Connect with us

Lajme

ASH-Taravari: Sela në panik, urdhëroi avokatët e tij të mos paraqiten në seancë gjyqësore

Published

on

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Tarvarit, thonë se Ziadin Sela është në panik pasi ka pas kthimit në rigjykim të lëndës mbi atë se kujt i takon partia, respektivisht ASH-ja, Ziadin Sela përmes avokatëve të tij, nuk është paraqiur në seancë e cila është dashur të mbahet të premten e kësaj jave. Nga ASH-Taravari thonë se ASH-Sela po shkon drejt shkrirjes në BDI.

“Sela në panik, urdhëroi avokatët e tij të mos paraqiten në seancë gjyqësore. Përmes një letre dërguar nga avokatët, pa shumë arsyetime, kanë theksuar se nuk mund të marrin pjesë në seancë dhe e njejta është shtyrë për me datë 11.11.2024, apo vetëm një ditë pas Kongesit të caktuar të partisë nga kryetari Arben Taravari. Me këtë veprim Ziadin Sela dhe grupit të tij i vogël që do dëshmojnë edhe një herë se po shkojnë drejtë shkrirjes në BDI, por deri në pafundësi nuk do të mund të ikin nga përballja me drejtësinë. Aleanca për Shqiptarët është më shumë se interesi i një grupacioni të vogël, prandaj ajo do mbrohet nga ata që ju takon, Arben Taravari së bashku me anëtarësinë e vërtetë. Ata që duanë shkatërrimin e saj, do t’u bëhet gjyqi nga populli, i cili edhe ashtu është larguar nga ata. Me ikjen nga ballafaqimi me drejtësinë, Sela edhe një herë dëshmon atë që ka theksuar disa herë kryetari legjitim i ASH-së, Arben Taravari se ata luten partia mos ju takoj atyre dhe ti bashkëngjiten BDI-së te e cila e kërkojnë shpëtimin nga përgjegjësia, duke harruar se në bankat e drejtësisë shpejtë do të ulen të gjithë pa përjashtim”, thuhet në reagimin e ASH-Taravari.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme