Connect with us

Lajme

Bajram Rexhepi takim me banorët e Dardanisë: Asnjë lagje nuk duhet të mbetet pa kushte dinjitoze për jetë

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Dardania, një zonë qendrore e qytetit që, përkundër vendndodhjes, vazhdon të përballet me mungesë serioze të infrastrukturës bazike.

Në fokus të takimit ishin problemet e përditshme të banorëve, si mungesa e kanalizimit, ujësjellësit dhe kushteve të tjera elementare për jetë. Rexhepi shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në këtë pjesë të qytetit dhe u zotua se Dardania, ashtu si çdo lagje tjetër, do të ketë vëmendjen e duhur nga institucionet komunale në mandatin e tij të ardhshëm.

“Fatkeqësisht, kjo lagje që ndodhet në zemër të Tetovës ende përballet me mungesë serioze të kushteve elementare. Ne do të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi, që asnjë lagje dhe asnjë qytetar i Tetovës të mos ndihet i përjashtuar, por të ketë kushte dinjitoze për jetë,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se prioriteti i tij është që të rikthehet dinjiteti urban dhe social në çdo cep të Tetovës, duke garantuar një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të ndershme.

Fushata e Rexhepit vazhdon me moton #BashkëPërTetovën, duke premtuar një Tetovë më të barabartë për të gjithë./TS

Continue Reading

Lajme

Forina ndezi flakadanët e fitores së madhe të Valbon Limanit

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani i shoqëruar nga kandidati për bartës liste Valder Xhaderi dhe nga ish kryeministri Talat Xhaferi e deputeti Halil Snopçe qëndruan në fshatin Forinë në vendlindjen e Talat Xhaferit nga ku ndezën edhe flakadanët e fitores së madhe të 19 tetorit.

Continue Reading

Lajme

Ramadani me te rinjët e AKI-së: Zemra mal, përgjegjësia oqean!

Published

on

By

Kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, e ka cilësuar si “surprizë të bukur të parafushatës” pritjen që iu bë nga qindra të rinj në shtabin e AKI-së.

Në një postim, Ramadani u shpreh se kjo përkrahje nga të rinjtë është një motivim dhe një përgjegjësi e madhe.
“Zemra mal, përgjegjësia oqean! Për këtë rini, çdo fjalë do ta shndërrojmë në vepër. Amanet i gjeneratave”, shkroi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Në OKB u pa se kemi izolim total diplomatik, Maqedonia nuk ka përjetuar kurrë një dështim të tillë

Published

on

By

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se nën udhëheqjen e qeverisë aktuale, po ndodh një debakël diplomatik i paparë.

“Izolim total diplomatik në takimin e OKB-së, presidentja takohet me diplomatin më të ulët nga Shtetet e Bashkuara. Diplomacia nuk ka përjetuar kurrë një debakël të tillë”, tha Filipçe.

Filipçe e përshkroi këtë si një konfirmim simbolik, por shumë serioz se ku ndodhet vendi sot në skenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nga një vend që u njoh dhe u mbështet nga partnerët kryesorë strategjikë, sot është një vend që merr vëmendje vetëm në margjina, pa ndikim të vërtetë politik, pa diskutime serioze dhe pa respekt.

“Gjithçka varet nga bërja e selfieve me disa diplomatë në korridoret e institucioneve të mëdha botërore”, tha Filipçe.

Ai kujtoi se rruga drejt NATO-s dhe BE-së nuk ishte e lehtë dhe nuk ishte pa një çmim politik, por se rruga ishte e vlefshme dhe e saktë.

Continue Reading

TOP Lajme