Connect with us

Lajme

Dr.Artan Dika: Bekim Sali dhe Alternativa nuk kanë legjitimitet të flasin për Taravarin

Published

on

Ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali së fundmi ka dalë me një shkrim ku kritikon kryetarin e ASh-së Arben Taravarin. Kësaj i është përgjigjur duke mos dashur të mbajë anë mes partive por duke treguar një të vërtetë si një personalitet që punon në shëndetësi, doktori i njohur Artan Dika. Ai në ppstimin e tij shpreh se një personalitet inegzistent so Bekim Sali sa ka qenë ministër i shëndetsisë nuk ka legjitimitet të flet për Arben Taravarin.

Kujtojmë se gjatë udhëheqjes me këtë ministri, Arben Taravari doli ministri me rejtingun më të lartë se të gjithë ministrat por edhe më lartë se vet kryeministri Zoran Zaev në atë kohë.

“Rastësisht e lexova dje një postim të ish-ministrit të shëndetësisë të Alternativës, të shpërndarë nga bashkëpartiakë të tij, që i referohej përfaqësuesit të një subjekti tjetër. Pa dashur të mbroj askënd dhe pa dashur të mbajë anë mes partive të ndryshme politike, nëse Alternativës edhe një herë i jepet rasti të hyjë në qeveri dhe nëse ka ndër mend të hyjë në qeveri sërish me ndonjë ministër inekzistent si ish-ministri i saj i shëndetësisë (sado qoftë djalë i mirë dhe i pakorruptuar), më mirë le të mos hyjë fare.”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0qBSgfGecxTw5d7jHphRKdQm82tDtfZnCxHSy89Vk7G9Yr1qvZ4MrMJHau6jurgidl&id=100077631292650

Ky lajm është botuar pa lejen e autorit të shkrimit.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

Published

on

By

Historia prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje të madhe në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruajnë mediat e huaja.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

Continue Reading

Lajme

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Published

on

By

Kumtesë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej, ndërsa diskriminimi në mënyrë sistematike realizohej nëpërmjet instrumentalizimit të institucioneve.

Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues për uljen e numrit të këshilltarëve. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, tre muaj më parë tentuan ta ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale, por Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke patur në dispozicion shumicën e Badinterit. Sot, megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, ata përsëri shkelën çdo normë juridike dhe demokratike.

Me këtë vendim, komunat shqiptare dëmtohen drejtpërdrejt, vetëm në Gostivar numri i këshilltarëve ulet nga 31 në 23; ndërsa në Strugë, Kërçovë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Tearcë ulen nga 4 këshilltarë për secilën komunë. Për më tepër, diaspora përjashtohet nga përllogaritja zyrtare, duke e dëmtuar edhe më shumë përfaqësimin dhe zhvillimin ekonomik të komunave tona.

Edhe më shqetësues është bashkëpunimi i VLEN-it, që edhe një herë dëshmon se nuk përfaqëson shqiptarët, por mbulon padrejtësitë ndaj tyre. Sot, VMRO, LSDM dhe VLEN edhe një herë treguan qartë se janë në një front kundër interesave shqiptare.

Sigurisht se anëtares së KSHZ-së, Ditmire Shehut, nuk i mbetet asgjë tjetër, përpos që ta vazhdoj betejën e saj ligjore para Gjykatës Administrative, siç edhe vetë paralajmëroi.
Sidoqoftë, ky proces nuk do të kalojë pa përgjigje. Shqiptarët kanë forcën dhe vetëdijen që t’u japin dënimin e merituar këtyre politikave diskriminuese. As mbivotimi, as shantazhet, as manipulimet nuk do ta mjegullojnë dot vullnetin e popullit në referendumin e tetorit.

Continue Reading

TOP Lajme