Connect with us

Lajme

Çka e lidh Blerim Bexhetin me avokaten Anita Begova e cila merr çdo muaj nga 90.000 denarë nga Komuna e Sarajit?

Published

on

Avokatja maqedone Anita Begova sipas të dhënave të publikuara në byron për prokurime publike nga ish kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti çdo muaj ka marë nga 90.000 denarë.

Begova vazhdon të merr nga 90.000 denarë në çdo institucion ku Blerim Bexheti ka qenë funksionar.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi nga VLEN: Në “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut” do të respektohet gjuha shqipe, e cila u la në harresë nga qeveritë e kaluar

Published

on

By

Nazim Taipi kuadër i Aleancës për Shqiptarët, nga radhët e VLEN njëherit zv. Drejtor në “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut” ka realizuar takim me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Granit Osmani dhe drejtorin e Inspektoratit të Gjuhëve z. Arsim Idrizi, ku ndër të tjera u diskutua rreth tabelave rrugore, të cilat duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe gabimet gjuhësore që shfaqen te disa prej tyre.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përdorimit të gjuhës shqipe në informimin dhe orientimin e qytetarëve për nevojat e tyre specifike në trafikun rrugor dhe për të siguruar që shërbimet e institucioneve tona të jenë sa më të pranueshme për të gjithë qytetarët.

Takimi përfundoi me angazhimin e të gjitha palëve se do të ndjekin nga afër situatën dhe se kjo problematikë kërkon qasje të balancuar dhe një angazhim të sinqertë nga të gjitha palët, për t’u siguruar që vendosja e tabelave të jetë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit siguron 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit

Published

on

By

340 mijë euro, gjysmën e të cilave i siguron komuna e Gostivarit, ndërsa gjymën tjetër UNDP-ja, janë siguruar për uljen e ndotjes së ajrit në Gostivar. Kjo u bë e ditur në sesionin e parë të forumeve në bashkësi, të cilët së bashku duhet të zgjedhin dy projekte të cilët do të implementohen vitin 2025 e që do të kontribuojnë në uljen e ndjotjes.

Komuna e Gostivarit përmes programit vjetor për uljen e ndotjes, pos subvencionimit për blerje të inverterëve dhe biçikletave, ka zhvilluar edhe shumë aktivitet ndërgjegjësuese për uljen e ndotjes, thotë kryetari Vlabon Limani.

“Komuna e Gostivarit ka programë vjetor për ndotjen e ajrit, d.m.th masat të cilat ndërmerren. Disa vite kemi pasur subvencionim për biçikleta, subvencionimin e inverterëve dhe gjithashtu gati se çdo vit gjatë Javës së Mobilitetit bëjmë aktivitet për Ditën ndërkombëtare pa automjete ku i motivojmë të rinjtë dhe qytetarët që ti shfrytëzojnë sa më tepër biçikletat si dhe sa më tepër të ecin që sa më pak ti përdorin automjetet me qëllim që të ulet ndotja në qytetin tonë”, deklaroi kryetari Vlabon Limani.

Forumet në komunitete do të kenë edhe një takim nga ku do të duhet të zgjedhin projektet për uljen e ndotjes së ajrit të cilat duhet të fillojnë të implementohen vitin tjetër.

Ndryshe, komuna e Gostivarit ishte pjesë e hulumtimit një vjeçarë që ka bërë universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” mbi monitorimin e cilësisë së ajrit dhe burimeve kryesore të ndotjes së ajrit në Gostivar.

Hulumtimi ka përfshin edhe qytetin e Kavadarit, Strumicës, Strugës dhe Kumanovës. Sipas tij, Gostivari qendron më mirë se këto qytete sa i takon ndotjes së ajrit.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për specializantët privatë do të veprojmë në bazë të interesit të spitaleve

Published

on

By

Një pjesë e madhe e deficitit të kuadrit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet me specializantët privatë prej të cilëve në thirrjen e fundit kanë arritur rreth 480 aplikime, ndërsa do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj se në 300 mjekët e parë, një pjesë e tyre, ndoshta më shumë se 10, do t’i angazhojmë në Shtip, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai sot e vizitoi Spitalin Klinik në Shtip dhe paralajmëroi se aty specializantët e parë mund të priten deri në fund të vitit. Interesim kanë shprehur rreth 30 mjekë.

“Biseduam edhe me drejtorin, edhe ta ai kanë ardhur specializantë të cilët kanë shprehur interesim, por edhe te ne kanë ardhur, aplikimet tashmë janë grumbulluar, rreth 480 mjekë nga gjithsej 600, do të veprojmë në bazë të interesit të spitaleve. Për në Shtip informacioni është se diku rreth 30 mjekë shprehin interesim, jo vetëm nga Shtipi пор edhe nga vendet përreth, do të veprojmë sipas asaj që do ta thotë drejtori se është prioritet”, deklaroi Taravari.

Sipas Taravarit, me punësimet e planifikuara të mbi 1000 personave në shëndetësi të cilët tani janë të angazhuar me kontratë në vepër do të hapet mundësia për kontrata të reja për shkak të deficitit të madh të kuadrit shëndetësor.

“Në shëndetësi për momentin, për fat të keq, janë angazhuar 2500 njerëz kryesisht kuadër i mesëm mjekësor me kontrata në vepër. Morëm obligim që deri në fund të vitit një pjese të tyre, mbi 1000 do të bëjmë përpjekje tu japim vendim dhe me këtë të hapim mundësi për kontrata të reja sepse me të vërtetë ka deficit të madh të mjekëve, por veçanërisht të infermierëve, punonjësve të higjienës dhe personelit mjekësor”, tha Taravari.

Në Spitalin Klinik të Shtipit, siç tha drejtori Vllado Zahariev, ka deficit të kuadrove në të gjitha repartet.

“Gjendja më alarmante është në Anestezion, Gjinekologji, gjithashtu na mungojnë edhe shumë kirurgë të përgjithshëm, njëjtë edhe internistë, gjegjësisht në të gjitha repartet”, tha Zahariev.

Continue Reading

TOP Lajme