Connect with us

Lajme

Drejtori Selimi shtron syfir për punonjësit e turnit të tretë të Ndihmës së shpejt (Video)

Published

on

jtori organizativ në Shtëpinë e Shëndetit Publik – Shkup, Vullnet Selimi ka vizituar punonjësit shëndetësor të turnit të tretë në Punktin e ndihmës së shpejt në Poliklinikën Bukuresht.

Në vizitën e tij, Selimi është njoftuar me sfidat por edhe kushtet e vështira në të cilat punon ndihma e shpejtë në territorin e Shkupit.

“Gjatë vizitës u njoftova me dinamikën e angazhimit të tyre, sfidat por edhe me kushtet e vështira të punës.
Teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit por edhe në prag të festës së Pashkëve, shfrytezova këtë vizitë për ti falenderuar punonjësit dhe për tju shprehur mirënjohje për sakrificën që bëjnë që edhe në kohë festash të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.

https://fb.watch/jV6LumQIO-/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Ahmeti: Ne duam një shtet unitar, nëse do të donim ta ndanim Maqedoninë, do ta kishim bërë në vitin 2001 me 15 mijë ushtarë

Published

on

By

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi të mbajtur mbrëmë në Çair, iu përgjigj pretendimeve të disa politikanëve dhe forcave politike, të cilët – siç tha ai – përhapin lajme të rreme se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë.

Ahmeti theksoi se nëse shqiptarët do të kishin dashur ndarjen e shtetit, atëherë do ta kishin bërë këtë në vitin 2001, kur kishin në dispozicion 15 mijë ushtarë të armatosur.

“Ne duam një shtet unitar dhe të barabartë për të gjithë, e jo një shtet tiranik për disa”, deklaroi Ahmeti, sipas mediave në gjuhën shqipe në vend.

Ai gjithashtu bëri të ditur se mbrëmë, gjatë aktivitetit partiak në Çair, së bashku me kandidatët për kryetarë komunash, Bujar Osmani dhe Skender Rexhepi – Zejd, kanë nënshkruar të ashtuquajturin “Ligji për Çairin”, që sipas tij, përfaqëson një bashkim kombëtar më të madh që nga viti 2001.

“Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për të rikthyer dinjitetin, për të rikthyer nderin, për të mbrojtur arritjet. Atëherë lufta ishte për të fituar barazi, sot është për ta mbrojtur atë. Bashkë për të ndalur diskriminimin, poshtërimin dhe keqqeverisjen. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse! Të gjithë në këmbë, të gatshëm për referendumin e tetorit!”, ishte mesazhi i Ahmetit nga komuna e Çairit në Shkup.(INA)

Continue Reading

Lajme

Mbështetje nga Ukraina për Osmanin – Mirënjohje për përkrahjen në kauzën anti-ruse

Published

on

By

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe emocional me video, në mbështetje të Bujar Osmanit dhe kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Në mesazh, Kuleba i falënderoi popullit maqedonas për përkrahjen ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus, por njëkohësisht u ndal posaçërisht edhe te roli i Osmanit si ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së.

„Ne, ukrainasit, jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj. Përgjithmonë do ta kujtojmë me mirënjohje që gjatë tri viteve të fundit kombi juaj krenar qëndroi pranë Ukrainës“, tha Kuleba, duke theksuar se Maqedonia dhe institucionet e saj treguan solidaritet të vërtetë në momentet më të vështira.

Më tej, Kuleba foli personalisht për Osmanin:

„Bujar Osmani është miku im që e drejtoi diplomacinë tuaj dhe e udhëhoqi OSBE-në gjatë kryesimit nga RMV. Ai është politikan i njohur dhe jam i sigurt se e respektoni po aq sa e respektoj edhe unë.“

Ministri nga Ukraina shprehu mbështetje të fortë për kandidaturën e Osmanit, duke e vlerësuar si njeri jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të ndershëm:

„Jam i bindur se do t’ju shërbejë me cilësi të lartë, integritet dhe përkushtim. Ai e do Maqedoninë, ju do juve, i do qytetet dhe fshatrat tuaja. Ai është njeri që meriton besim. Këtë e mësova në momentet më të vështira të pushtimit.“

Kuleba theksoi gjithashtu se përvoja dhe rrjeti i kontakteve ndërkombëtare që Osmani ka fituar gjatë viteve të fundit janë burim i paçmuar për çdo vetëqeverisje lokale që dëshiron të përparojë dhe të shfrytëzojë fondet dhe përkrahjen evropiane.

Në fund, Kuleba përcolli përshëndetje të ngrohta për qytetarët e Çairit, duke iu dëshiruar fat dhe stabilitet, me mesazhin se miqësia mes popujve ndërtohet edhe përmes liderëve që e dinë se çfarë do të thotë përgjegjësi dhe solidaritet në politikën ndërkombëtare. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Limani–Taravari telefonatë ‘live’ në emision: Kthim prapa s’ka, fitore që në raundin e parë në Gostivar

Published

on

By

Paralajmërimi i emisionit të ri “Puls”, me mysafir Valbon Limanin, ka sjellë një moment interesant politik në skenë: një komunikim i drejtpërdrejtë mes kandidatit për kryetar të Gostivarit, Valbon Limanit, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit, shkruan Flaka

Moderatorët Fatime Koka dhe Tiron Alili e shtynë Limanin që gjatë emisionit të bënte një telefonatë me Taravarin, duke e vendosur në një situatë të papritur. Ata i kërkuan që t’i komunikonte kryetarit të partisë tërheqjen nga gara.

“Kryetar, e kam menduar gjatë këto ditë dhe kam menduar të tërhiqem nga gara”, tha Limani në bisedën telefonike me Taravarin.

Përgjigja e liderit të ASH-së ishte e prerë dhe motivuese:

“Kthim prapa s’ka. Atë që s’e arrita unë, do ta bësh ti – fitore që në raundin e parë në Gostivar.”

Ky komunikim i sinqertë mes dy figurave të Aleancës për Shqiptarët jo vetëm që i dha emisionit një moment kulmor, por edhe përforcoi mesazhin se gara për Gostivarin shihet si e fituar që në raundin e parë. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme