Connect with us

Lajme

Fetai takon Izetbegoviçin në Sarajevë: Diskutime për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian

Published

on

 

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik të Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, ku u diskutua për zhvillimet politike në rajon dhe procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, Izetbegoviç e informoi Fetain për sfidat me të cilat po përballet Bosnje-Hercegovina, përfshirë kërcënimet ndaj rendit kushtetues të vendit nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe. Sipas tij, këto veprime rrezikojnë stabilitetin e gjithë rajonit.

Një tjetër temë kyçe e bisedës ishte përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Fetai dhe Izetbegoviç theksuan nevojën për vazhdimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës, duke e cilësuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Rasti i RMV-së është i vetmi që kemi veto mbi çështjet e identitetit

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka deklaruar se procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE, që kur ekziston BE-ja, asnjëherë nuk është dizajnuar të rrjedhin bisedimet mbi çështjet historike, të identitetit dhe atë gjuhësor.

“Asnjë vend i BE-së që është anëtar apo kandidat nuk kanë negociuar dhe nuk negociojnë për identitet dhe gjuhë, përveç se rasti i Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është e drejtë dhe ne duhet t’i mirëkuptojmë bashkëqytetarët tanë”, tha Murtezani.

Ai shtoi se ka disa kombinacione të mundshme dhe në një afat të shkurt mund të bëhen publike.
“Ne duhet të bëjmë kthimin e negociatave në rrugën e reformave dhe harmonizimit të ligjeve me BE-në dhe në përmbushjen e kritereve dhe nuk duhet të jenë në çështjet identitetare dhe gjuhësore”, tha Murtezani.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Stërzgjatja e procesit të integrimit ka emër – BDI

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, është shprehur se procesi për integrimin e vendit në BE po stërzgjatet. Ai tha se kur në vitin 2005 Maqedonia e fitoi statusin kandidat kam pasur 21 vite, ndërsa tani po mbushi 41 dhe ne ende nuk jemi anëtarë të BE-së.

“Por stërzgjatja e këtij procesi dhe faji për këtë ngecje ka emër dhe është subjekti politik i cili me 24 qershor 2024 e dërguam në opozitë. Në vitin 2013 Maqedonia ka pasur gjasa reale bashkë me Kroacinë për t’u bërë anëtare e BE-së. Por kasta politike asnjëherë nuk e ka pasur prioritet absolut integrimin e vendit në BE. Sikur ta kishte pasur ne nuk do t’i kishim huqur të gjithë rastet historike që i kemi pasur”, tha Murtezani.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqiptarët jashtë kufijve e kërkojnë sinkronizim mes Ramës dhe Kurtit

Published

on

By

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin e fundit në TëVë1, duke folur për marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës, ka thënë se dy vendet Shqipëri-Kosovë vitet e fundit kanë nënshkruar marrëveshje të shumta njëri me tjetrin. Ai shtoi se përkundër kësaj shohim një ftohje mes dy liderëve.

“Shqiptarët jashtë Kosovës dhe Shqipërisë shprehin dëshirën që Edi Rama dhe Albin Kurti të bashkëpunojnë. Në qoftë se ka një sinkronizim të mirë mes tyre, kjo do të reflektohet në të gjithë trojet shqiptare ku ka organizim të shqiptarëve dhe takimet e shpeshtuara do të kenë një ndikim pozitiv”, ka deklaruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme