Connect with us

Lajme

Arben Taravari dënon arrestimin e Furkan Saliut: Lajmësi nuk ka faj për lajmin që jep!

Published

on

Kandidati për President nga radhët e VLEN, Arben Taravari, me anë të deklaratës publike dënon arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, duke kundërshtuar veprimin e zbatuar në kushte të dyshimta. Taravari kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit Saliu dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu. Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij. Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit: Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep! Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin! – citohet në deklaratën e plotë të Arben Taravarit.

Continue Reading

Lajme

Qyteti i Shkupit: Prokuroria ka proceduar me rastin e denoncimit të parë për komunën e Çairit

Published

on

By

Qyteti i Shkupit sot bëri të ditur se Prokuroria ka filluar procedurën pas raportit të parë për parregullsitë e mundshme me legalizimin e ndërtesave në komunën e Çairit.

“Prokuroria themelore publike ka nisur procedurën pas denoncimit të parë me falsifikimet. Tashmë ka edhe dy procedura që më parë janë iniciuar kundër Visar Ganiut prej të cilave e para është për falsifikim të tërë librit arkivor me numra dhe kërkesa për legalizime dhe e dyta për një rast tjetër ku në mënyrë joligjore kanë legalizuar me një bashkëpunëtor tjetër”, thonë nga Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit presin që edhe Prokuroria themelore publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër, siç thonë ata, “bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit”.

“Gjithashtu presim që Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit e cila mundësoi ndërtimin e paligjshëm të objekteve të PASIGURTA me para të zeza nga burime jolegale, ndërtesa të cilat u regjistruan në emër të personave që kinse kanë ndërtuar në 5, 6, 10 dhe 11 vjet, ndërsa tani janë milionerë!, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Lëvizja Besa mundën ta bllokojnë ligjin për regjistrim, por nuk e bënë! E VOTUAN!

Published

on

By

Pas dy postimeve të fundit të deputetit Halil Snopçe në lidhje me votimin e ligjit për regjistrim në vitin 2021, kanë pasuar shumë reagime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur habi për informacionet e publikuara. Deputeti Snopçe thotë se është koha për të vendosur faktet në vend dhe për të ndalur shtrembërimin e realitetit.

“Në atë kohë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – me të cilën ishim në koalicion – ishin të vetmet forca politike shqiptare që kundërshtuan hapur ligjin për regjistrim, i cili përfshinte edhe metodologjinë që më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese”, thekson Snopçe.

Ai kujton se ishte ndër deputetët më të zëshëm në kundërshtimin e këtij ligji, si në Kuvend, ashtu edhe në emisione televizive përballë përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Statistikave. “Kushdo mund t’i kthehet arkivave dhe ta verifikojë këtë. Madje, disa deklarata të mia kanë mbetur si më të shikuarat në mediat online për atë periudhë,” – shton ai.

Sipas Snopçes, edhe pse koalicioni ASH-Alternativa ishte kundër, nuk arriti të bindë partitë tjera shqiptare që të veprojnë njësoj. “Fakt është se Lëvizja Besa dhe BDI, përfshirë edhe deputetin Izet Mexhiti, në atë kohë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, e përkrahën ligjin,” thekson deputeti.

Ligji për regjistrim u votua në seancën e 29-të të mandatit të kaluar, me 62 vota për, dhe për të kaluar u desh edhe mbështetja e 29 deputetëve të etnive jomaqedonase, për shkak të shumicës së Badinterit. Por Snopçe thekson se pa votat e Lëvizjes Besa, ligji nuk do të kalonte, sepse nuk do të arrihej minimumi prej 61 votash.

“Kush sot del dhe kritikon ligjin për regjistrim, duhet së pari të kërkojë falje për përkrahjen që i ka dhënë në vitin 2021. Sa faj ka BDI, ka Lëvizja Besa dhe Izet Mexhiti,” përfundon Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia në krizë demografike: Rënia e natalitetit dhe emigrimi po e zbrazin vendin

Published

on

By

Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë të thellë demografike. Të dhënat e fundit tregojnë një ulje drastike të natalitetit dhe një trend alarmant të emigrimit të familjeve të reja. Vetëm gjatë 15 viteve të fundit, numri i foshnjave të lindura në vend është zvogëluar për më shumë se 8.000, duke rënë nga rreth 24 mijë lindje në vitin 2010 në vetëm 16 mijë në vitin 2024, informon PressOnline.al

Sipas analizave, mbi 10% e fëmijëve të lindur në dekadën e fundit kanë emigruar me prindërit e tyre para se të regjistroheshin në shkollë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zbrazjen e shkollave dhe në strukturën e ardhshme demografike.

Rënia më drastike është evidentuar në rajonin juglindor dhe lindor të vendit, ku në disa komuna nataliteti ka rënë mbi 60%. Edhe rajoni i Shkupit, si kryeqendër, ka regjistruar një ulje prej 21% të lindjeve.

Demografi Gerasimovski thekson se që nga viti 2019 në Maqedoni ka filluar rritja negative natyrore – pra vdekjet po i tejkalojnë lindjet.
Ndërkohë, Vlatko Gjorgçev, koordinatori nacional për demografi, paralajmëron se emigrimi do të ketë pasoja në të gjitha sferat: nga mungesa e fuqisë punëtore deri te rënia e të ardhurave buxhetore nga taksat.

Projeksionet afatgjata janë edhe më shqetësuese: deri në vitin 2055, popullsia e Maqedonisë pritet të bjerë nën 1.3 milionë banorë. Kjo do të ndikojë rëndë në sistemin pensional, tregun e punës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme