Smart News

Arben Fetai “qeras” kusheririn e vet me punesim ne Doganat e Maqedonise

Me krenari të madhe dhe në shenjë triumfi, VLEN shpall një arritje të jashtëzakonshme që, sipas tyre, dëshmon fuqinë dhe vendosmërinë për drejtësi dhe barazi reale! Sot, Dogana e Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja – të gjithë shqiptarë – duke shkruar një faqe të re në historinë e përfaqësimit shqiptar në institucionet shtetërore.

Por pas kësaj fasade suksesi, kanë dalë në pah emra që hedhin hije dyshimi mbi procesin. Lirim Fetai, kushëri i Zëvendëskryeministrit Arben Fetai, është një nga të punësuarit në këtë valë punësimesh.


Po ashtu, vëllai i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, figuron mes të përzgjedhurve.

Këto punësime janë interpretuar nga opinioni publik si raste të pastër nepotizmi dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze për transparencën dhe meritokracinë e premtuar nga përfaqësuesit e VLEN-it.

VLEN, ndërkohë, vazhdon të theksojë se ky është vetëm fillimi i një administrate moderne, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo shqiptar gjen vendin e vet me dinjitet.

Megjithatë, përfshirja e afërmve të zyrtarëve të lartë shtetërorë në këto punësime, ka rrezikuar të zbehë kredibilitetin e procesit dhe ta kthejë në një shembull klasik të riciklimit të privilegjeve familjare në institucionet publike.

Exit mobile version