Connect with us

Lajme

BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri ku u pranuan gjithsej 74 persona

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe e dënon ashpër skandalin e fundit në procesin e punësimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku i vetmi shqiptar i pranuar nga 74 kandidatë është Jasir Ibrahimi, nip i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Kjo përzgjedhje selektive ka ndodhur pavarësisht faktit se dhjetëra të rinj shqiptarë të diplomuar kishin aplikuar në konkursin e shpallur në maj, por të gjithë, përveç një familjari të një funksionari të lartë partiak në pushtet, janë eliminuar gjatë testit psikologjik apo fizik. Vetëm nepotizmi kalon “testin”, jo aftësia, jo përgatitja.

Kjo është një goditje e rëndë ndaj besimit të të rinjve shqiptarë dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore dhe në të ardhmen e tyre në këtë vend.

Procesi i selektimit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” në Shkup, ku nga 74 të pranuarit 71 janë maqedonas, 2 romë dhe vetëm 1 shqiptar, përbën një shkelje flagrante të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ky nuk është vetëm dështim institucional, por implementim sistematik i përjashtimit etnik nga institucionet e sigurisë.

Në kulmin e ironisë, në shpalljen zyrtare thuhej se “do t’i kushtohet vëmendje përfaqësimit të barabartë të komuniteteve”. Por ajo që ndodhi është e kundërta: përfaqësimi është inekzistent, barazia është zero, ndërsa konkurrenca është e manipuluar.

BDI i bën thirrje opinionit publik dhe të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të mos e trajtojnë këtë si një rast të izoluar, por si pjesë të një plani të organizuar për të shtyrë shqiptarët jashtë institucioneve shtetërore, në këtë rast nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes.

BDI nuk do të heshtë përballë padrejtësive dhe nuk do të lejojë që të rinjtë shqiptarë të përjashtohen, ndërsa familjarët e pushtetarëve të rreshtohen në institucione me favore politike.

Shqiptarët kanë të drejtë të barabartë për të shërbyer në ushtri dhe për të kontribuar në shtet. Ne nuk do të ndalemi derisa kjo padrejtësi të marrë fund.

Continue Reading

Lajme

Vëllai i Arbër Xhaferit ia tregon vendin Arben Fetait

Published

on

By

Në përvetësimin e meritave për klubin tetovar Shkëndija, nuk ka munguar as Arben Fetai, njofton Top24

Në lajmin ku Fetai bëri thirrje që tifozët ta bëjnë krenare Shkëndijën, ka komentuar vëllai i Arbër Xhaferit, Fatmiri.

Ai ka kritikuar mënyrën se si po shfrytëzohet Shkëndija në fushatën parazgjedhore.

Continue Reading

Lajme

Rushan Toçi zgjidhet shef i shtabit të ASh-së në Shuto Orizarë

Published

on

By

Arben Taravari ka njoftuar se kanë zgjedhur shefin e shtabit të ASh-së në Shuto Orizarë, njofton Top24

“Dega e Shuto Orizares sonte zgjodhi Shefin e Shtabit. Me vota unanime u zgjodh z. Rushan Toçi.

Duke i uruar suksese, jam i bindur në përkushtimin dhe punën e tij drejt fitores së madhe të tetorit”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Ramadanin: Aleanca Kombëtare për Integrim po bën gati platformën shqiptare prej 7 pikave duke filluar nga identitetit kombëtar

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Blreand Taravari mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova , shpalosi tre pkat e para nga 7 pikat që pritet ti ketë Platforma e Përbashkët Shqiptare e Koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim ku bëjnë pjesë kjo parti, krahu tjetër i ASH-së me kryetar Ziadin Selën si dhe BDI e Ali Ahmetit.

Ka një konstaim dhe po e arsyeton veprimin tonë si Aleancë për Shqiptarët se pse e lamë Qeverinë dhe pse iu bashkangjitëm frontit të përbashkët shqiptar që do të quhet Aleanca Kombëtare. Më herët potencova nevojën e shqiptarëve atje për tu përmbledhur rrteh një platforme të përbashkët. Deri më tani kemi prezantuar tre pika, e para është ruajtja e identitetit kombëtar dhe ruajtja e vlerave tradicionale shqiptare, e dyta është zhvillimi ekonomik dhe e treta është arismi dhe kultura’, tha Blerant Ramadani.

Ai shtoi më tej se janë në prag të përgatitjes së pikës së 4, 5, 6 dhe 7.

Ramadani tha se kjo lshtë një orientim politik që do të materializohet përmes institucioneve ekzekutiev dhe komunave.

Continue Reading

TOP Lajme