Connect with us

Lajme

Arben Fetai në stilin e PSD-së, hodhem themelet e shtetit ligjor

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka vlerësuar se gjatë vitit të parë të qeverisjes së koalicionit VLEN, vendi ka rikthyer rendin dhe ligjin, ndërsa është shënuar një numër rekord projektesh të financuara në komunat shqiptare. “Në vitin e parë të Qeverisë VLEN e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, ka deklaruar Fetai në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se qeveria do të vazhdojë me vrull edhe në tre vitet e ardhshme, me synim zbatimin e plotë të programit qeveritar dhe platformës së koalicionit VLEN. “Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes. Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm e i barabartë për të gjithë”, nënvizoi Fetai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Heshtja e Mexhitit si pasojë e pushtetit – Flamuri ‘autoktonus’ dënohet, racizmi jo

Published

on

By

Në një kohë kur drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët, heshtja e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti përballë dënimit të menjëhershëm të një të riu shqiptar që mbante një flamur me mbishkrimin “autoktonus” është e papranueshme dhe thellon ndarjet etnike në vend.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, ka reaguar ashpër ndaj këtij rasti duke theksuar se Mexhiti, në vend që të mbrojnë qytetarët shqiptarë nga diskriminimi, po zgjedhin të heshtin përpara parullave raciste dhe gjyqësorit të njëanshëm – vetëm për të ruajtur karrigen në qeverinë e përbashkët me VMRO-në.

“Si zëvendëskryeministër, Mexhiti nuk mund të shmangë përgjegjësinë. Mosreagimi nuk është shenjë fuqie, por mungesë guximi dhe pushteti. Në politikë, pikërisht përgjegjësia është ajo që sjell ndryshimin”, shkruan deputeti Snopçe në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ai shton se ndëshkimi i shqiptarëve për shprehje identitare, ndërkohë që urrejtja dhe racizmi kundër tyre kalon pa asnjë reagim institucional, është një padrejtësi që nuk mund të fshihet me heshtje.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për diskriminimin etnik që po legjitimohet me heshtjen e pushtetit,” përfundoi Snopçe.

Continue Reading

Lajme

ASH: Zëvendësimi i drejtorëve shqiptarë në Neurologji dhe Kardiologji – Alarm i rëndë për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve!

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin më të thellë dhe refuzimin e plotë ndaj vendimit skandaloz për shkarkimin e dr. Fatmir Mexhitit dhe dr. Bekim Pocestës nga drejtimi i klinikave të Neurologjisë dhe Kardiologjisë, dhe zëvendësimin e tyre me kuadro maqedonase.

Ky akt i papranueshëm tregon qartë një politikë diskriminuese dhe të qëllimshme të përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe në sistemin shëndetësor, në një kohë kur përfaqësimi i drejtë i komunitetit tonë duhet të jetë prioritet i qeverisë.

Në mandatin e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, përfaqësues i VLEN-it dhe aleat i VMRO-DPMNE-së, po shohim një shkelje flagrante të marrëveshjeve për përfaqësim dhe respekt të barazisë etnike.

Ne pyetim qeverinë:

Pse shqiptarët largohen kaq lehtë nga pozitat që i kanë fituar me mund e kohë?

Pse nuk janë propozuar kuadro shqiptarë të tjerë në vend të tyre?

Çfarë po ndodh me premtimet për përfaqësim të barabartë në qeveri dhe institucione?

Ky veprim nuk është thjesht një ndryshim administrativ – është një mesazh politik për shqiptarët: jeni të zëvendësueshëm dhe jo të respektuar!

Aleanca për Shqiptarët kërkon menjëherë rishqyrtimin e këtij vendimi dhe garantimin e përfaqësimit të denjë dhe meritokracisë në institucionet shëndetësore dhe më gjerë.

Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i shqiptarëve dhe do të luftojmë pa kompromis për të drejtat dhe barazinë tonë!

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Shkarkohen Fatmir Mexhiti dhe Bekim Pocesta, zëvendësohen me maqedonas

Published

on

By

Dy drejtorë shqiptarë të klinikave universitare në Shkup janë shkarkuar nga pozitat e tyre dhe janë zëvendësuar me drejtues maqedonas, informon PressOnline.al.

Fatmir Mexhiti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës Universitare të Neurologjisë. Në vend të tij është emëruar Igor Kuzmanovski, i cili ka lindur në vitin 1972 në Shkup, punon në këtë klinikë që nga viti 1996 dhe prej vitit 2016 mban titullin doktor shkencash. Ai gjithashtu është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Mexhiti kishte marrë drejtimin e klinikës në korrik të vitit të kaluar.

Ndryshime ka pasur edhe në Klinikën Universitare të Kardiologjisë, ku është shkarkuar drejtori shqiptar Bekim Poçesta dhe në vend të tij është emëruar Danica Petkoska Spirova. Ajo është kardiologe subspecialiste në ekokardiografinë e avancuar dhe teknikën dupleks të arterieve karotide, me eksperiencë në procedurat diagnostikuese dhe terapeutike. Petkoska është pjesëmarrëse në studime ndërkombëtare dhe autore e shumë punimeve shkencore.

Këto lëvizje në krye të dy prej klinikave kryesore në vend kanë ngjallur reagime në opinion, duke u parë nga një pjesë e publikut si pjesë e një praktike për të zëvendësuar drejtuesit shqiptarë me maqedonas.

Continue Reading

TOP Lajme