Connect with us

Lajme

Arben Taravari rrëfen arsyet e largimit nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut – kritikon ashpër VLEN-in

Published

on

Në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me tensione të reja politike dhe zhgënjim brenda spektrit shqiptar, gazeta “Bota sot” sjell një intervistë ekskluzive me Arben Taravarin – një nga zërat më kritikë dhe të zëshëm në politikën shqiptare në RMV.

Si ish-ministër dhe ish-pjesëtar i qeverisë përmes koalicionit VLEN, Taravari flet për dështimin e këtij projekti, për tradhtinë politike që, sipas tij, iu bë votuesve shqiptarë, si dhe për vendimin e tij për të dhënë dorëheqje.

Në këtë intervistë, ai trajton sfidat më të mëdha që përballon aktualisht shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndikimet e huaja që po e deformojnë demokracinë, si dhe rolin që duhet të kenë shqiptarët në ndërtimin e një shteti funksional, të drejtë dhe të barabartë.

Gjithashtu, Taravari flet edhe për rrugën e mëtejshme të Aleancës për Shqiptarët dhe për vizionin e tij mbi përfaqësimin real politik.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale politike në Maqedoni të Veriut, cilat janë sfidat dhe problemet më të mëdha?

Arben Taravari: Keq dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po përjetojmë të gjithë pasojat.

Edhe pse luftuam që të largonim mentalitetin “yes sir” ndaj partive maqedonase që bëjnë formojnë qeveritë, tashmë grupi i atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në Qeveri, janë më lajkatarë e të bindur se kurrë.

Kjo i dëmton dhe vet ata, pa dyshim të gjithë shqiptarët por edhe çdo etni tjetër që jeton në vendin tonë, sepse kur shqiptarët janë keq, të gjithë janë keq!

Gazeta “Bota sot”: Z. Taravari, cilat janë arsyet konkrete që ju shtynë të jepni dorëheqje nga pozita në Qeveri?

Arben Taravari: Metamorfoza e shpejtë, e pabesueshme që ndodhi tek kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet të ndërtonin një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët…dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat ashtu si po duket dita-ditës janë kthyer në një alarm të kuq.

Shqiptarët janë në ditën e tyre më të errët dhe ka një shqetësim në rritje nga ndërkombëtarët për ndikim rus e serb në vendin tonë.

Gazeta “Bota sot”: A ishte dorëheqja juaj një akt proteste ndaj mënyrës së funksionimit të Qeverisë, apo një hap për të pozicionuar Aleancën për Shqiptarët ndryshe në skenën politike?

Arben Taravari: Po për të dyja. Ne protestuam duke u larguar dhe duke e bërë të qartë që sado oferta të majme të ketë, Aleanca për Shqiptarët nuk bëhet palë kundër mirëqenies.

Nuk është në rregull populli mos të ketë, të jetojë në vështirësi të shtuara, e pushtetarët të jetojnë mes parave dhe luksit!

Gazeta “Bota sot”: A do të ketë ndryshime strategjike në Aleancën për Shqiptarët pas këtij zhvillimi? Mendoni se partia duhet të kalojë në opozitë apo të vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e qeverisjes?

Arben Taravari: Partia jonë është në Opozitë dhe do jetë gjithnjë aty ku mendon votuesi. Ne mburremi se u votuam nga 107 mijë njerëz si VLEN, por fatkeqësisht tashmë vetëm 107 veta janë të kënaqur me këtë Qeveri. Ndaj ne jemi në Opozitë se shkojmë aty ku është shumica!

Gazeta “Bota sot”: Cili është vizioni juaj për rolin që duhet të kenë shqiptarët në qeverinë e ardhshme – përfaqësim numerik apo ndikim real në vendimmarrje?

Arben Taravari: Shqiptarët janë shtet-formues dhe autokton në këto troje. Është e padiskutueshme që ata duhet të jenë pjesë e çdo niveli në shtet.

Gazeta “Bota sot”: Si e shihni rolin e shqiptarëve në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të integruar në Maqedoninë e Veriut? A mendoni se shqiptarët janë përfaqësuar siç duhet në këto vite?

Arben Taravari: Kjo shoqëri është e barabartë ku secila nga etnitë që jetojnë këtu ndihet njësoj e përfaqësuar dhe ka mundësi të barabarta.

Shqiptarët nuk kanë qënë pozicionuar aq sa ju takon këto vite, por është për të ardhur keq që aktualisht janë më keq se çdo herë pas Marrëveshjes së Ohrit.

Ne kritikonim me të drejtë në të kaluarën që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk zbatoheshin, por ky VLEN që është në Qeveri po e gris dita-ditës këtë marrëveshje dhe po i ka kthyer shqiptarët të pavlefshëm në shtetin e tyre!

