Connect with us

Lajme

EDITORIAL: Lloga, bariera e pakalueshme e fashizmit të Apasievit dhe Trajanovit

Published

on

Deklarimi i detyrueshëm i shtetësisë në certifikatën e lindjes ngjalli fashizmin e disa subjekteve politike maqedonase. Thonë se vendimi do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Nga partia e Majtë thonë se janë duke përgatitur peticionin.

Ka reaguar edhe Lidhja Demokratik. Kryetari i saj Pavle Trajanov i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga që ta tërheqë udhëzimin sepse siç thotë ai do të ketë pasoja dhe keqpërdorime nga ana e Bullgarisë.

“Do të ketë pasoja të mëdha dhe abuzimi i mëtejshëm i këtyre të dhënave nga Bullgaria, shoqatat bullgare do të lehtësojnë rrugën drejt pasaportës bullgare. Mendoj se Qeveria duhet ta diskutojë këtë çështje, përndryshe është e padiskutueshme që është tentuar të futen të dhëna të tilla si në letërnjoftim ashtu edhe në pasaportë dhe është bërë një diskutim i gjerë në parlament dhe më pas është rënë dakord qëndrimi që nuk është një kategori evropiane. Edhe BE-ja ka pasur qëndrim se përkatësia kombëtare absolute nuk mund të shkruhet në dokumente publike apo dokumente identifikimi”, thotë Trajanov.

Përkatësia etnike në certifikatat e lindjes dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë, u sollën me propozim të Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kuadër i ASh-së.

“Përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Ndërkaq, sot u rrumbullaksua edhe zgjidhja ligjore për personat e paevidentuar në librat amë, aktivitet që po bashkërendohet me Kuvendin e RMV-së, OSBE, UNHCR, Këshillin e Evropës dhe sektorin joqeveritar”, njoftonte kohë më parë ministri, Lloga.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka reaguar partisë së “Majtës” në lidhje me certifikatat e lindjes në dy gjuhë që si vendim do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Pasi bëri nderimet e tij te varret e Josip Broz Tito dhe Enver Hoxhës, destinacioni i radhës i Dimitar Apasiev për nderimet e tij është varri i Benito Musolinit.

Zoti Apasiev, në vend që të krenoheni se në certifikatën e lindjes do të qëndrojë nacionaliteti – maqedonas/maqedonase, Ju, me politikën e Juaj destruktive dëshironi me çdo kusht t’i mbani qytetarët në hutim për qëllimet tuaja politike.

Si luftëtar i “vetëshpallur” i internacionalistëve, Ju duhet të kujdeseni që të gjithë qytetarët dhe popujt të zhvillohen në mënyrë të barabartë në vendin e tyre”, shkruate Lloga ditë më parë./SmartNews/

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme