Connect with us

Lajme

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe do të monitoron zgjedhjet në Turqi

Published

on

Halil Snopçe, në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit të RMV-së, do t’i monitorojë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi ne rajonin e Ankarasë.
Pamje nga brifingu me deputetët e grupeve parlamentare të OSBE-së anembanë botës, në kuadër të përgatitjeve për mbikqyrjen e zgjedhjeve në Turqi qe do të mbahen të dielën, 14 maj.

Continue Reading

Lajme

Liridon Ramadani nga ASH: Ivan Stolkoviç, zëvendëskryeministër i VLEN-it, me flamuj serb në zemër të Mateçit!

Published

on

By

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër pas vendosjes së flamujve serbë në Mateç, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë provokues dhe një përdhosje të kujtesës historike të shqiptarëve.

“Mateçi është një nga fshatrat ku është derdhur gjak, ku shumë dëshmorë ranë për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Në këtë vend, historia është shkruar me sakrifica, e Manastiri siç e njohim ne ishte pikënisja e betejës së madhe,” tha Ramadani.

Ai theksoi se vendosja e flamujve serbë në këtë hapësirë nuk ka të bëjë me vlerat fetare, por me provokim politik.

“Sot, ky vend i madh për kujtesën tonë po përdhunohet me pretekste ‘fetare’, duke u shndërruar në shfaqje nacionaliste, ku vendosen flamuj serb. Çfarë mesazhi dërgon kjo? Se institucionet e sotme, në vend që të respektojnë gjakun e dëshmorëve, po i japin vrull shtypjes së shqiptarëve,” u shpreh Ramadani.

Ai kritikoi edhe përdorimin e Manastirit për qëllime politike.

“Në vend të zhvillimit turistik dhe kulturor të Manastirit, ai po përdoret për të ekspozuar nacionalizmin e një qeverie që e ka harruar kujt i shërben. Vendosja e flamujve serbë në zemër të Mateçit është kthim prapa, shumë më larg se 2001-shi,” shtoi ai.

Ramadani theksoi përgjegjësinë e qeverisë aktuale dhe rikujtoi funksionin e lartë të Ivan Stolkoviqit.

“Ivan Stolkoviq nuk është vetëm ministër i Marrëdhënieve Ndërkomunitare – ai është edhe zëvendëskryeministër i qeverisë së VLEN. Pra, çdo flamur serb në Manastirin e Mateçit është një vulë e kësaj qeverie,” përfundoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Taravari uron kryeministrin Rama pas betimit për mandatin e katërt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për rizgjedhjwn e tij për mandatin e katërt në krye të qeverisë Shqipërisë.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
z. Edi Rama,

Me rastin e betimit tuaj për Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe në emrin tim personal, ju uroj sinqerisht suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore. Po ashtu, më lejoni të përcjell urimet e mia edhe për kabinetin tuaj qeveritar, me dëshirën që puna e përbashkët e kësaj qeverie të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.

Ky mandat i katërt është dëshmi e legjitimitetit të fuqishëm që qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë, duke besuar në vizionin dhe programin politik tuaj për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ky besim, njëkohësisht, është edhe përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe për të vazhduar më tej me ndërtimin e një shteti të drejtë e modern.

Besojmë se gjatë këtij mandati, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë arritja kryesore dhe më e madhe historike, të cilën e presin jo vetëm qytetarët e Shqipërisë, por edhe mbarë kombi shqiptar.

Ju dëshiroj shëndet, vullnet dhe vendosmëri në këtë rrugëtim sfidues, duke e ditur se suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Vëllazërisht,
Arben Taravari
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, arrestohen zyrtarë të lartë dhe pronarë të kompanive private

Published

on

By

Në një aksion të madh policor që po zhvillohet në rajonin lindor të Maqedonisë – përkatësisht në Berovë, Pehçevë dhe Dellçevë – janë arrestuar dhjetëra persona të përfshirë në një grup të organizuar kriminal, i cili për vite me radhë është marrë me prerje ilegale të pyjeve, keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti dhe krime të rënda kundër mjedisit jetësor.

Sipas burimeve jozyrtare, në mesin e të arrestuarve janë drejtori aktual i Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, shefi i policisë, disa zyrtarë policorë dhe policë pyjorë, një zyrtar nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe pronarë të disa kompanive private. Ata dyshohen se kanë organizuar në mënyrë sistematike prerjen dhe transportin ilegal të drurit, të cilin më pas, përmes lidhjeve korruptive, e kanë paraqitur si prerje legale.

Hetimet tregojnë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka funksionuar me qëllim përfitimi personal në kurriz të shtetit dhe pasurisë natyrore. Edhe pse dëmtimi i pyjeve ka qenë i dukshëm për vite me radhë, nuk janë ndërmarrë masa për ta ndaluar këtë aktivitet ilegal – derisa tani.(INA)

Continue Reading

TOP Lajme