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Menaxhimin e Komunës së Sarajit do ta bazoj në rezultate konkrete

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga AKI, Blerant Ramadani në një intervistë dhënë për Zyrtare.net, foli për vizionin e tij mbi mënyrën se si e sheh menaxhimin e pushtetit lokal, duke theksuar se përvoja e tij akademike dhe profesionale do të reflektohet drejtpërdrejt në punën komunale.

“Unë vij nga fusha e inxhinierisë dhe jam ligjërues në universitet. Vendimmarrjet i bazoj në fakte dhe projekte, prandaj edhe veprimtarinë time si menaxher i ardhshëm i Komunës së Sarajit do ta mbështes në pragmatizëm dhe rezultate konkrete,” u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se përvoja ndërkombëtare që ka fituar gjatë viteve do të vihet në shërbim të Sarajit, duke synuar standarde më të larta në shërbimet publike, infrastrukturë dhe arsim. Ramadani theksoi gjithashtu rëndësinë e transparencës dhe komunikimit të hapur me qytetarët, duke e konsideruar komunën si “shtëpinë e përbashkët të të gjithëve”, tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani premton: Brenda dy vitesh, nevojat bazike të Sarajit do të plotësohen

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani në një intervistë për Zyrtare.net prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e kësaj komune, duke theksuar se ndryshimet do të nisin që nga dita e parë e mandatit.

“Komuna do të jetë shtëpia e hapur për të gjithë qytetarët. Që në ditën e parë do të fillojmë me realizimin e një plani emergjent 100-ditësh. Ai nënkupton eliminimin e të gjitha deponive ilegale, si dhe një plan konkret që çdo vendbanim të ketë ujë të pijshëm, kanalizim dhe rregullim të rrugëve lokale,” u shpreh Ramadani.

Ai premtoi se brenda dy viteve nevojat bazike të qytetarëve të Sarajit do të jenë të plotësuara, ndërsa paralajmëroi edhe ngritjen e standardeve komunale në nivel të një komune urbane të Shkupit.

“Ne duhet të investojmë paralelisht në cilësinë e arsimit, rregullimin e shkollave me kushte moderne dhe digjitalizimin,” shtoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ende nuk flet Adnan Azizi për “goditjen” nga Mickovski, sot bëhen 3 ditë (Video)

Published

on

By

Sot bëhen tre ditë që nga momenti kur kryeministri Mickovski ka “goditur” ashpër shefin e shtabit të VLEN-it, Adnan Azizin. Në pyetjen e gazetarit të TS, se si e komenton patriotizmin e Adnan Azizit i cili në një tubim u shpreh se do ti ndalojë projektet sllave në Tetovë, kryeministri Mickovski nuk deshi t’ia thotë as emrin, por tha se “personi që përmendet nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend”.

Kjo deklaratë e ashpër është konsideruar si një sulm i drejtpërdrejtë dhe ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes VMRO-së dhe VLEN-it.

Pavarësisht kësaj deklarate të ashpër, nuk ka pasur asnjë reagim edhe pas 3 ditëve nga Adnan Azizi, por dje ka reaguar kreu i BESËS dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ai në vend që ti përgjigjet kryeministrit Mickovski, Kasami drejtoi akuza ndaj BDI-së duke thekësuar se BDI-ja po përgatitet të krijojë tensione ndëretnike.

Sipas portalit TS, tensionet mes VMRO-së dhe VLEN-it po përkeqësohen edhe për shkak të qëndrimeve kontradiktore të vetë përfaqësuesve të VLEN-it. Nga njëra anë, Adnan Azizi kritikon projektet “sllave” në Tetovë dhe shfaqet me shqiponjën dykrenare, ndërsa nga ana tjetër, Bilall Kasami kërkon votat maqedonase nga VMRO-ja në Tetovë.

Ndërkohë, kryeministri Mickoski, përmes portalit TS, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili nga mediat maqedonase është cilësuar si një sinjal i afrimit të qëndrimeve mes VMRO-së dhe BDI-së para zgjedhjeve lokale.

Ndryshe, në anketat e IRI-it, agjencive të tjera si Rejting, si dhe në sondazhet që qarkullojnë në zyrat e VMRO-së, thuhet se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) pritet të marrë mbi 150 mijë vota, ndërsa VLEN vetëm 50 deri në 55 mijë. Një rezultat 3 me 1 që, sipas analistëve, mund të tronditë rëndë pozitat e VLEN-it pas 18 tetorit dhe të shpërbëhet komplet koalicioni siç ka deklaruar Arben Taravari./TS/

Continue Reading

TOP Lajme