Connect with us

Politika

Arben Taravari: Ndryshimi Erdhi!

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit një ndër liderët e VLEN Arben Taravari, pa përshëndetur fillimin e seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet rrjetit të tij social.

Taravari në rrjetin e tij social ka shënuar “Ndryshimi Erdhi”, duke iu referuar Qeverisë së Re, e cila do të formojë koalicioni shqiptar VLEN së bashku me VMRO – DPMNE. Gjithashtu referimi i bëhet edhe zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit, i cili do të jetë Afrim Gashi, ish kryetari i Alernativës, dhe që buron si pozicion kyç shtetëror nga marrëveshje mes VLEN dhe VMRO-DPMNE.

Kujtojmë që VLEN ka arritur të kushtëzoj VMRO-DPMNE në marrëveshjen mes tyre, duke fituar pozitën e kryetarit të Parlamentit në përbërjen e re parlamentare.

Continue Reading

Lajme

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Published

on

By

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni.

“ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe.

Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian për ndikimet e “botës serbe” përputhet plotësisht me konstatimet e ish-kryeministrave dhe ish-presidentit të shtetit, duke theksuar se “në raport thuhet qartë se suksesi më i madh i këtyre strukturave është instalimi i tyre brenda VMRO-së”.

Sipas Snopçes, ndër shqiptarë dhe maqedonas nuk ka pasur konflikt mes dy luftërave botërore, por “konfliktin e kanë krijuar shërbimet serbe, të cilat edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim – një ndikim për të cilin nuk mund të amnestohet qeveria aktuale”.

Deputeti i kujtoi Mickoskit marrëveshjen e qeverisë me fondin pensional të Dodikut, si dhe provokimet e ministres së punës dhe politikës sociale të Serbisë. “Fatkeqësisht, edhe pas provokimeve të fundit në Manastir, qeveria vazhdon të heshtë”, tha Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Liridon Ramadani: Arben Fetai – as dëm, as peshë, veç hiç

Published

on

By

Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj Arben Fetait, duke e cilësuar si figurë politike pa ndikim, pa strukturë dhe pa bazë reale.

“Në nivel republikan, Fetai nuk ka lënë asnjë shenjë për ASH-në. Ai vetë nuk e di nëse ka parti, fraksion apo lëvizje. Një gjë është e sigurt: ka aq anëtarë sa ka funksionarë. Më shumë asgjë”, theksoi Ramadani.

Sa i përket Likovës, ai u shpreh se tentativat e Fetait për të dëmtuar ASH-në kanë qenë të pasuksesshme. “Në perceptim tentoi të na dëmtojë, por realisht struktura jonë nuk ka pësuar. Dobësinë e tij e tregon lista e këshilltarëve: në Likovë, sipas të gjitha sondazheve, VLEN është parti e tretë, e para BDI, e dyta ASH dhe e treta VLEN. Edhe në një VLEN aq të dobët, Arben Fetai në listat e këshilltarëve ka marrë numrin 6 dhe kjo e vulos dobësinë e tij edhe në Likovë”, tha ai.

Ramadani shtoi se Fetai jo vetëm që nuk do të arrijë të bëhet këshilltar komunal, por as kandidatura e tij nuk ka asnjë peshë reale. “Pra, jo vetëm që kandidatura e tij është ‘me rëndësi pjesëmarrja’, por as këshilltar komunal nuk do të ketë”, theksoi ai.

“Arben Fetai është dëshmi e gjallë se kur dikush s’ka bazë reale, nuk mund të prodhojë as rezultat. As shenjë për partinë, as fitore për veten. Vetëm zhurmë dhe vetëm zhgënjim. Historia e tij politike mbaron aty ku s’filloi kurrë”, përfundoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

Published

on

By

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kështu ka thënë sot nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Mickoski, i cili mbrëmë tha se “zgjedhjet e 19 tetorit janë shans për eliminimin e BDI-së nga skena politike”.

“Sot jemi këtu për të theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për deklaratat e Kryeministrit Mickoski, i cili në vend që të fokusohet në problemet reale të qytetarëve, obsesionohet me eliminimin e BDI-së nga skena politike. Kjo nuk është thjesht deklaratë kundër një partie, por përpjekje e hapur për ta delegjitimuar zërin politik të shqiptarëve në këtë shtet”, ka thënë Ademi, ndërsa ka shtuar se BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive.

“BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kur z. Mickoski flet për ‘eliminimin e BDI-së’, në fakt flet për eliminimin e organizimit të shëndosh politik të një komuniteti të tërë që përfaqësohet denjësisht nga ne. Ky është mentalitet i rrezikshëm që kthen retorikën e vjetër nacionaliste, të cilën shqiptarët dhe maqedonasit e përgjegjshëm e refuzuan që nga viti 2001, me arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.

Shqiptarët, sipas Ademit, nuk fshihen nga historia e as nga politika. “Ne kemi derdhur gjak për këtë vend, kemi dhënë besën për stabilitet dhe kemi ndërtuar ura për integrimin euroatlantik. Këtë kontribut askush nuk mund ta mohojë, e aq më pak ta eliminojë. Prandaj, ne i themi Mickoskit se misioni i tij është i destinuar të dështojë, misioni i tij është i pamundur. Sa më shumë që ai flet për zhdukjen e BDI-së, aq më shumë qytetarët mobilizohen për ta mbrojtur përfaqësimin e tyre politik dhe për ta forcuar BDI-në si garanci të barazisë dhe të ardhmërisë evropiane të vendit”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar më tej Ademi, do të vazhdojë rrugën e vet, misionin e vet dhe vizionin e vet: barazi e plotë, integrim i plotë në Bashkimin Evropian dhe stabilitet i qëndrueshëm në vend. “Shqiptarët nuk eliminohen – shqiptarët janë faktor vendimtar, dhe BDI është adresa e tyre politike”.

Continue Reading

TOP Lajme