Connect with us

Lajme

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Published

on

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë ndaj mënyrës se si po prezantohet në opinion ligji i ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pavarësisht propagandës se do të mbyllen kazinot dhe bastoret pranë shkollave, teksti ligjor flet ndryshe: bixhozi jo vetëm që nuk mbyllet, por institucionalizohet me përjashtime të rrezikshme që dëmtojnë familjen dhe të rinjtë tanë.

Ky është një ligj që nuk synon mbylljen, por riorganizimin dhe zgjatjen e jetës së industrisë së bixhozit në formë të rregulluar.

Dëshmi për këtë është përmbajtja e Nenit 24, i cili në mënyrë të qartë:
1. Lejon funksionimin e kazinove, klubeve të automatëve dhe lojërave elektronike të fatit në hapësira të posaçme, duke kërkuar vetëm kushte tekniko-teknologjike që i përcakton ministri i financave (paragrafi 1).
2. Vendos një distancë minimale prej 500 metrash nga shkollat fillore dhe të mesme, por kjo vlen vetëm për kazinot dhe automatet (paragrafi 2).
3. Bëhet përjashtim për bastoret: pikërisht në paragrafin 3, thuhet qartë se “kjo distancë nuk vlen për pikat e pagesës për bastore”. Pra, bastoret mund të qëndrojnë pranë shkollave!
4. Edhe më alarmuese është se në bastoret pranë shkollave, nuk ndalohen vetë bastet, por vetëm makineritë elektronike për lojëra – siç përcaktohet në paragrafin 4. Pra, bixhozi mbetet aktiv, vetëm pak më “i rafinuar”.
5. Distanca prej 500 metrash interpretohet si “rruga më e shkurtër e sigurt” dhe përcaktohet me elaborate gjeodezike që mund t’i bëjë një gjeodet privat ose kompani private (paragrafi 5), duke lënë hapësirë për manipulime.
6. E gjithë kjo procedurë teknike për distancat i lihet në dorë drejtorit të Agjencisë për Kadastër, jo institucioneve arsimore ose shëndetësore (paragrafi 6).

Ky ligj është i ndërtuar qëllimisht për të ruajtur interesat e industrisë së bixhozit, jo për ta mbrojtur të rinjtë nga varësia.

Si Aleancë për Shqiptarët, kërkojmë mbyllje reale dhe të pakushtëzuar të të gjitha kazinove, bastoreve dhe formave të lojërave të fatit që funksionojnë pranë institucioneve arsimore dhe në lagje të banuara.

Ndajmë bindjen tonë me qytetarët se nuk do të pranojmë ligje që maskojnë krimin ekonomik e social si “reformë ligjore”. Bixhozi nuk reformohet – bixhozi duhet ndalur.

Përfundimisht, i bëjmë thirrje grupimit FLEN të lexojë me kujdes ligjin që u është servuar nga partneri i tyre strategjik – në vend që të dalin të përgjumur në opinion dhe të flasin broçkulla, gënjeshtra dhe mashtrime.

Deklaratat e tyre mbi ligjin e ri për lojërat e fatit japin përshtypjen se as nuk e kanë lexuar tekstin ligjor që po e mbrojnë kaq verbërisht. Kjo është papërgjegjësi, mungesë serioziteti dhe fyerje për qytetarët që kërkojnë mbrojtje nga një fenomen shkatërrues si bixhozi.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Mexhiti nuk mbështet kandidaturën e Bilall Kasamit dhe Blerim Sejdiut: Kemi vendos vetëm për Strugën, të tjerat janë në tavolinë (Video)

Published

on

By

Pas paralajmërimeve nga portali TS, se brenda VLEN po ka konflikte në lidhje me kandidaturat dhe ndarjen mes tyre, sot këtë konflkit apo këto përplasje e ka vulosur Izet Mexhiti njëri ndër liderët e VLEN-it. Mexhiti u shpreh hapur se e vetmja kandidaturë zyrtare dhe që do të mbështet është ajo e Mendi Qyrës për Strugën të tjerat janë ende në tavolinë.

Portali TS javë më parë paralajmëroi gjithashtu se në tavolinën e VLEN-it po ka debate të nxehta se për komunën e Çairit dhe Tearcës ku Alternativa ka kërkuar një komunë që pretendon të fitojë zgjedhjet, por kjo ka hasur në refuzim të plotë edhe nga Mexhiti por edhe nga Kasami.

Por Bilall Kasami bashkë me Blersim Sejdiun kanë shpallur vetvetiu kandidaturat e tyre pa u konsultuar me liderët tjerë të VLEN-it.

Ky refuzim i Mexhiti mund të thellojë edhe më tej problemet që ka VLEN brenda koaliconit se kush dhe kujt i takojnë komunat sipas ndarjes 25%./TS/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqiptarët të kenë ndikim vendimmarrës, e jo vetëm përfaqësim numerik në Maqedoni

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, kërkon që shqiptarët si shtetformues në Maqedoninë e Veriut, në ekzekutiv të mos jenë vetëm numerikisht të përfaqësuar, por të kenë rol vendimmarrës.

Ai këtë deklaratë e ka bërë duke paralajmëruar se cili duhet të jetë roli i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme – pozitat e tyre dhe jo vetëm përfaqësim simbolik, siç ndodh aktualisht me VLEN.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Taravari është pyetur për vizionin e tij mbi rolin që duhet të kenë shqiptarët në qeverinë e ardhshme – përfaqësim numerik apo ndikim real në vendimmarrje?

Në përgjigjen e tij, kreu i ASH-së pohon qartë se shqiptarët si autoktonë në Maqedoni, duhet të jenë pjesë e çdo niveli të shtetit.

“Shqiptarët janë shtetformues dhe autoktonë në këto troje. Është e padiskutueshme që ata duhet të jenë pjesë e çdo niveli në shtet”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqetësim në rritje nga faktori ndërkombëtar për ndikimin rus dhe serb në Maqedoni

Published

on

By

Faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut – thotë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Në intervistën për “Bota sot”, Taravari theksoi se ky shqetësim po rritet vazhdimisht dhe se pasojat i ndjejnë më së shumti shqiptarët.

“Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta dhe ka një shqetësim në rritje nga ndërkombëtarët për ndikimin rus dhe serb në vendin tonë”, deklaroi kreu i ASH-së.

Continue Reading

TOP Lajme