Connect with us

Lajme

Arben Fetai “qeras” kusheririn e vet me punesim ne Doganat e Maqedonise

Published

on

Me krenari të madhe dhe në shenjë triumfi, VLEN shpall një arritje të jashtëzakonshme që, sipas tyre, dëshmon fuqinë dhe vendosmërinë për drejtësi dhe barazi reale! Sot, Dogana e Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja – të gjithë shqiptarë – duke shkruar një faqe të re në historinë e përfaqësimit shqiptar në institucionet shtetërore.

Por pas kësaj fasade suksesi, kanë dalë në pah emra që hedhin hije dyshimi mbi procesin. Lirim Fetai, kushëri i Zëvendëskryeministrit Arben Fetai, është një nga të punësuarit në këtë valë punësimesh.


Po ashtu, vëllai i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, figuron mes të përzgjedhurve.

Këto punësime janë interpretuar nga opinioni publik si raste të pastër nepotizmi dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze për transparencën dhe meritokracinë e premtuar nga përfaqësuesit e VLEN-it.

VLEN, ndërkohë, vazhdon të theksojë se ky është vetëm fillimi i një administrate moderne, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo shqiptar gjen vendin e vet me dinjitet.

Megjithatë, përfshirja e afërmve të zyrtarëve të lartë shtetërorë në këto punësime, ka rrezikuar të zbehë kredibilitetin e procesit dhe ta kthejë në një shembull klasik të riciklimit të privilegjeve familjare në institucionet publike.

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu angazhon në kabinet ish-këshilltarin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorë nga koha e tij

Published

on

By

Kabineti i ri i Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po ngjall debat për përbërjen e tij të përzier me figura të lidhura si me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ashtu edhe me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).

Sipas informacioneve të siguruara, shef i kabinetit të ministrit Aliu është emëruar një simpatizant i njohur i LSDM-së. Në rrjete sociale qarkullojnë fotografi ku ai shfaqet në aktivitete partiake përkrah ish-presidentit Stevo Pendarovski, si dhe në ngjarje të organizuara gjatë qeverisjes së ish-kryeministrave Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Për më tepër, Azir Aliu ka përfshirë në ekipin e tij edhe Aleksandar Mitov, një ish-këshilltar i afërt i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i njohur për rolin e tij në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Ky kombinim figurash politike nga spektri i kundërt ka ngritur pikëpyetje në opinion për drejtimin që do të marrë Ministria e Shëndetësisë dhe prioritetet që do të ndjekë kabineti i ri. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ministri Aliu në lidhje me këto emërime.

Continue Reading

Lajme

VLEN nën akuzat e ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni

Published

on

By

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për heshtje të qëllimshme dhe tolerim të industrisë së lojërave të fatit, e cila, sipas tij, po shkatërron të rinjtë dhe familjet shqiptare.

“VLEN po mbyll sytë para një plage që po shkatërron familjet shqiptare… lojërat e fatit! Ndërsa të rinjtë po fundosën në borxhe dhe varfëri, VLEN hesht… apo edhe më keq, i mbron interesat e atyre që pasurohen mbi shpresat e të mjerëve,” deklaroi Uzairi.

Ai shtoi se kjo sjellje nuk ka të bëjë aspak me idealin e ndryshimit që VLEN pretendon ta përfaqësojë:

“Ky nuk është ndryshim, kjo është shitje morale. Nëse nuk keni guxim të ndalni këtë të keqe, të paktën mos e mashtroni popullin me fjalën ‘ndryshim’,” përfundoi Uzairi.

Deklarata vjen në një moment kur shqetësimet për përhapjen e kazinove dhe bastoreve sportive, sidomos në zonat me shumicë shqiptare, janë në rritje, ndërsa institucionet heshtin. Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se do të vijojë me presion publik dhe institucional për ta ndalur këtë fenomen. Flaka

Continue Reading

Lajme

Antikorrupisoni filloi hetimin për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres së Transportit

Published

on

By

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mk se ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari të kafiterisë “1Sh” e cila është në pronësi të zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Procedurat mbi lëndën janë duke vazhduar dhe pas përcaktimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret një vendim në një seancë publike të KSHPK-së”, thanë nga KSHPK për Portalb.mk.

Për këtë rast alarmoi edhe partia “E Majta”, të cilët i bënë thirrje Antikorrupsionit të merr masa.

Kujtojmë që Portalb.mk muajin e kaluar zbuloi se mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy. Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit. Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike. Komuna e Çairit s’i komentoi transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera. Zëvendësministrja theksoi se është vetëm pronare dhe se nuk merret me pjesën e pagesave.

Continue Reading

TOP Lajme