Connect with us

Lajme

Europe Elects vulos sondazhin e së shtunës: Opozita Shqiptare – BDI e ASH 15%, VLEN 8%

Published

on

Sipas një ankete të re të realizuar nga agjencia Market Vision për platformën Europe Elects, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë bindshëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me 53% të mbështetjes elektorale.

Në vendin e dytë renditet BDI me 12%, duke kaluar LSDM-në që aktualisht ka vetëm 11%. Kjo përforcon pozicionin e BDI-së si forca më e madhe politike shqiptare, por edhe si forca e dytë në nivel republikan sipas këtij sondazhi.

Rezultatet e tjera:

LEVICA: 6%
ZNAM: 5%
Aleanca për Shqiptarët (ASH): 4%
Lëvizja BESA: 4%
Lidhja Demokratike (LD): 2%
Alternativa: 2%
Sondazhi është zhvilluar në periudhën 20 qershor – 4 korrik 2025, me një mostër prej 1.200 të anketuarve në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndarja e ASH-së së Taravarit, e cila aktualisht matet veçmas dhe ka rejting 3.6%, duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në shpërbërjen e bazës elektorale të VLEN-it, duke e zvogëluar ndikimin e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kjo rënie e rejtingut ngre pikëpyetje të mëdha për fuqinë reale të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme dhe shtron nevojën për ristrukturim apo riformatim të qasjes politike të këtij koalicioni tashmë të fragmentuar. Flaka

Continue Reading

Lajme

“Boris Kidriç” TS nxjerr Planin Gjeneral dhe Detal. Bilall Kasami ka shkelur ligjin! (Dokument)

Published

on

By

Portali TS nxjerr dokumentin e Planit Gjeneral dhe Detal të bulevardit “Boris Kidriç” në Tetovë leja e ndërtimit e dhënë në kundërshtim me ligjin.

Sipas Planit Gjeneral dhe Detal shihet qartë se si duhet të ndërtohet bulevardi “Boris Kidriç”. Megjithatë, në lejen e dhënë janë shkelur procedurat ligjore, pasi në Planin Gjeneral dhe Detal nuk parashihet trotuar në mes të rrugës.

Leja është dhënë gjithashtu pa miratimin e sektorit për rrugë dhe komunikacion.

Përveç shkeljeve flagrante në kundërshtim me Planin Gjeneral dhe Detal, Bilall Kasami, me idenë e dy projektuesve amatorë, ka mbyllur mbi dhjetëra biznese duke ngushtuar trotuaret dhe duke çuar drejt falimentimit të plotë gjithë rrugën.

Sot edhe kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi dëshmoi se “Bulevardi Boris Kidriç” është ndërtuar pa leje adekute dhe normave të Planit Gjeneral dhe Detal të komunës së Tetovës.

Rexhepi bëri thirrje edhe Prokurirsë Publike të Tetovës që të merr masa urgjente për të parandaluar këtë ndërtim të kësaj rruge që nesër të parandalohen fatkeqësitë në komunikacion.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: 12 milionë denarë për bulevard pa leje – skandal dhe abuzim me taksat e qytetarëve

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër lidhur me ndërtimin e bulevardit “Boris Kidriç”, duke e quajtur projektin një skandal të madh urbanistik dhe financiar informon Tetovasot.

Sipas tij, për këtë bulevard janë nënshkruar dy kontrata për punë ndërtimore, më 06.02.2024 dhe 07.08.2024, me një vlerë totale prej mbi 12 milionë denarësh nga taksat e qytetarëve. Megjithatë, në vend të një lejeje ndërtimi për një projekt të ri, Komuna ka marrë vetëm leje për “rikonstruksion”, e lëshuar më 16.10.2024 – gati një vit pas nënshkrimit të kontratave dhe fillimit të punimeve.

“Sigurimi i lejes së ndërtimit është procedurë që duhet bërë paraprakisht, jo pas fillimit të punëve. Ky është jo vetëm mashtrim ndaj qytetarëve, por edhe shkelje e rëndë ligjore që ngre dyshime për korrupsion dhe abuzim me procedurat,” theksoi Rexhepi.

Ai akuzoi Komunën se po përpiqet me fabrikime dhe keqinformim të manipulojë opinionin publik dhe të shmangë përgjegjësinë. “Kjo nuk kalon. Koha e përgjegjësisë po afrohet dhe përgjegjësi do të ketë,” u shpreh Rexhepi.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti në Sellcë të Tetovës, sy më sy me të vërtetën, Tetova mezi pret ndryshimin!

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në shoqërimin e kandidatit për kryetar komune të Tetovës Bajram Rexhepi ka takuar dhjetra qytetarë duke u parë sy më sy duke përcjellur të vërtetën. Miqësia dhe sinqeriteti që përfaqëson Faton Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe me kandidatin për kryetar komune ka bërë që populli të kuptoj se fuqia e tyre është pikërisht bashkërendimi me vëllezrit e motrat shqiptare në çdo vendbanim, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme