka FOLLOW pa hall.
Në anën tjetër, Arbeni i Gostivarit nuk e la pa ngacmim.
“Dil burrë në Likovë dhe kandido për kryetar, ta shohim sa të do populli,” i tha LIVE nga podiumi, si për t’i thënë: më ndjek për frymëzim apo për krahasim?
Pra, një Arben i thotë “kryetar”, tjetri i thotë “provo veten”.
Na kanë bërë lëmsh.
Mos ndoshta VLEN është vetëm një reality show dhe ne jemi audienca që s’na tregojnë skenarin?
Një gjë është e sigurt:
Arbeni i Likovës po e ndjek Arbenin e Gostivarit – tani vetëm koha do tregojë pse:
Nga simpatia?
Nga frika?
Apo thjesht nga refleksi?
Lajmi që s’na duhej. Por ja, e kemi.
PS: Portalet e tjera mund ta kopjonë lajmin dhe e kanë gratis. Ma mirë ta marrin gati se sa të lodhen të na kopjonë me rubrika të ndajshme 😅
“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”
(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media