Connect with us

Lajme

BDI: Qeveria e “Botës Serbe” po izolon Maqedoninë, bllokoi të ardhmen evropiane

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për ngecjet evidente në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat reflektohen qartë në raportet krahasuese të vendeve të rajonit.

Siç shihet nga të dhënat e fundit, Mali i Zi ka mbyllur disa kapituj negociues, Shqipëria është në fazë të avancuar me shumicën e kapitujve nën rishikim, ndërsa Maqedonia e Veriut, pavarësisht sakrificave dhe reformave të bëra ndër vite, vazhdon të mbetet e bllokuar pa kapituj të hapur e as të mbyllur, ka thënë nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se ky realitet është rezultat i politikave bllokuese, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të sinqertë nga qeveria aktuale, e cila as në plan nuk i ka ndryshimet kushtetuese që do të çlironin procesin eurointegrues të vendit.

“VLEN-i gënjeu para zgjedhjeve kur deklaronte se “nuk ka qeveri pa ndryshime kushtetuese”. Gënjeu përsëri kur premtoi se brenda 3 muajve, pastaj 6 muajve, e më pas edhe brenda një viti do të ndodhnin ndryshimet ose do të rishikonte pjesëmarrjen në qeveri. Me i nxjerr për dere, ata hynë për dritare në qeverinë që e ka sjellë projektin e ‘Botës Serbe’ këmbëkryq në Maqedoni”.

Kjo gjendje, siç u shpreh Ademi, e dëmton drejtpërdrejt perspektivën evropiane të vendit dhe aspiratat e qytetarëve, sidomos të rinisë që ëndërron të ardhmen e saj në familjen evropiane.

“Për më tepër, mospërparimi i vendit tonë në drejtim të anëtarësimit në BE, sjellë edhe cenim dhe mosrespektim edhe të vetë Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. BDI kërkon përshpejtim të menjëhershëm të hapave drejt hapjes së kapitujve negociues, largim të politikave obstruktive dhe një angazhim të sinqertë e transparent në funksion të realizimit të objektivit strategjik të vendit, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

BDI, u shpreh ai, do të qëndrojë gjithmonë në anën e qytetarëve dhe të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, si e vetmja rrugë që garanton stabilitet, siguri dhe zhvillim për të gjithë.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Nga 20 tetori administrata komunale do të jetë e lirë dhe profesionale

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune me bartësin e listës, Asafin, dhe me kandidatët e listës së këshilltarëve të AKI-së për Tetovën informon Tetovasot.

Ai tha se puna e përbashkët dhe respekti i ndërsjellë janë themeli për ndërtimin e një ekipi të motivuar që punon vetëm për të mirën e qytetarëve. “Njerëzit dhe bashkëpunëtorët duhet gjithmonë të trajtohen me respekt dhe dinjitet,” theksoi Rexhepi.

Në të njëjtën kohë, kandidati i AKI-së u dërgoi një mesazh të qartë punonjësve të administratës komunale. “E di që sot jeni nën presion, shantazh dhe kërcënim të vazhdueshëm. Por koha e këtyre presioneve mbaron me 19 tetor. Nga 20 tetori, asnjë punonjës nuk do të trajtohet si mjet politik. Secili prej jush do të ketë dinjitetin dhe respektin që meriton. Administrata do të jetë e lirë, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, jo e partive,” deklaroi Rexhepi./Tetovasot/

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani përgëzon kampionin 8-vjeçar nga Saraji, Betim Hasani fitues në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin e vogëlushit 8-vjeçar nga Bojana, Betim Hasani, i cili u shpall kampion në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih.

“Ky talent i jashtëzakonshëm është dëshmi se Saraji ka yje që sfidojnë edhe kuadrot më të forta të Evropës. Në të ardhmen, si Komunë do të sigurojmë që çdo talent si Betimi të ketë mbështetjen dhe mundësitë për të garuar dhe shkëlqyer kudo në botë”, u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se ky është shembull i forcës së Sarajit – djem e vajza që sjellin krenari për të gjithë.

Continue Reading

Lajme

Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it

Published

on

By

Liridon Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj vendosjes së flamujve serbë në Manastirin e Mateçit, duke theksuar se këtë vit situata nuk është e njëjtë si më parë.

“Është e vërtetë se edhe vite të tjera kanë ardhur grupe të caktuara në Mateç, dhe si shoqëri multietnike e multikulturore askush s’ka pas problem me këtë. Por ky vit është krejt ndryshe: sepse tash flamujt serb nuk vendosen më nga individë, por marrin peshë dhe legjitimitet përmes institucioneve të shtetit,” tha Ramadani.

Ai shtoi se përkrahja e këtij veprimi nga zëvendëskryeministri Ivan Stolkoviq e shndërron atë nga një ngjarje e thjeshtë kulturore apo fetare në “shfaqje nacionaliste të sponsorizuar nga vetë qeveria”.

“S’kemi më multikulturë e bashkëjetesë, por përulje të kujtesës sonë historike. Çdo flamur serb në Manastirin e Mateçit këtë vit është vulë e VLEN-it. Dhe ky është turpi i një qeverie që u thotë shqiptarëve ‘jemi të barabartë’, por në praktikë janë bërë mjet për të arsyetuar këtë qasje nacionaliste antishqiptare,” deklaroi Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme