Connect with us

Lajme

Çair, shumicën në Këshillin komunal e shpëton VMRO-DPMNE

Published

on

Shumica në Këshillin komunal në Çair ka arritur të mbijetoj sot falë ndihmës së VMRO-DPMNE.

Siç mëson ZYRTARE.net, gjatë ditës së sotme ku në rend dite në Këshillin komunal ka qenë votimi i llogarisë përfundimtare, shumica nuk ka pasur numrin e mjaftueshëm të votave për ta kaluar këtë pikë, ndërsa ka gjetur shpëtimin tek këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë që mos votimi i llogarisë përfundimtare çon me automatizëm Këshillin në zgjedhje të parakohshme, ngjajshëm siç ndodhi gjatë vitit të kaluar në komunën e Tetovës.

Kryesuesit të Këshillit i është dashur pauza e konsultime me shumicën aktuale për të sigurar numrin e nevojshëm të këshilltarëve, shumicë e cila në fund ka arritur ta votoj llogarinë përfundimtare me 17 vota pro, përfshirë edhe votat e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Lëkundjet e shumicës në Këshillin komunal të Çairit vijnë pas përplasjes mes Artan Grubit në njërën anë dhe Grupit të Zjarrit në anën tjetër./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Prof. Pajaziti kërkon bulevard në Saraj, kandidati i AKI-së Ramadani premton projekt evropian

Published

on

By

Profesori universitar, Ali Pajaziti, ka reaguar publikisht duke theksuar se kryeprioritet i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Sarajit duhet të jetë ndërtimi i bulevardit me katër korsi, i cili sipas tij është zgjidhja e vetme për kaosin urban që po rritet nga dita në ditë.

“Ky projekt nuk është utopi, por domosdoshmëri. Mosrealizimi i tij është mëkat politik që nuk do ta falin brezat. Bulevardi krijon mjedis të jetueshëm, ndërsa mungesa e tij sjell tensione, aksidente dhe pamje të papranueshme për një vendbanim modern”, theksoi Pajaziti.

Në këtë drejtim ka ardhur edhe përgjigjja e kandidatit të AKI-së për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani, i cili u zotua se projekti i bulevardit është pjesë e vizionit të tij për komunën.

“Infrastruktura moderne dhe e sigurt është shtylla kryesore e vizionit tonë. Me 15 gusht, në diskutimin publik për Planin Gjeneral Urbanistik të Sarajit, paraqitëm propozime të qarta: rrugë bulevard me nga dy korsi për secilin drejtim, rrethrrotullime funksionale, gjelbërim ndarës dhe infrastrukturë të sigurt për qytetarët”, deklaroi Ramadani.

Ai theksoi se ky projekt nuk është vetëm çështje komunikacioni, por “investim në të ardhmen e qytetarëve të Sarajit”, duke shtuar se komuna do të jetë e angazhuar maksimalisht në fazat e përpilimit të PGjU-së.

“Saraji meriton bulevardin e tij. Saraji meriton standardin e qyteteve moderne. Ky është zotimi ynë”, përfundoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Aleanca Kombëtare për Integrim drejt tetorit të fitores!

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari po ashtu ka lansuar logon e re të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).

Ai me këtë rast ka përcjell një porosi: “Drejt Tetorit të Fitores!”

Më parë sot gjatë ditës të njejtën e publikoi edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke bërë thirrje për bashkim në këto zgjedhje.

Continue Reading

Lajme

Faturat e larta të rrymës elektrike, IRMJA-ja me nismë në kushtetuese kundër faturave paushallë

Published

on

By

Në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një iniciativë nga Shoqata “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë”, për shfuqizimin e nenit 31 të rregullave për furnizim me energji elektrike dhe për rishqyrtimin e pjesëve të nenit 185 të Ligjit të ri për Energjetikë. Siç thonë nga kjo shoqatë, arsyeja e kësaj iniciative është vazhdimi i praktikës së lëshimit të faturave të energjisë elektrike me vlerësime të përgjithshme (paushall). Derisa Ligji i Energjetikës i datës 29 maj 2025 përcakton që faturat duhet të lëshohen vetëm mbi bazën e konsumit real të matur përmes leximit të sahatit, nga “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” thonë se EVN në faturat e saj përdor edhe vlerësimin e konsumit.

Shoqata “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë”

‘’Në faturat ekziston rubrika mënyra e leximit të sahatit: O = E lexuar; M = Gjendje e vlerësuar, përjashtimet që e arsyetojnë lëshimin e faturave mbi bazë të vlerësimit të supozuar lejohen vetëm kur matja nuk mund të kryhet për shkak të dëmtimit teknik ose defektit të pajisjes matëse. Çdo devijim tjetër, veçanërisht ai që buron nga arsye subjektive si mosleximi, mangësitë organizative, mosprezenca e personelit zyrtar ose gabime administrative, nuk përbën më bazë të lejuar për faturim paushall”.

Sipas shoqatës, në rubrikën e leximit të orës do të thotë se konsumatorëve u faturohet energjia elektrike mbi bazën e vlerësimeve, në vend të konsumit real. Kjo praktikë është në kundërshtim me Ligjin dhe krijon pasiguri juridike thonë ata dhe po ashtu paralajmërojnë se qytetarët mund të përjashtohen padrejtësisht nga rrjeti si borxhlinj për shkak të llogaritjes së pasaktë të konsumit.

“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” shpreson se me paraqitjen e iniciativës, Gjykata Kushtetuese do t’i japë fund kësaj praktike të EVN-së. Siç thuhet në njoftim, teksti i plotë i iniciativës është i disponueshëm për publikun dhe institucionet. /SHENJA/

Continue Reading

TOP Lajme