Connect with us

Lajme

ASH: Draft-ligji i kontestuar, VLEN manipulon, heshtja e zëvendëskryeministrave shqiptarë ngre dyshime

Published

on

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët:

Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent dhe pa përfshirje të gjerë institucionale apo shoqërore, Aleanca për Shqiptarët ngre shqetësime serioze për mënyrën dhe përmbajtjen me të cilën po procedohet ky ligj i rëndësishëm.

Në këtë kontekst, ngremë publikisht disa pyetje themelore për dy zëvendëskryeministrat shqiptarë, z. Izet Mexhiti dhe z. Arben Fetai, të cilët janë përfshirë në strukturat qeveritare që po e procedojnë këtë draft: A jeni konsultuar realisht për përmbajtjen e këtij ligji? A e keni parë ndonjëherë versionin që po procedohet në emër të qeverisë ku bëni pjesë? Dhe më e rëndësishmja: A jeni të vetëdijshëm se ky dokument, në formën e publikuar në media, rrezikon të shkojë në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë në shtet?

Sipas përmbajtjes së publikuar nga televizioni Alsat-M, ky draft përmban së paku dy mangësi thelbësore, të cilat e deformojnë vetë qëllimin e ligjit: Deklarimi vullnetar i përkatësisë etnike, një formulim që hap rrugë për keqpërdorime dhe manipulime të rënda të sistemit të përfaqësimit. Ky mekanizëm, siç dëshmojnë praktikat e mëparshme, është përdorur për të cenuar përfaqësimin real të komuniteteve.

Po ashtu, zhvlerësimi institucional përmes vonesës në miratimin e akteve nënligjore, të parashikuara të miratohen brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit. Një zbrazëti e tillë juridike dhe funksionale lë institucionet pa udhëzime për zbatim, pikërisht në një periudhë kur punësimet selektive dhe kontratat afatshkurtra po përdoren për përfitime politike dhe diskriminim etnik.

Në kushtet aktuale, kur administrata publike po keqpërdoret për interesa afatshkurtra politike dhe elektorale, çdo zbrazëti ligjore është e papranueshme dhe thellon pabarazitë ekzistuese, duke minuar kohezionin ndëretnik dhe besimin qytetar në institucionet shtetërore.

Aleanca për Shqiptarët kërkon rishqyrtim të menjëhershëm të draft-ligjit në tërësi, përfshirje të ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komuniteteve në procesin e riformulimit, si dhe dërgimin e draftit në Komisionin e Venecias vetëm pas dakordësisë së brendshme politike dhe institucionale.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje publike përfaqësuesve të VLEN-it që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëdije politike, duke mos pranuar pa rezerva çdo dokument të diktuar nga partnerët qeverisës – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe figurat me linjë retrograde si Stojance Angelov, Maksim Dimitrievski dhe Ivan Stoilkovic.

Rikujtojmë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj dhe as koncesion politik – ai është një detyrim kushtetues, një themel i bashkëjetesës demokratike dhe funksionimit të barabartë institucional. Ky parim nuk mund të realizohet përmes marrëveshjeve të mbyllura dhe interesave të ngushta, por përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës dhe të ndërtuar mbi vlera të qarta demokratike dhe ligjore, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Komisioni i Venecias sa do ta vonoj Ligjin për Përfaqësim?!

Published

on

By

Javën e ardhshme, në seancë qeveritare pritet të miratohet Propozim-Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat në administratën shtetërore dhe publike.

Pas miratimit nga Qeveria, ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim dhe vlerësim. Sipas praktikave të mëparshme në rastin e Maqedonisë së Veriut, procedura e shqyrtimit në këtë komision ndërkombëtar zgjat zakonisht nga 2 deri në 4 muaj, përcjell INA.

Sipas këtij tajmingu, ligji i tillë pas Venecias mund të hyjë në rend dite dhe të miratohet pas zgjedhjeve lokale.

Pas opinionit të Komisionit të Venecias, propozim-ligji do të procedohet në Kuvend për miratimin përfundimtar.

Ky akt ligjor do të zëvendësojë mekanizmin aktual të njohur si “balancuesi”, i cili deri tani ka qenë instrumenti kryesor për zbatimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në institucionet publike.

Megjithatë, mekanizmi i balancuesit ka qenë shpesh objekt debatesh, për shkak të mungesës së efektivitetit dhe zbatimit të njëtrajtshëm në praktikë, duke lënë hapësirë për interpretim të ndryshëm dhe shmangie të qëllimshme në disa raste.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të barazisë dhe standardeve demokratike në përfaqësimin institucional të të gjitha komuniteteve në vend./INA/

Continue Reading

Lajme

Propaganda për Ligjin për përfaqësim të drejtë nga VLEN defokusim nga mashtrimi për punësimin e 2500 shqiptarëve

Published

on

By

Popomziteti për një ligj për përfaqësim të drejtë është një tentim i VLEN-it për të defokusuar opinionin rreth premtimit për punësimin e 2500 shqiptarëve. Ky defokusim tani vjen pas publikimit të lajmit në INFOMAX dhe disa media të tjera Maqedonase duke që kryeministri Mickovski u ka ndaluar këtë propagandë dhe një mashtrim që u bëhej qytetarëve për të kaluar në një propozim ligj diskriminues dhe nënçmues që nuk sanksionon mos zbatimin e tij e as askush nuk do ta kontrolloj këtë ligjm shkruan Top24

Ndryshe nga ana tjetër VLEN pati nisur një fushatë të nxehtë folklorike për punësimin e 2500 shqiptarëve që realisht edhe po të ishte premtim serioz një proces të tillë nuk lejojnë afatet ligjore përshkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale.

Continue Reading

Lajme

VLEN në krizë: Faqa e Alternativës ndryshon emër, VLEN blenë faqe të reja për të ritur ndjekësit

Published

on

By

Koalicioni VLEN duket që edhe më tej vazhdon të mos gjej qetësi mes grupit. Jo më herët se para dy ditëve një faqes në Facebook i është ndryshuar emri nga “Shqiptarët e Kumanovës” më pas “Shqiptarët e Iliridës” dhe së fundmi është kthyer në VLEN. Një situatë jo e këndëshme me sot ka ndodhur edhe me Alternativën ku faqa zyrtare e kësaj parti ndryshoi emrin në “Hajnat e Alternativës”, shkruan Top24

Edhe pse më shumë se një vit koalicionim VLEN nuk ka aritur të tërheqë ndjekës respektivisht qytetarë të cilët do ti besojnë për të ndjekur këtë grupim politik.

Continue Reading

TOP Lajme